Pesë turistë të krishterë përqafuan fenë Islame

Publikuar në Tet. 15, 2016, 1:22 p.m.

Pesë turistë të krishterë që vizituan Xhaminë  ‘Imamzadeh Abdullah’ në Gurgan  e përqafuan fenë Islame Islam në natën e Ashures, të marten, tha drejtori i Zyrës së Bamirësisë në Gulistan.

Sejfullah Suhrabi tha  për Agjencinë e Lajmeve Mehr News se pesë turistë, tre prej tyre nga Teksasi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy të tjerë nga Holanda, kanë vizituar Xhaminë e Shenjtë të ‘Imamzadeh Abdullah’  në Gurgan të martën në mbrëmje që shënoi përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), Imami i tretë i muslimanëve shia.

Pas vizitës së tyre, ata u prekën thellë nga atmosfera shpirtërore në  Xhaminë e Shenjtë dhe vendosën për të përqafuar fenë Islame aty. 

"Këta turistë e dinin pakëz persishten dhe kishin mbledhur më parë disa informacione për Islamin," shpjegoi ai. "Ata kishin bërë pyetje për Betejen e Qerbelasë dhe Ditën e Ashures, atyre u ishte përgjigjur një autoritet fetar nga qyteti Kum."

Ai vazhdoi duke shtuar, "fjalët e hoxhës nga qyteti Kum i prekën në zemër  turistët të cilët kërkuan për të përqafuar zyrtarisht fenë Islame."

Sipas   Sejfullah Suhrabi, tre nga muslimanët që sapo përqafuan fenë Islame janë meshkuj dhe dy janë femra.

"Xhamia e Shenjtë ‘Imamzadeh Abdullah’ ishte xhamia e parë që ata vizituan pas mbërritjes në Iran", tha ai.

Ata u nisën për në qytetin e shenjtë të Mashhadit në mëngjesin e së mërkurës, më 12 tetor 2016.



Burimi : Mehr News Agency