Sejjid Hassan Nasrallah: Marshimet e zisë me rastin e Ashures duhet të jenë në solidaritet me jemenasit

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah
Publikuar në Tet. 12, 2016, 12:03 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah theksoi se masakra saudite  në Jemen kërkon që ne të mbështesim njerëzit e shtypur të Jemenit, duke shtuar se marshimet në ditën e dhjetë të Muharremit do të solidarizohen me jemenasit.

Sejjid Hassan Nasrallah theksoi se marshuesit do të brohorisin sloganet e Ashures  dhe ato që mbështesin rezistencën, ushtrinë e Jemenit, komitetet popullore dhe popullin.

Sejjid Hassan Nasrallah gjithashtu përshëndeti operacionin heroic që është kryer nga dëshmorit Misbah Ebu Sbeih në qytetin Al-Kuds në zonën e cila konsiderohet si zonë e sigurt nga sionistët.

Sejjid Hassan Nasrallah konfirmoi solidaritetin e Hizbullahut me vajzën e dëshmorit kundër autoriteteve pushtuese sioniste që e arrestuar ate  për  qëndrimet e saj në të cilën ajo shprehu krenarinë e saj në operacion.

Në një kontekst tjetër, shkëlqesia e tij kritikoi ritualet e keqinterpretuara të Ashures që praktikohen nga grupe të caktuara të cilat janë duke abuzuar me Imam Hussejnin (a.s.) i cili përqafoi shehidllykun për të ruajtur dinjitetin dhe krenarinë e muslimanëve.  

Sejjid Nasrallah ka dënuar  manipulimet shtazarake në ceremonitë e Ashures.

Sejjid Hassan Nasrallah  për ata që derdhin gjakun e tyre gjatë ceremonive të Ashureve tha se ata abstenojnë  të kontribuojnë në betejat kundër armiqve.

Sejjid  Hassan Nasrallah gjithashtu kritikoi ata të cilët pretendojnë se Sejjidina  Zejnebja (a.s.) hoqi mbulesën e saj, pas martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.), duke hedhur poshtë pretendimet e tilla dhe duke konfirmuar se Sejjidina Zejnebja (a.s.)  përfaqësojë  durimin maksimal gjatë betejës në Qerbela.    



Burimi : Al Manar