ISIS-grup joanalafabet, përkundrazi anëtar me fakultet e me vende të mira pune

Publikuar në Tet. 10, 2016, 12:58 p.m.

Xhihadistët që nisën për në Lindjen e Mesme për të hedhur veten në erë në emër të ISIS-it, raportohet se janë më të arsimuar sesa bashkatdhetarët e tyre, shkruan Daily Mail.

Një raport i Bankës Botërore, ka zbuluar se shumica e anëtarëve të grupit terrorist kanë të përfunduar shkollën e mesme, derisa një e katërta e tyre ka të përfunduar edhe Universitetin.

Nga 3.803 rastet e studiuara që janë përmendur në raport, vetëm 15 prej tyre kishin braktisur mësimin pa e përfunduar shkollën e mesme,  derisa më pak se dy për qind janë analfabetë.

Ata që kishin zgjedhur të luftojnë si kamikazë, kanë qenë të papunë ose kanë pasur një histori ushtarake, thuhet ndër tjera në raport. Shumica prej tyre kanë të kryer shkollën e mesme, por edhe një përqindje kanë të përfunduar Universitetin.

Shumica e militantëve që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, kanë pranuar se para se të niseshin në luftë kanë pasur një vend të mirë të punës.

Sipas këtij raporti, “varfëria nuk është arsye që radikalizmi është shndërruar në ekstremizëm të dhunshëm”.