Gjenden gjurmë të eksplozivëve, gjermanët kërkojnë sirianin 22 vjeçar

Publikuar në Tet. 10, 2016, 12:53 p.m.

Një qytet gjerman është mbyllur derisa policë të armatosur deri në dhëmbë janë duke e kërkuar emigrantin 22 vjeçar nga Siria, i cili dyshohet për planifikimin e një sulmi me bombë në aeroportin Gjerman.

I dyshuari Jaber Albakr nga Damasku është ende i lirë, derisa policët paralajmërojnë banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Sot policia ka boshatisur një bllok të banesave në Chemnitz të Gjermanisë, dhe kanë gjetur gjurmë të eksplozivëve.

Një shpërthim i kontrolluar është kryer si masë paraprake, ndërsa policia ma pas ka vazhduar kërkimin e Alkbarit, i cili besohet se ka hyrë në Gjermani, vitin e kaluar, raporton The Sun.

Alkbar besohet të ketë qenë nën vëzhgim dhe dyshohet se ishte duke planifikuar një sulm me bombë në një aeroport gjerman.