Xhamia e Ibrahim beut ( Begzades)

nga Faik Miftari | Publikuar në Tet. 10, 2016, 12:47 p.m.

Viti i saktë i ndërtimit  nuk dihet, por dihet se gjatë depërtimit të austriakëve në Prizren në vitin 1689 ajo ka qenë ekzistuese  që do të thotë se është ndërtuar më parë, pasi që nuk ekziston  mbishkrimi i saj.

 Kronisti i kohës së shek. XIX-të Mehmet Tahir efendiu e përshkruan xhaminë dhe ndërtuesin e tij, për të cilin në mes tjerash thotë:”Begzadeja ishte person emigrant, ai ndërtoi xhaminë më të pashme përpi shtëpive tona”[1] .

Kjo xhami është rrënuar me 4 dhjetor 1915, me rastin e vendosjes së bombave të kurdisura nga ushtarët serb, me ç’rast edhe bën shpërthimin e tyre, para se të hyjnë bullgarët me qëllim është shpërthyer, nga cili shpërthim është rrënuar tërësisht dhe vetëm kanë mbetur gërmadhat e saj[2].

Në vendin ku ka ekzistuar  xhamia e rrënuar, gjatë pushtetit komunist është ndërtuar  godina e shkollës së mesme  teknike”Gani Çavdarbasha” të Prizrenit. Pas shkatërrimit të saj nga eksplodimi ajo më kurrë nuk u rindërtua, pas ardhjes së pushtetit komunist, trualli në të cilin gjendej xhamia e dikurshme u dedikua për ndërtimin e shkollës së mesme teknike.

 


[1] Po aty, fq.82

[2] Po aty,fq.70