Le Pen e Francës: Prapa krizës dhe konfliktit të Sirisë qëndrojnë politikat e ShBA-së dhe BE-së

  • Më 18 shtator 2016, Kryetarja e Partisë së Frontit Nacionalist Francez, Marine Le Pen ka mbajtur një fjalim në një tubim partiak në Frejus, Francë. (Foto nga Reuters)
Publikuar në Tet. 7, 2016, 5:01 a.m.

Kryetarja e Partisë së Frontit Nacionalist Francez, Marine Le Pen është shprehur se BE-ja është përgjegjëse për krizën në Siri, sepse është përpjekur që të rrëzojë qeverinë, në vend që të luftojë kundër terrorizmit.

Ditën e Mërkurë, ajo i është dretuar parlamentit europian në Strasburg duke thënë se: “Ju keni bërë gjithçka kishit në dorë për të përmbysur qeverinë në Siri, e keni futur vendin në një luftë të tmerrshme civile dhe ndërkohë hidhni akuza mbi Rusinë, e cila në fakt po lufton kundër Daesh (ISIS-it).”

Forcat ajërore të Rusisë kanë filluar të luftojnë kundër luftëtarëve terroristë, duke përfshirë edhe grupimit terroriste si Daesh dhe Xhabhat Fateh al-Sham në të gjithë territorin sirian me kërkesë zyrtare të presidentit të vendit Bashar al-Essad që prej Shtatorit të vitit 2015.

Ajo ka theksuar se politikat e BE-së dhe SHBA-së kanë kntribuar drejtpërsëdrejti në krizën aktuale në Siri, e cila i ka kushtuar jetën më shumë se 400 000 personave që prej Marsit të 2011-ës.

Le Pen, e cila ka për qëllim që vitin e ardhshëm të jetë kandidate për presidente është shprehur kështu: “Ju nuk mund t’i fshihni përgjegjësitë tuaja [...] ndër të cilat është shpënja në këtë gjendje totalisht kaotike të kësaj pjese të botës.”

Le Pen ka kritikuar gjithashtu edhe përqasjen “e papërgjegjshme” të Evropës kundrejt krizës së refugjatëve.

Një pamje e përgjithshme që tregon ndërtesat e shkatërruara në një lagje në perëndim të Sirisë në qytetin e Homsit në 19 shtator 2016. (Foto nga AFP)

 

Ajo shprehet kështu: “Nuk është marrë asnjë masë konnkrete për zgjidhjen e krizës. Përkundrazi, politika juaj e papërgjegjshme na sjellë gjithnjë e më shumë emigrantë ekonomikë.”

Evropa po përjeton një fluks të paprecedentë emigrantësh, të cilët po largohen nga zonat konfliktuale të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, veçarisht Sirisë.



Burimi : Press TV