Avokati italian i krishterë e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Tet. 7, 2016, 4:35 a.m.

Një avokat i krishterë italian e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

Pas shoqërimit me iranianët me banim në Itali, Luke Forni u njoh me Islamin dhe në udhëtimin e tij në Iran ishte ndikuar nga udhëzimet e Islamit Shiitë dhe si rezultat ai e përqafoi  Islamin Shiit.

Duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait ai u ndriçua, zgjodhi  një jetë e re për veten e tij, kjo rrugë është në përputhje me udhëzimin hyjnor.

Në ceremoninë e përqafimit të fesë Islame, ai tha, "Studimi i librave islamike, sidomos librat islamike shiite e shndërruan zemrën time dhe të brendshme time të zjarrtë me një ndjenjë të besimit ndaj Zotit dhe mjeshtrave hyjnore."

Duke theksuar se Kur'ani është një ilaç i përkryer për jetën e njeriut, shtoi ai, "duke i kushtuar vëmendje  koncepteve të Kur'anit të  Shenjtë  që pastrojnë  shpirtin dhe udhëzonjë, ndriçojnë  mbrendësinë e njeriut."

I konvertuari musliman i cili ka zgjedhur emrin e ri  "Ali Riza" tha:   "Pranimi i Islamit është i mundshëm nga mendimtarët e lirë dhe duke e pranuar  Islamin, siç duhet dhe duke menduar, atëherë ndodh ndryshimi  mendor tek  njeriun."

"U ndjeva shumë i lumtur dhe i qetë sot, kur kam marrë pjesë në Xhaminë e Shenjtë", kur dëshmova Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin).

Vlenë të shënohet këtu se produkte të rëndësishme kulturore,  përfshirë edhe Kur'anin e Shenjtë dhe libra në gjuhën italiane iu dhuruan muslimanit të ri nga Drejtoria e Vizitorëve Jo-Iranianë  të  Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait. 



Burimi : AQR