Shkencëtarët dëshmojnë akoma më shumë vlerat e agjërimit

Publikuar në Tet. 6, 2016, 1:45 a.m.

Agjërimi, qoftë edhe për vetëm tri ditë, mund ta rigjenerojë tërë sistemin e imunitetit. Ky rigjenerim mund të ndodhë edhe në pleqëri, sipas shkencëtarëve të cilët zbulimin e tyre e kanë përshkruar si “të jashtëzakonshëm”.

Pavarësisht se agjërimi mund të jetë kritikuar nga nutricionistët si dietë e pashëndetshme, hulumtimet e reja sugjerojnë se uria shkakton që trupi të fillojë prodhimin e qelizave të reja të bardha të gjakut, të cilat i luftojnë infeksionet.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ky zbulim mund të jetë në veçanti i mirë për personat që vuajnë nga sistemet e dëmtuara të imunitetit, siç janë pacientët të cilët i nënshtrohen kimioterapisë. Agjërimi 72-orësh i mbron pacientët me kancer kundër ndikimit toksik të kimioterapisë.

Agjërimi ndihmon në heqjen e pjesëve të dëmtuara apo të vjetra nga sistemit, pra pjesëve të parëndësishme. Pra, nëse filloni agjërimin me një sistem të dëmtuar nga kimioterapia apo plakja, agjërimi mund të gjenerojë, në plotë kuptimin e fjalës, një sistem të ri të imunitetit.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se agjërimi afatgjatë e zvogëlon enzimën PKA, e cila është e lidhur me plakjen dhe hormonin i cili e rritë rrezikun për kancer dhe rritje të tumorit.