Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetegjashtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 5, 2016, 1:27 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Tani me rastin e rënies dëshmor, të imamit të shtatë të Ehli Bejtit, Imam Zejnulabdiddinit (m.m.t.), i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, të tërë besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor, duke u thënë Allahu (l.m.t.) ua shpërbleftë për ceremonitë përkujtimore. Ju përshëndesim, me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetegjashtë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”.

Prezantuesi: “Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë, të bijës së përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “Tani ndjekësit tanë të nderuar, natyrshëm shtrojnë pyetjen: “Vallë çfarë mendojnë, dymbëdhjetë imamët e pafajshëm, mbi këtë çështje?!” “Ne deri më tani, kemi paraqitur vetëm, shpjegimet e dijetarëve sunnitë. Këtu duhet të shtojmë se, asnjë nga imamët e Ehli Bejtit, si për shembull Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.), Imam Sexhxhadi (p.m.t.), Imam Bakiri (p.m.t.), Imam Ridai (p.m.t.) dhe me radhë, kanë mohuar në mënyrë kategorike, përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Për më tepër, dymbëdhjetë imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.)  janë të njëzëri, duke na bërë të qartë, se brenda këtij termi, përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.q.m.t.), të cilët ne tanimë i njohim mirë. Ashtu siç kemë thënë dhe në programet tona paraardhëse, ne kishim për qëllim, bërjen e njohur të identitetit, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), duke rikujtuar se brenda këtij termi, përfshihen vetëm pesë vetë, përkatësisht i dërguari i Allahut (f.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.m.t.), djali i xhaxhait dhe dhëndri i tij, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e tij e përzgjedhur Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) dhe askush tjetër”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndjekësit tanë të nderuar, na drejtojnë shpesh me këmbëngulje pyetjen: “Vallë a do të kishit mirësinë, që të na bëni përmbledhje, të programit tonë paraadhës?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (k.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (l.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Ne në programin tonë paraadhës, përmendëm faktin se, dijetarët dhe ekspertët më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi të vërtetën, se Hadithi Thekalejn, është një hadith i vërtetë, i shënuar dhe i përcjellur, në mënyrë të paskëputur. Për hir të së vëretës, duhet të themi se ky hadith, shpalos shumë të dhëna të sakta. Madje mund të themi se dituria dhe përmbajtja e jashtëzakonshme e këtij hadithi, na dhuron çelësin e hapje së mijëra dyerve, të cilat janë të pasura me thesaret e mrekullueshme fetare. Prandaj do t’i bënim lutje, ndjekësve tanë të nderuar, që të mos krijojnë përshtypjen e gabuar, se ne jemi duke e shqyrtuar Hadithin Thekalejn, sepse ka të bëjë vetëm me një pjesë të programeve tona”.

“Lërmëni t’iu bëj të ditur, se Hadithi Thekalejn, i thënë drejtpërdrejtë, nga gjuha fisnike, e të dërguarit të fundit të Allahut (f.m.t.), është i lidhur ngushtë, me zbulimin e të fshehtave të një rëndësie parësore, të cilat bëjnë fjalë, mbi çështjen e shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Jam i mendimit se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programet tona paraadhëse, ne kemi shpjeguar se anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët janë të përfshirë brenda këtij termi, janë si vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe asnjë tjetër. Madje kemi kumtuar se këta pesë anëtarë të bekuar, kalojnë në Ajetin e Pastrimit, në Hadithin Thekalejn, si dhe në hadithin e mbylljes së dyerve”.

“Krahas këtij shqyrtimi, ne gjithashtu trajtuam dhe ajetin e përkufizimit dhe tema të tjera. Sërish iu vumë në dijeni të faktit se, termi i “Ehli Bejtit”, në kultura, mjedise, rrethana, kombe dhe popuj të ndryshëm, merr kuptime në forma të larmishme. Rishtas shpjeguam se, me termin e “Ehli Bejtit”, i cili është përdorur në Hadithin Thekalejn, duhet të kuptojmë përkufizmin e veçantë, të thënë nga Muhammedi (p.q.m.t.) dhe nuk duhet të ngatërrohemi, duke kuptuar përkufizimin e këtij termi, në këndvëshrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor”.

“Por nuk e lamë me kaq, sepse më pas pas paraqitëm një sërë argumentësh, ajetësh, hadithësh dëshmitarësh dhe të dhënash, të cilët vërtetuan se me termin e “Ehli Bejtit”, duhet të kuptojmë vetëm pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa më tej sollëm dhjetra hadithë të vërtetë, të cilët bënin fjalë, për mbulimin e Muhammedit (p.q.m.t.), brenda veshjes së tij të leshtë të zezë, të këtyre pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), duke përfshirë dhe veten, si dhe thënien e tij: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!”

“Madje bëmë të ditur dhe radhitjen e emrave të dijetarëve më të mëdhenj sunnitë, të cilën mbronin mendimin, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), si dhe nuk përfshiheshin në asnjë mënyrë, bashkëshortet e tij të nderuara. Përsëri theksojmë faktin, se gjatë komentimit dhe sqarimit të Ajetit të Pastrimit, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), qoftë Aishe Bint Ebi Bekri, qoftë Ummu Selemeja, nuk ka pretenduar kurrë, përfshirjen e tyre brenda këtij termi”.

“Përkundrazi këta hadithë, të çojnë në një përfundim të vetëm, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Gjithashtu lejomëni t’iu citojmë se, në asnjë nga hadithët e vërteta ose të dobëta, nuk bëhet aspak fjalë, për përfshirjen brenda Ajetit të Pastrimit, të bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër ne kemi sqaruar, se Muhammedi (p.q.m.t.), për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë, në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.) thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”.

“Këtu nuk mund të lëmë, pa përmendur faktin e pamohueshëm, se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk kishte qëndruar përpara derës, së anjërës nga bashkëshorteve të tij të nderuara, duke lexuar ajetin e lartpërmendur kuranor. Në këtë mbrëmje të këndshme, me dëshirën dhe lejen e Allahut (k.m.t.), ne duke shpalosur shpjegimet, e komentuesve më të mëdhenj dhe më të njohur, të Kur’anit Famëlartë në këtë fushë, do t’i japim fund kësaj faze, të programeve e tona. Lërmëni t’iu kujtojmë se, ne kemi paraqitur sqarimet, e komentuesit të shquar sunnit, Imam Taberiut mbi këtë çështje”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Vallë cilët janë mendimet, e komentuesve më të mëdhenj të Kur’anit Fisnik, mbi përkufizimin e Ajetit të Pastrimit, përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), duke u  mbështetur në ajetin e sipërcituar, si dhe cilat janë arsyet e zbritjes së këtij ajeti?!”

I ftuari: “Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrojnë vëmendjen e tyre, në këtë të vërtetë të pamohueshme, të dijetarëve dhe komentuesve më të shquar muslimanë. Nëse gjendet një hadith i cili ka të bëjë, me arsyen e zbritjes së një ajeti, si dhe nëse hadithët e tjerë të vërtetë, e mbështesin përkufizimin e këtij ajeti, si dhe përcaktimin e anëtarëve, për të cilët ka zbritur,  atëherë nuk është e mundur, përfshirja e njerëzve të tjerë, në kuptimin e ajetit të mësipërm. Pohojmë se këtu bëjnë përjashtim rastet, kur gjendet një hadith i vërtetë, i cili fuqizon ajetin në fjalë. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Nëse një ajet ka zbritur, për përcaktimin e diçkaje, si për përkufizimin e disa anëtarëve, si dhe më pas Muhammedi (p.q.m.t.), e ka përkufizuar këtë ajet me disa anëtarë, vallë a përfshin ky ajet dhe çështje dhe njerëz të tjerë brenda tij?!”

“Ne përgjigjemi se në këto raste, ne nuk mund të nisemi, nga kuptimi gjuhësor, leksikografik, tradiconal dhe zakonor për t’i dhënë kuptimin e duhur, sepse tanimë vetë Allahu (l.m.t.) dhe i dërguari i Tij (p.q.m.t.), e kanë sqaruar në mënyrën më të mirë këtë çështje”.

“Gjithashtu bëjmë të qartë se, mbështeta jonë e vetme, është argumenti i dytë i pamohueshëm fetar, sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i shënuar dhe i përcjellur, nga vetë Muhammedi (p.q.m.t.). Me këtë duam të themi, se ashtu siç kemi theksuar, në programet tona paraardhëse, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar dhe askush tjetër, prandaj rikujtojmë se, anjëri nuk ka të drejtë të na dalë përpara, me aludimin se duke u mbështetur në këndvështrimn gjuhësor, leksikografik, tradicional dhe zakonor, kjo fjalë merr kuptime të tjera”.

“Arsyeja është e thjeshtë, duke marrë shtysë, nga thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), pra në sunnetin profetik, arrijmë në përfundimin e padiskutueshëm, se brenda këtij termi, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar dhe askush tjetër. Ndërsa tani do të kalojmë në shqyrtimin e komentuesve më në zë, të Kur’anit Famëlartë, mbi arsyen e zritjes së Ajetit të Pastrimit”.

“Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kenë parasysh faktin, se ne tanimë ia kishim nisur, përmendjes së sqarimeve, të komentuesit të madh sunnit, të Kur’anit Fisnik Imam Taberiut. Mes të tjerash cekëm se Imam Taberiu, kishte dy mendime të ndryshme, mbi komentimin e ajetit 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, si dhe i kishte shpalosur haptazi dhe qartazi këta mendime. Lërmëni t’iu citojmë se arsyeja kryesore, e përmendjes së sqarimeve të Imam Taberiut, është se ky i fundit, është një nga autoritet më të njohur dhe figurat më të spikatura, në fushën e komentimit të ajetëve kuranorë dhe si rrjedhojë, kemi për synim, bindjen e tërësishme të besimtarëvë muslimanë, më anën e sjelljes së këtyre komentimeve”.

“Por para së gjithash, duam që të njiheni, duke i hedhur një sy, thënieve të dijetarëve, në parathënien e burimit tonë të parë, ose veprës me titull: “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), e Ebu Xhafer Taberiut”.

Disa Nga Lavdërimet e Dijetarëve Muslimanë Sunnitë Për Imam Taberiun

“Pa humbur kohë, kalojmë në lavdërimet, e dijetarëve muslimanë, për Imam Taberiun. Si fillim themi se Ibn Xherir Taberiu, ishte një njeri i kompletuar, i cili zotëronte cilësi shumë të mira fizike dhe morale. Gjithashtu ai ishte një nxënës i dalluar i Imam Rabbanit, një besimtar i përkushtuar musliman, i cili më pas u bë, një dijetar dhe një komentues i madh i Kur’anit Famëlartë”.

“Ndërsa Hafidh Ebu Bekr Hatib Bagdadi thotë: “Me të vërtetë Ibn Xherir Taberiu, ishte një dijetar i madh. Gjykimi i tij ishte mëse i drejtë dhe zbatohej nga ana e të tërë dijetarëve”.

“Ibn Hudhejme, pasi ia mori hua veprën me titull: “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), e Imam Taberiut, nga Ebu Bekr Ibn Baluejehi, pas analizimit të gjatë dhe të hollësishëm disavjeçar, kur ia riktheu këtij të fundit i tha: “Me të vërtetë, nuk kam njohur, ndonjë dijetar më të madh, se sa Ibn Xheriri”. (1)

“Këta janë disa nga lavdërimet, e dijetarëve muslimanë, pë Imam Taberiun. Ndërsa këto janë thëniet e pseudodijetarit Ibn Tejmijje dhe ndjekësve e tij, pra uehhabistëve dhe mbështetësve të tyre: “Për sa i përket ditëve të sotme, pohojmë se komentimi i më i mirë, i ajtëve kuranorë, është kryer në veprën me titull: “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), i Muhammed Ibn Xherir Taberiut. Kjo vepër përmban vetëm hadithët të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, nga dy brezat e parë të bashkësisë muslimane. Sërish në këtë vepër, nuk gjendet asnjë risi fetare. Arsyeja është e thjeshtë: “Imam Taberiu, nuk ka shënuar asnjë hadith, as nga Mukatil Ibn Sulejmani dhe as nga Dahhak Ibn Kelbiu, të cilët janë akuzuar si shpikës hadithësh”. (2)

“Ja pra ku duket qartë, se si Ibn Tejmijje, e ka pranuar veprën e sipërcituar, si veprën më të rëndësishme, në fushën e komentimit të Kur’anit Famëlartë”.

“Duke u mbështetur në shpjegimet e mësipërme, kalojmë në shpjegimin e Ajetit të Pastrimit, në veprën në fjalë, në të cilën thuhet: “Komentuesit e Kur’anit Fisnik, janë të ndarë në dy pjesë, për sa i përket përcaktimit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Pjesa e parë është se disa komentues, mendojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen i dërguari i Allahut (f.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.m.t.), djali i xhaxhait dhe dhëndri i tij, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e tij e përzgjedhur Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) dhe askush tjetër. Dijetarët të cilët ndajnë këtë mendim janë: “Amir Ibn Sa’di, Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Safijje Bint Shejbeja, Ummu Selemeja, etj...”

“Amir Ibn Sa’di shënon: “Kur zbriti Ajeti i Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”,  Muhammedi (p.q.m.t.) i kapi nga duart Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), dhe dy djemtë  e tyre. Më pas i mbuloi me veshjen e tij të leshtë dhe tha: “O Zoti im! Këta janë Ehli Bejti im”. (3)

“Ne në programet tona paraardhëse, kemi bërë të ditur disa emra. Tani dua të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, për ndjekësit tanë të nderuar. Ajo që duam të themi është se, nëse mbështetemi në argumentët fetarë, të sjellur nga Imam Taberiu, si hadithët dhe muhaddithët, arrijmë në përfundimin, se hadithi i shënuar dhe i përcjellur, nga Aishe Bint Ebi Bekri, është një hadith të vërtetë, me një zinxhirë të vërtetë transmetimi. Ashtu siç e kemi kumtuar dhe në programet tona paraardhëse, Imam Muslimi, e ka shënuar hadithin e lartpërmendur, në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit)”.

“Madje një pjesë e hadithëve të shënuar dhe të përcjellur, nga Ummu Selemeja, zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi. Këta të fundit kalojnë në veprën me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe “Mustedrek” (Perceptimi), e Hakim Nishaburiut. Për më tepër Imam Tirmidhiu, Imam Dhehebiu dhe dijetari i ndjerë bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, kanë theksuar se këta janë hadithë të vërtetë”.

“Duke u nisur nga tërësia e argumentëve të mësipërm, citojmë se gjendet një mori ajetësh, hadithësh të mirë dhe të vërtetë, si dhe të dhënash të sakta, të cilat vërtetojnë, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar”.

“Sërish në veprën e tij me titull: “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), Imam Taberiu shton: “Ndërsa një pjesë e dijetarëve dhe komentuesve të tjerë, të Kur’anit Famëlartë kanë thënë se brenda këtij termi, përfshihen bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Ata të cilët, janë të këtij mendimi, janë si vijon: “Ibn Humejdi, shënon nga Esbag Ibn Alkame, se Ikrime Ibn Ebi Xhehli ka thënë: “Muhammedi (p.q.m.t.), ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”. (4)

“Në këtë version të rremë, del se Ikrime Ibn Ebi Xhehli, i biri i femohuesit të madh Ebu Xhehlit, e ka shënuar këtë hadith nga Ibn Abbasi. Lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se, kemi dhënë shpjegimet tona pëkatëse, mbi këtë hadith të shpikur. Megjithatë tabloja e plotë, e cila bëhet e qartë, mbi arsyen e zbritjes së këtij ajeti është kështu: “Dijetarët dhe komentuesit e ajetëve kuranorë, janë të ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ndan mendimin, se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur, për përfshirjen e brenda këtij termi, pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ndërsa pjesa e dytë është e mendimit, se brenda këtij termi, përfshihen bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Tani me të drejtë, disa muslimanë, mund të ngrejnë pyetjen: “Vallë përse Imam Taberiu, nuk ka përmendur dhe një pjesë të tretë, të cilët aludojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përfshihen dhe pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ashtu dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

“Tani lejomëni t’iu përgjigjemi se, kjo pjesë e tretë nuk ekziston, sepse as nuk ka shënuar dhe as ka përcjellur ndonjë hadith, i cili bën fjalë për këtë gjendje. Rikujtojmë se për të patur të drejtën e aludimit të diçkaje, duhet të flasim me fakte kokëforta, nëse Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përfshirë ose nuk i ka përfshirë, bashkëshortet e tij të nderuara, brenda këtij termi. E themi këtë sepse ashtu siç thuhet në ajetin 3, 4 të Sures Nexhm: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”, në ajetin 7, të Sures Hashr: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër” dhe në ajetin 44 të Sures Nahl: “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me argumentë dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”.

“Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se, ne duhet t’i drejtohemi para së gjithash, burimit kryesor dhe parësor, i cili nuk është tjetër vetëm se, sunneti profetik, pra interpretimet, komentimet, miratimet, mosmiratimet, pëlqimet, mospëlqimet, shpjegimet, sqarimet, thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht në përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. Ne duhet të vëmë në zbatim, si dhe duhet të mbështetemi, në dy agumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Fisnik dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Në të njëjtën mënyrë, siç është mbështetur dhe komentuesi i shquar sunnit, i Kur’anit Fanëlartë Imam Taberiu, i cili ka përmendur vetëm këto dy mendime. Gjithashtu citojmë se as ai dhe as ne nuk kemi bërë fjalë, për praninë ë një mendimi, ose pjese të tretë, sepse kjo e fundit nuk ekziston. Arsyeja është shumë e thjeshtë: “Duke u nisur në tërësinë e hadithëve, të thënë nga gjuha e bekuar e Muhammedit (p.q.m.t.), pohojmë se kjo pjesë e tretë është inekzistente. Ndonëse gjenden disa miratime vetjake, të disa bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe të disa komentuesve të Kur’anit Famëlartë, themi se këto janë miratime të izoluara, të cilat vlejnë vetëm, për njeriun i cili i ka thënë dhe nuk kanë të bëjnë aspak, me mendimin ose miratimin e bashkësisë muslimane”.

“Burimi i dytë, është vepra komentuese me titull: “Zadu’l-Mesiri” (Shtimi i Itinerarit), e Imam Ibn Xheuziut. Ky i fundit shprehet: “Mund të themi se, gjenden gjithsej tre mendime të ndryshme, mbi përfshirjen e anëtarëve, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Mendimi i parë, bën fjalë për përfshirjen e bashkëshorteve të nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda këtij termi, sepse ata ishin në shtëpinë e Muhammedit (p.q.m.t.), në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit. Ky është mendimi i Ibn Abbasit, Esbag Ibn Alkames dhe Ikrime Ibn Ebi Xhehlit, i cili ka këmbëngulur haptazi, në mbrojtjen e këtij mendimi”.

“Ndërsa mendimi i dytë, i përket dijetarëve, të cilët pohojnë se arsyeja e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, është përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”, të të dërguarit të Allahut (k.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit dhe Imam Husejnit (p.m.t.). Dijetarët të cilët ndajnë këtë mendim janë si vijon: “Amir Ibn Sa’di, Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Safijje Bint Shejbeja, Ummu Selemeja”.

“Për sa i përket mendimit të tretë, theksojmë se ata që pretendojnë se, qëllimi i zbritjes së Ajetit të Pastrimit, është përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”, të bashkëshorteve të nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.). Për më tepër, sqarojmë se ata të cilët, mendojnë në këtë mënyrë, janë Mukatil Ibn Sulejmani , Dahhak Ibn Kelbiu dhe Zexhxhaxhiu”. (5)

“Pak më herët, bëmë të ditur, se Imam Taberiu, ka përmendur vetëm dy mendime, në veprën e tij. Mendimi i parë ishte kuptimi i “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor. Themi se ky është kuptimi i përgjithshëm i këtij termi, pra në rastin kur nuk merret paraysh, shpjegimi dhe përkufizimi i Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë këtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se, Muhammedi (p.q.m.t.) e ka dhënë shpjegimin e tij përkatës, kur ka përkufizuar, pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), për të cilët ka zbritur Ajeti i Pastrimit. Tani besoj se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për faktin, se e kemi bërë të qartë, se hadithët e rremë, të shënuar dhe të përcjellur nga Ibn Abbasi dhe Ikrime Ibn Ebi Xhehli. Më pas nënvizuam se, ky ishte një hadith i rremë, i cili nuk zotëronte asnjë zinxhir transmetimi”.

“Sërish rikujtojmë se, sipas katër bashkëkohësve të mëdhenj, të Muhammedit (p.q.m.t.), pra përkatësisht Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), arsyeja e zbritjes së Ajetit të Pastrimit, është përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”, të vetëm këtyre pesë anëtarëve të bekuar. Ndërsa sipas mendimit të disa të tjerëve, citojmë se ky është një miratim, ashtu siç të tërë ju e dini mirë, miratimi mund të jetë i drejtë, ose i gabuar”.

“Tani pa humbur kohë, kalojmë në burimin e tretë, me veprën me titull: “Keshfu’l-Mushkili” (Zgjidhja e Mosmarrëveshjes), sërish të Ibn Xheuziut. Ky i fundit kryen, të njëjtën ndarje, sipas veprës së tij të mësipërme me titull: “Zadu’l-Mesiri” (Shtimi i Itinerarit)”. (6)

“Ndërsa burimi i katërt, është vepra me ttull: “Nuket ue’l-Ujuni” (Vëzhgimi dhe Burimet), e Mauerdiut. Lejomëni t’iu vëmë në dijeni të faktit, se ne mundohemi që ta sjellim, sa më shumë që të jetë e mundur, mendimet e komentuesve të vjetër të Kur’anit Famëlartë.

“Sipas Imam Mauerdiut, gjenden tre mendime, mbi përfshirjen e anëtarëve, brenda të termit të “Ehli Bejtit”. Sipas mendimit të parë, brenda këtij termi, përfshihen Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.qm.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Dijetarët të cilët ndajnë këtë mendim janë: Amir Ibn Sa’di, Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Aishe Bint Ebi Bekri, Safijje Bint Shejbeja dhe Ummu Selemeja”.

“Ndërsa për sa i përket mendimit dytë, pohojmë se brenda këtij termi, përfshihen vetëm bashkëshortet e nderuara të Muhmmedit (p.q.m.t.). Ata që mendojnë kështu, janë Ibn Abbasi dhe Ikrime Ibn Ebi Xhehli”.

“Ndërsa mendimi i tretë, është se brenda këtij termi, përfshhien të dyja palët, pra si Farefisi i Pastër, ashtu dhe bashkëshortet nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë se Imam Tahauiu ndan këtë mendim”. (7)

“Duke u mbështetur, në vlerësimet e larpëmendur, arrijmë në përfundimin se Imam Taberiu, nuk e ka përmendur mendimin e tretë, sepse ky i fundit nuk ekziston në të vërtetë”.

“Tani kalojmë në burimin e pestë, që është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit), e Izuddin Ibn Abdulaziz Ibn Abdusselam Dimeshkiu, i cili spikat sepse ndan të njëjtën mendim, si katër burimet e sipërcituara deri më tani. Themi se vepra e mësipërme, është përmbledhja e veprës më titull: “Nuket ue’l-Ujuni” (Vëzhgimi dhe Burimet), e Imam Mauerdiut, analizën dhe vërtetimin e së cilës e ka kryer, Doktor Abdullah Ibn Ibrahim Ibn Abdullah Uhejbiu. Ne nuk duam të hyjmë, në sqarimin e hollësishëm, të këtyre përkufizimeve. Arsyeja jonë e bërjes të ditur të veprës në fjalë, është se shumica dërrmuese e dijetarëve muslimanë, ndajnë të njëjtin mendim me Imam Mauerdiun”.

“Përsa i përket burimit të gjashtë, themi se është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit) e Ebu Mudhaffer Themaniut. Ky i fundit, mbi arsyen e zbritjes, së Ajetit të Pastrimit sqaron: “Pohojmë se ka mendime të ndryshme, mbi komentimin e këtij ajeti. Mendimi i parë është siç shënon dhe përcjell Dahhak Ibn Kelbiu: “Muhammedi (p.q.m.t.), ua lexonte me zë të lartë ajetin 33, të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit, i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”, bashkëshorteve të tij të nderuara, kur këto të fundit ecnin duke bërë zhurmë, nëpër rrugicat e Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar”. Ata të cilët ndajnë këtë mendim janë Ibn Abbasi, Dahhak Ibn Kelbiu dhe Ikrime Ibn Ebi Xhehli”.

“Mendimi i dytë, i përket Amir Ibn Sa’idit, Ebu Said Hudriut, Enes Ibn Malikut, Aishe Bint Ebi Bekrit, Ummu Selemesë, Muxhahidit, Katades dhe ndjekësve të ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.), pra brezit të tretë të bashkësisë muslimane, të cilët mbrojnë mendimin, se qëllimi i zbritjes së Ajetit të Pastrimit, është i përkufizuar me anëtarët e bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (8)

“Pra vlerësimi i Imam Themaniut, është shumë i hapur dhe i qartë. E thënë ndryshe, me Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), kuptojmë të dërguarin e Allahut (l.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Gjithashtu me këtë kuptojmë se brenda termit të “Ehli Bejtit” , janë të përjashtuar në mënyrë kategorike, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Dijetarët të cilët janë të këtij mendimi janë, bashkëkohësit e mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.), si Eb Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Aishe Bint Ebi Bekri dhe Ummu Selemeja. Më pas kemi cituar, hadithin e shënuar dhe përcjellur, nga Ummu Selemeja, i cili është si vijon: “Në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë. Ti je njëra nga bashkëshortet e nderuara, të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”.

“Tani duam t’u bëjmë thirrje ndjekësve tanë të nderuar, se kur lexojmë komentimet e dijetarëve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, nuk do të thotë se pajtohemi domosdoshmërisht me ta. Citojmë se ndoshta ata kanë përvetësuar, mendimin e parë ose të tretë. Ndërsa detyra jonë është, thjesht dhe vetëm, paraqitja e sqarimeve të tyre, duke ua lënë ndjekësve tanë të nderuar, vlerësimin e fundit. Sërish duam t’ua lëmë analistëve, vërtetuesve, kërkuesve të së vërtetës dhe besimtarëve të sinqertë, gjykimin përfundimtar. Ndërsa në këtë pikë thelbësore, të programit tonë, duke mbajtur një qëndrim plotësisht anjanës, u drejtohemi dijetarëve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, që të paraqisin dhe të sjellin argumentët e tyre, kur thonë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ose kur thonë se brenda këtij termi, përfshihen pesë anëtarët e bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani lëmëni të shtojmë se në veprën e tij me titull: ““Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit) e Ebu Mudhaffer Themaniut. Ky i fundit kumton: “Sipas mendimit të tretë, themi se Ajeti i Pastrimit, i përfshin të dyja palët, brenda termit të “Ehli Bejtit”, sepse bart një kuptim të përgjithshëm. Themi me bindje të plotë, se ky është mendimi më i bukur nga te tre mendimet”. (9)

“Tani lejomëni t’iu rikujtojmë, se duke u mbështetur në mendimin e tretë, pohojmë se ky i fundit i përfshin brenda termit të “Ehli Bejtit”, si bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ashtu dhe pesë anëtarët e bekuar, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë theksojmë se ne, nuk kemi asnjë argument, i cili vërteton se ky është mednimi më i bukur nga te tre mendimet. Me të drejtë shtrojmë pyetjen: “Vallë cili është argumenti i këtij gjykimi, sepse ky i fundit mbështetet, vetëm në mendimin vetjak, të Dahhak Ibn Kelbiut. Ndërsa në këtë pikë të rëndësishme, të programit tonë, lërmëni t’iu sqarojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), i cili ishte burimi i shpalljes hyjnore, i cili nuk fliste kurrë nga vetja e tij, nuk ka thënë asgjë, përreth përfshirjes së bashkëshorteve të tij të nderuara, brenda këtij termi. Në vend të saj ai na ka këshilluar, duke na cituar ajetin kuranor: “Bindjuni Allahut dhe bindjunit të dërguarit të tij”, si dhe Hadithin Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Nëse i dërguari i Allahut (k.m.t.), do t’i kishte përmendur, qoftë dhe në njëherë të vetme, në një hadith të vërtetë, përfshirjen e bashkësortes së tij Ummu Selemesë, brenda veshjes së tij të leshtë të zezë, atëherë do të ishim shprehur, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, do të përfhiheshin dhe bashkëshortet e tij të nderuara, si Ummu Selemeja dhe Aishe Bint Ebi Bekri. Nëse gjendet qoftë edhe një hadith i vetëm, i cili shënon se Muhammedi (p.q.m.t.), do të kishte përfshirë dhe Aishe Bint Ebi Bekrin, ose Ummu Selemenë, brenda veshjes së tij të leshtë të zezë, si rrjedhojë do të pranonim se brenda këtij termi, përfshiheshin dhe bashkëshortet e tij të nderuara. Por për hir të së vërtetës, themi se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e ka thënë anjëherë këtë. Themi se me këtë nënkuptojmë, lidhjen fort pas Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani duam që edhe njëherë, t’u bëjmë thirrje lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se kjo është mënyra më saktë, për t’u lidhur fort pas Sunnetit Profetik të të dërguarit të Allahut (l.m.t.), sepse ashtu siç përmendet dhe në Hadithin Thekalejn: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara/Prijës”. “Tani natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë cilët janë, prijësit e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)?!” “Themi se janë Libri i Allahut dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa ata të cilët pretendojnë se versioni i vërtetë është Libri i Allahut dhe Sunneti im, nënkuptojnë pikërisht, bindjen dhe nënshtrimin ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani me të vërtetë, nuk mund të kuptojmë arsyen e Imam Themaniut, kur aludon se ky mendimi i tretë, është mendimi më i bukur nga të tre mendimet. Lejomëni t’iu ripërsërisim, se ai ai cili me të vërtetë, ka qëllimin e pastër dhe është në kërkim të së vërtetës, duhet të studiojë një çështje, duke u mbështetur në argumentët përkatës dhe më pas të arrijë në përfundimin e duhur. Sërish nënvizojmë fakin se pikësynimi ynë i vetëm, është shpalosja në shesh e së vërtetës lakuriqe. Rishtas duam të bëjmë të qartë, se në fund të fundit, ne nuk ndjekim këtë ose atë dijetar, por ecim vetëm duke u nisur nga faktet kokëfortaë. Themi se kjo është rruga e vetme, e zhdukjes përfundimtare të problemeve që vijojnë:

“Pikë së pari, citojmë ndërprerjen e tërësishme të çështjes. Në këto lloj bisedimi, nuk gjendet vetëm një çështje e vetme, sepse në çdo minutë, kalohet nga njëra çështje tek tjetra. Kështu që pala tjetër, nuk ka mundësi të dijë, se çfraë lloj pyetjesh, mund të drejtojë pala tjetër, prandaj jep përgjigje pa u përgatitur, nëpër errësirë dhe tym. Si rrjedhojë, duke mos qenë i aftë, në dhënien e një përgjigjeje të duhur, nuk mund t’ia mbyllë gojën biseduesit tjetër me fakte, pra në mënyrën më të bukur, por vijon duke debatuar, në mënyrë të shëmtuar dhe rrugaçërore, derisa më në fund ky debat shndërrohet në një armiqësi të thellë. Ja pra siç dëshmoni dhe ju, biseduesit tanë, të cilët na marrin në telefon, shkojnë aq larg, sa na akuzojnë për mosbesim, mohim dhe si jobesimtarë. Ndërsa ne në anën tjetër gjithmonë, zbatojmë metodën shkencore, duke u mbështetur krejtësisht në ndërgjegjien dhe përgjegjësine fetare”.

“Ndërsa tani le t’i rikthehemi çështjes sonë të tanishme, e cila është përcaktimi i anëtarëve të Ehli Bejtit. Ne gjatë tërë programeve tona, kemi thënë dhe stërthënë, se brenda këtij termi përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, qoftë sipas këndvështrimit logjik, komentues, terminologjik dhe transmetues. Nëse nuk është kështu, atëherë u bëjmë thirrje, këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që të dalin dhe ata nëpër stacionët televizivë, si dhe të vërtetojnë të kundërtetën nëse munden. Por iu lutemi shumë, që të mos gënjejnë dhe shpifin, kur thonë se Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, nuk thotë të vërtetën dhe se ai mbron mendimin e teorisë së “mishërimit të Allahut (k.m.t.) tek njeriu” (!) “Allahu (l.m.t.) na ruajttë!”.

“Gjithashtu duam t’i drejtohemi, këtyre psudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, se kjo teori është tërësisht ndryshe, nga kuptimi i sëmurë dhe i çmendur, që i japin ata, sepse është mëse e arsyeshme dhe e logjikshme, që Allahu (f.m.t.), NUK mund të mishërohet, në trupin e krijesës së Tij. Prandaj iu them hapur dhe qartë, që t’i futen analizave, hulumtimeve, kërkimeve dhe vërtetimeve, për të mësuar se çfarë është kjo teori! Unë po tregohem i sjellshëm, duke iu thënë se për të zbuluar, kuptimin e teorisë së “mishërimit të Allahut (k.m.t.)”, fillimisht duhet të sutudiojnë, në mënyrë të hollësishme, përmbledhjen madhështore, pesëdhjetë vëllimëshe, me titull: “Futuhuatu’l-Mekijje” (Çlirimet e Mekkës), e Shejh Muhjiddin Ibn Arabiut”.

“Lërmëni të shprehemi, se gabimi dhe e meta juaj kryesore, është se ju kapeni si zakonisht, pas mustaqeve të Çelos, pra pas një pjesëze të kësaj vepre shumë vëllimëshe, duke anashkaluar dhe lënë mënjanë, fillimin dhe vijimin e saj, si dhe mënjeherë ia nisni qortimit tuaj të pabazuar, duke shkelur me të dyja këmbët, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Jam kureshtar të di çfarë, do të bënit ju nëse dhe ne do të bënim të njëjtën gjë për Ibn Tejmijjen tuaj. Pra nëse do të merrnim si të mirëqënë, vetëm një thënie të tij, duke i dhënë një kuptim, që dëshironim ne, si dhe duke lënë mënjanë, fillimin dhe vijimin e të tërë veprës së tij?!” “Vallë a nuk do të reagoni ju, duke na u hedhur në fyt, duke thënë përse nuk lexoni fjalitë e mëparshme dhe të mëvonshme?!”

“Ne këmbëngulim fuqishëm, për të disatën herë, se ne zbatojmë me përpikmëri, ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Në këtë këndvështrim, ne sqarojmë dhe teorinë e “mishërimit të Allahut (l.m.t.)” tek krijesat, por jo në kuptimin e mosbesimit dhe mohimit. Sepse në rast se ne, do të vepronim si ju, pra nëse ne do të merrnim si të mirëqënë, një thënie të Ibn Tejmijjes, të shkëputur tërësisht, nga fjalitë e tij paraadhëse dhe pasardhëse, ju menjëherë do të merrnit flakë, duke shprehur se ky nuk është kuptimi i i tij i vërtetë, sepse ne duhet të marrim si të mirëqënë, tërësinë e shkrimit të tij dhe jo vetëm një fragment, sepse ky i fundit do të binte ndesh, me kuptimin e përgjithshëm të dhënë në fragmentet e tjera. Pohojmë me bindje të plotë se, kjo është metoda shkencore”.

“Për më tepër kumtojmë, se nuk është e udhës, që të cekim njëqind çështje, brenda një programi, si dhe më pas t’i kalojmë minutat e mbetura, të këtij programi, duke kaluar nga njëra çështje në tjetrën. Si rrjedhojë, ky është një tregues, që ky njeri nuk është një dijetar, sepse në rast të kundërt, ai do ta kishte sqaruar këndvështrimin e tij, duke i qëndruar besnik, kushteve të përshtatshme, për sqarimin e një çështjeje të caktuar. Themi se ai njeri, do të merrte parasysh, zhvillimin e një programi një ose dy orësh, pikërisht ashtu siç bëjmë ne, kur sqarojmë mësimet e Hadithit Thekalejn. Falenderimi i takon vetëm Allahut (f.m.t.), i Cili ka bërë të mundur, që deri më tani, të zhvillojmë me sukses, plot njëzetegjashtë programe, si dhe ndjekësit tanë të nderuar janë të lumtur duke na ndjekur ne, duke shtuat dijet e tyre për fenë islame”.

“Pa humbur kohë, kalojmë në burimin e shtatë, i cili është vepra me titull: “Mealimu’t-Tenzili” (Udhëzimet e Zbritjes), e Imam Begauiut. Ky i fundit kumton: “Citojmë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.), sepse ato ishin të pranishme, në shtëpinë e Ummu Selemesë, kur zbriti Ajeti i Pastrimit. Themi se ky është mendimi i Said Ibn Xhubejrit”.

“Ndërsa Ebu Said Hudriu, Enes Ibn Maliku, Muxhahidi dhe një pjesë e ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.), janë të mendimit se, brenda termit të “Ehli Bejtit,” përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar, të cilët janë, i dërguari i Allahut (k.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. (10)

“Ne në programet tona paraardhëse, kemi shjeguar se hadithi i shënuar dhe i përcjellur pikërisht nga Said Ibn Xhubejri kishte probleme”.

“Burimi i tetë është vepra me titull: “Lubabu’t-Teuili Fi’l-Mealimi’t-Tenzili” (Thelbi i Interpretimit Në Udhëzimet e Zbritjes), e Alauddin Ali Ibn Muhammed Hazinit. Sqarojmë se dhe ky i fundit, është i të nëjtit mendim, si Imam Begauiu”. (11)

“Shtojmë se burimi i nëntë, është vepra me titull: “Xheauhiru’l-Ikdejni” (Gurët e Çmuar Të Dy Besimeve), e Imam Semhudiut. Ky i fundit shpjegon: “Ebu Bekr Nekkashiu në komentimin e tij thotë: “Shumica dërrmuese e komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. (12)

“Tani pas shpalosjes së mendimeve, të dijetarëve dhe komentuesve më të shquar të Kur’anit Fisnik, themi se duke u mbështetur, në faktet kokëfortë, se vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përcaktuar njëherë e përgjithmonë, se anëtarët e përshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, të cilët janë i dërguari i Allahut (l.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.) Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), mbulimin e tyre me veshjen tij të leshtë dhe të zezë, në çastin kur zbriti Ajeti i Pastrimit, thirrja për namazin e sabahut, për shtatë muaj rresht, përpara derës së Imam Aliut (p.m.t.), si dhe mbyllja të tëra dyeve, brenda xhamisë ësë tij, përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.), arrijmë në përfundimin se s’e luan topi, që vetëm këta janë pesë anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe nuk ka arsye, në kërkimin e argumentëve të tjerë, mbi përcaktimin e anëtarëve”.

“Burimi i dhjetë, është vepra me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), e Ibn Haxher Hejthemiut. Ky i fundit sqaron, se ajeti i cili ka zbritur, për Ehli Bejtin është, ajeti 33 i Sures Ahzab: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. “Sërish sipas shumicës dërrmuese, të komentuesve të Kur’anit Famëlartë, arrijmë në përfundimin, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen i dërguari i Allahut (f.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”. (13)

“Ndërsa tani me të drejtë, shtrojmë pyetjen: “Vallë cili është mendimi, i dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit mbi këtë çështje?!” “E shtrojmë këtë pyetje, sepse deri më tani, kemi sjellur vetëm sqarimet e dijetarëve sunnitë. Lërmëni të nënvizojmë faktin, se asnjëri nga imamët e Ehli Bejtit, si p.sh. Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.), Imam Husejni (p.m.t.), Imam Zejnulabdiddini (m.m.t.), Imam Muhammed Bakiri (m.m.t.), Imam Sexhxhadi (m.m.t.), Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.), Imam Ali Ridaiu (m.m.t.) etj., nuk janë shprehur kurrë, se anjëra nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshet brenda termitt të “Ehli Bejtit”. Për më tëpër vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Bashkësia muslimane, nuk bashkohet kurrë në shmangie!”

“Ndërsa në burimin e njëmbëdhjetë, në veprën me titull: “Nejlu’l-Eutari” (Përfitimi i të Përkushtuarve), Imam Sheukaniu përshkruan: “Qëllimi kryesor, i zbritjes së Ajetit të Pastrimit, është përfshirja brenda termit të “Ehli Bejtit”, të Muhammedit (p.q.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.)”. (14)

“Tani duam t’iu drejtohemi, këtyre pseudodijetarëve uehhabsitë, me qasje emeuiste: “Vallë a nuk ishit ju, ata të cilët pretendonit se, përcaktimi i udhëheqësit të dytë, të bashkësisë muslimane, nga ana e udhëheqësit parë, të bashkësisë muslimane ishte i ligjshëm?!” “Madje pa pikën e turpit, shtonit se ky është Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë tani duam t’i shtrojmë një pyetje, katër bashkëkohësve të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.): “O ju të cilët keni patur mirësinë dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, e përfshirjes brenda veshjes së leshtë, të Muhammedit (p.q.m.t.), duke u bërë Ehli Bejti i tij, për të cilët ka zbritur Ajeti i Pastrimit. Vallë   a ka marrë lejë, ose ndonjë zotim dikush tjetër nga ju, që të përfshihet brenda këtij termi?!”

“Lërëni t’iu bëj të qartë, se tani një besimtar musliman, mund të ngrihet dhe të pyesë: “Vallë cilët janë dymbedhjetë imamët/prijësit e Ehli Bejtit?!” “Ndërsa ne përgjigjemi se këta janë pikërisht dymbëdhjetë imamët/prijësit e Ehli Bejtit, të cilët kalojnë në hadithin e njohur të Muhammedit (p.q.m.t.): “Me të vërtetë pas meje, do të vijnë dymbëdhjetë imamë/prijës!” “Këtu duhet të theksojmë se Fatime Zehraja (p.m.t.), nuk përfshihet brenda këtij termi, ndërsa Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), janë tre imamët e parë të Ehli Bejtit, për të cilët bën fjalë Hadithi Thekalejn, Ajeti i Pastrimit, Gadiru’l-Humi, Hadithi i Përfshirjes, brenda veshjes së leshtë të zezë, si dhe ai i Mbylljes së Dyerve, brenda xhamisë së Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Sërish Imam Sheukaniu, thotë se të tërë imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), janë të njëzëri mbi këtë vlerësim. Për ta ilustruar sa më mirë këtë, sjellim shembullim e hadithit të mbulimit, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, si dhe hadithi i njohur: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!” (15)

“Ndërsa tani përmendim, burimin e dymbëdhjetë, e cila është vepra me titull: “Auasim ue’l-Kauasim Fi’dh-Dhebbi Ani’s-Sunneti Ebi’l-Kasimi” (Kryeqytetët e Betimeve Në Këndvështrimin e Sunnetit të Ebu Kasimit), e dijetar Muhammed Ibn Ibrahim Jemamiut. Ky i fundit përkufizon: “Ky është mendimi i doktrinës së Ehli bejtit dhe i shkollës së shiitëve, sepse shiitët kanë hequr nga përfshirja e termit të “Ehli Bejtit”, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ndonëse gjenden disa hadithë mbi këtë çështje”. (16)

“Megjithatë nënvizojmë fatin se, kjo është thënie e gabuar, sepse akuzon dhe fajëson muslimanët shiitë, por sa për dijeni, këtë nuk nuk e kanë bërë shiitët, por këtë përjashtim e ka bërë vetë Muhammedi (p.q.m.t.), duke i përjashtuar bashkëshortet e tij të nderuara, nga përfshirja brenda këtij termi, kur ka komentuar dhe përkufizuar Ajetin e Pastrimit”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Halidin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Halidi: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet saudite. Ajo që dua të them është se uehhabistët e pranojnë, Hadithin e Mbulimit, të cilin e cekët dhe ju”.

I ftuari: “Alejkum selam! Vëlla i nderuar musliman edhe ne e dimë se uehhabistët, e pranojnë Hadithin e Mbulimit dhe se qëllimi i zbritjes, së Ajetit të Pastrimit është, përfshirja vetëm këtyre pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, prandaj nuk dua të zgjatem më tej. Megjithatë pseudodijetarët uehhabsitë, me qasje emeuiste, nuk i shpalosin këto të vërteta të pamohueshme, në stacionët televizivë”.

“Ja pra shihni edhe njëhërë shpjegimet e veprës me titull: “Talikatu’z-Zekijjeti” (Udha e Zgjuar), e Abdullah Ibn Abdurrahman Xhibrilit. Citojmë se ky i fundit shpjegon: “Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për nënat e besimtarëve dhe është në formën “Ehle’l-Bujut” (Njerëzit e Shtëpive) (?!). Për më tepër sqarojmë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen bashkëshortet e nderuara, bijat e tyre dhe stërmbesat e tyre. Sërish lërmëni t’iu citojmë, se brenda këtij termi, nuk përfshihet absolutisht, familja e Imam Aliut (p.m.t.), ashtu siç pretendojnë rafiditë “kundërshtuesit” dhe shiitët”. (17)

“Tani ne me të vërtetë, nuk mund të kuptojmë, se si e ka shpikur ky autor shprehjen: “Ehle’l-Bujuti” (Njerëzit e Shtëpive) (?!), sepse kjo shprehje kundërshton qartë, hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.). “Vallë a nuk është ky citim, një mohim i thënieve dhe veprave të të dërguarit të Allahut (k.m.t.) dhe i dijetarëve muslimanë?!” “Ky pseudoshkrimtar mbron me fanatizëm, se mendimi i tretë është i mendimi i vërtetë, ndonëse ne deri më tani kemi sqaruar, se ky mendim është tërësisht  pabazuar dhe i paqënë, pra inekzistent. Nënvizojmë faktin se, ky i ashtuquajtur dijetar, cilëson pa pikën e turpit, si një rafidi “kundërshues”, çdo njeri i cili nuk ndjek ideologjinë rrënuese uehhabiste. Tanimë nuk duam të acarohemi më tej dhe të shprehemi hapur, se ky njeri ka gënjyer, sepse sipas tij dijetarët shiitë, nuk u mbështetkan në asnjë argument, ndonëse ne deri më tani, kemi sjellur një mal me fakte kokëfortë”.

“Më pas ky pseudodijetar uehhabist vijon: “Hadithi i Mbulimit, nuk është një hadith i vërtetë, por e vërteta qëndron në faktin, se bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ja pra si do që të jetë puna, themi me bindje të plotë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm bashkëshortet e nderuara, mbesat dhe stërmbesat e tij (?!)”. (18)

“Ja pra sipas këtij pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, të tërë hadithët e vërtetë, të cilët janë shënuar dhe përcjellur, nga dijetarët dhe muhaddithët më të shquar sunnitë, qenkan të dobët, ose të shpikur. Allahu (l.m.t.) na ruajttë, nga padija dhe verbëria e thellë, që ka mbuluar uehhabistët”.

“Ndërsa tani përmendim, burimin e trembëdhjetë dhe të fundit, e cila është vepra me titull: “Ihkam Fi’l-Usuli’l-Kur’ani” (Gjykimi Në Metodologjinë e Gjykimeve), e Ali Ibn Mhammed Amidiut, analizën e së cilës, e ka kryer uehhabisti Abdurrezak Afifiu. Ky i fundit, pasi ka shënuar, hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!” vijon: “Lërmëni t’iu sqarojmë, se ky hadith dhe hadithë të tjerë të këtij lloji, janë thjesht hadithë të shpikur nga rafiditë “kundërshtuesit”, ose shiitët prandaj janë ose të dobët, ose të shpikur. Madje edhe nëse i marrim si të mirëqënë, se këta janë hadithë të vërtëtë, arrijmë në përfundimin, se brenda këtij termi, përfshihen vetëm pesëshja e njohur”. (19)

“Ashtu siç kemi shpjeguar me dhjetra herë, në programet tona paraardhëse, Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, janë njerëz të cilët nuk dinë se çfarë flasin, vetëm luajnë rolin e zhurmuesit! Ata pa u zverdhur dhe pa u skuqur, gënjejnë hapur kur aludojnë, se brenda këij termi, përfshihen dhe të tjerë, përveç pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, por pa u mbështetur në asnjë argument. Me të vërtetë, nuk dimë si të kundërpërgjigjemi, ndaj këtyre genjeshtrave të ndyra dhe të ulëta”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Halilin, nga Mbretëria e Kuvajtit”.

Halili: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet kuvajtiane. Ajo që dua të bëj të ditur, është cekja e çështjes se Nëna e Besimtarëve Aishe Bint Ebi Bekri, ka luftuar kundër Imam Aliut (p.m.t.), në Luftën e Xhemelit “Devesë” dhe si rrjedhojë, është përjashtuar nga përfshirja, brenda termit të “Ehli Bejtit”, të përcaktuar nga Ajeti i Pastrimit. Ne si besimtarë muslimanë sunnitë, e dimë shumë mirë se cila, ishte pala e drejtë dhe cila ishte pala e gabuar dhe e ndyrë. Ja pra ky është argumenti im, se Aishe Bint Ebi Bekri, është e përjashtuar njëherë e përgjithmonë, nga përfshirja brenda këtij termi”.

I ftuari: “Alejkum selam! Vëlla i nderuar musliman. Ne e kemi thënë dhe stërthënë  se qëllimi ynë, nuk është shndërrimi në muslimanë shiitë, të muslimanëve sunnitëve. Por synimi ynë i vetëm, është nxjerrja në shesh e së vërtetës. Nëse jeni treguar i kujdesshëm, ne këtu kemi rrëzuar aludimin e rremë të atyre që ulërasin: “Dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, flasin nëpër tym, pa patur fakte”, sepse gjithçka që kemi shpjeguar dhe sqaruar deri më ani, e kemi bërë duke u mbështetur tërësisht, në argumentët e pamohueshëm fetarë”.

“Tani e përsërisim për herë të fundit, duke iu drejtuar lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, se pikësynimi i vetëm i këtyre progameve, është shpalosja e së vërtetës lakuirqe. Ne synojmë që bashkësia muslimane, anembanë botës, ta ketë të qartë se dijetarët dhe besimtarët shiitë, të Shkollës së Ehli Bejtit dhe të doktinës së dymbëdhjetë imamëve, janë në dijeni të faktit, se nuk veprojnë kuturu, nëpër errësirë të plotë të dhënash, por mbështeten dhe nisen gjithmonë nga dy argumentët e pamohueshëm fetarë, të cilët janë Kurani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), pra duke u nisur nga thëniet dhe veprat e të dërguarit të Allahut (f.m.t.)”.

“Besojmë se ashtu siç deri më tani, e kanë vënë re, se tërësia e dijetarëve shiitë, flasin gjithmonë me argumente dhe fakte dhe jo sipas egos, epsheve dhe dëshirave të tyre. Megjithatë ne nuk ia impojmë besimin tonë asnjërit, por kemi respekt ndaj, mendimeve dhe shkollave të tjera, të ndryshme islame. Megjithatë kërkojmë që dhe këta të fundit, nga ana e tyre, të kenë pak respekt dhe të analizojnë, studiojnë dhe vërtetojnë burimet tona.  Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), në programin tonë pasardhës, do të shpjegojmë gjërësisht dhe duke sjellur ajetët kuranorë si argumentë, mbi arsyen se përse bahkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Aishe Bint Ebi Bekri, Ummu Selemeja dhe të tjerat, janë të përjashtuara kategorikisht, nga përfshirja, brenda termit të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (f.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (k.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.))”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1-Ebu Xhafer Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Teuili Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 1, fq. 14, Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”, (viti 1424 sipas mërgatës islame / viti 2003 sipas kalendarit gregorian).

2-Ibn Tejmijje, “Mexhmua’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 380, Përgatitja Për Shtyp Nga Hamid Xhedhdhariu dhe Enuer Baziu.

3-Ebu Xhafer Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Teuili Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 101-108, Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”, (viti 1424 sipas mërgatës islame / viti 2003 sipas kalendarit gregorian).

4- Ebu Xhafer Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani An Teuili Aji’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit Të Interpretimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 19, fq. 108, Vërtetimi Nga Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”, (viti 1424 sipas mërgatës islame / viti 2003 sipas kalendarit gregorian).

5-Ebu Abdurrahman Ibn Ebi Hasani, ose Ibn Xheuziu, “Zadu’l-Mesiri Fi’l-Ilmi’t-Tefsiri” (Shtimi i Përparimit në Shkencën e Komentimit), vqll. 6, fq. 381, Shtëpia Botuese: “Veprat Islame”.

6-Ibn Xheuziu, “Keshfu’l-Mushkili Mine’l-Hadithi’s-Sahihajni” (Zbulimi i Mosmarrëveshjes Në Hadithët e Vërtetë), vëll. 4, fq. 418, Vërtetimi Nga Doktor Ali Husejn Beuuabi, Shtëpia Botuese: “Atdheu”, (viti 1418 sipas mërgatës islame / viti 1997 sipas kalendarit gregorian) Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

7-Ebu Hasan Ali Ibn Muhammed Mauerdi Basriu, “Nuket ue’l-Ujunu” (Vëzhgimi dhe Burimet), vëll. 4, fq. 401, Analiza Nga Sejjid Abdulmaksud Ibn Abdurrahimi, Shtëpia Botuese: “Instititucioni i Veprave të Qytetëruara”, (viti 1428 sipas mërgatës islame / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Bejrut, Liban.

8-Shejh Islam Ebu Mudhaffer Themani Meruedi Shafiiu, “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit Famëlartë), vëll. 4, fq. 281, Vërtetimi Nga Ebu temim Jasir Ibn Ibrahim Ebu Bilali, Shtëpia Botuese: “Atdheu”, (viti 1428 sipas mërgatës islame / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

9-Shejh Islam Ebu Mudhaffer Themani Meruedi Shafiiu, “Tefsiru’l-Kur’ani” (Komentimi i Kur’anit Famëlartë), vëll. 4, fq. 281, Vërtetimi Nga Ebu temim Jasir Ibn Ibrahim Ebu Bilali, Shtëpia Botuese: “Atdheu”, (viti 1428 sipas mërgatës islame / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

10-Imam Ebu Muhammed Husejn Ibn Mesud Begauiu, “Mealimu’t-Tenzili” (Udhëzimet e Shpalljes), vëll. 3, fq. 561, 562, Analiza dhe Shënimi Nga Muhammed Abdullah Nimri, Uthman Xhumaja Dhe Sulejman Muslimi, Shtëpia Botuese: “Mirësia”, (viti 1431 sipas mërgatës islame / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Bejrut, Liban.

11-Alauddin Ali Ibn Muhammed Hazini, “Lubabu’t-Teuili Fi’l-Meani’t-Tenzili” (Thelbi i Interpretimit Në Kuptimet e Zbritjes), vëll. 3, fq. 425, Analiza dhe Korrektimi Nga Abdusselam Muhamed Ali Sahini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencorë”, Bejrut, Liban.

12-Imam Semhudiu, “Xhuahiru’l-Ikdejni Fi’l-Fadli’sh-Sherefejni Sherefi’Ilmi’l-Xheli ue’n-Nesebi’Nebeuijji” (Gurët e Çmuar Të Dy Besimeve Në Dy Farefiset e Pastra, Nderimi i Dijes së Kulluar dhe Nderimi i Pastër i Farefisit të Lajmëtarit), fq. 234, Analiza, Përgatitja dhe Vërtetimi Nga Mustafa Abdulkadir Atauiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencorë”, Bejrut, Liban.

13-Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Haxher Hejthemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala’l-Ehli’Rafidi’d-Dalali ue’z-Zindika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 438, Vërtetimi Nga Kamil Muhammed Harrati dhe Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu, Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

14-Muhammed Ibn Ali Sheukaniu, “Nejlu’l-Eutari Mine’l-Esrari’l-Munteka’l-Ahjari” (Përfitimi i të Përkushtuarve Nga Të Fshehtat e Lidhjes Pas Të Të Zgjedhurve), vëll. 4, fq. 375, Analizimi, Paraqitja dhe Përgatitja Nga Muhammed Subhi Ibn Hasan Halaku, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Bejrut, Liban.

15-Muhammed Ibn Ali Sheukaniu, “Nejlu’l-Eutari Mine’l-Esrari’l-Munteka’l-Ahjari” (Përfitimi i të Përkushtuarve Nga Të Fshehtat e Lidhjes Pas Të Të Zgjedhurve), vëll. 4, fq. 375, Analizimi dhe Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti 1429 sipas mërgatës islame / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

16-Dijetar Muhammed Ibn Ibrahim Jemami, “Auasim ue’l-Kauasim Fi’dh-Dhebbi Ani’s-Sunneti’l-Ebi’l-Kasimi” (Kryeqytetët e Betimeve Në Këndvështrimin e Sunnetit të Ebu Kasimit), vëll. 3, fq. 519.

17-Shejh Abdullah Ibn Abdurrahman Xhibrini, “Talikatu’z-Zekijjeti Ala’l-Akideti’l-Uasitijje” (Udha e Zgjuar Në Besimin e Mesëm), vëll. 2, fq. 223, Analizimi dhe Përgatitja Nga Ebu Enis Ali Ibn Husejn Ebu Leuzi, (viti 1419 sipas mërgatës islame / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Atdheu”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

18-Shejh Abdullah Ibn Abdurrahman Xhibrili, “Talikatu’z-Zekijjeti Ala’l-Akideti’l-Uasitijje” (Udha e Zgjuar Në Besimin e Mesëm), vëll. 2, fq. 223, Analizimi dhe Përgatitja Nga Ebu Enis Ali Ibn Husejn Ebu Leuzi, (viti 1419 sipas mërgatës islame / viti 1998 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Atdheu”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

19-Ali Ibn Muhammed Amidiu, “Ihkam Fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi Në Metodologjinë e Gjykimeve), vëll. 1, fq. 323, Vërtetimi Nga Shejh Abdurrezak Afifiu, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak