Diskriminim në Gjermani: Femrat me hixhab nuk pranohen të punësohen

Publikuar në Shta. 25, 2016, 3:42 a.m.

Rezultatet e një hulumtimi në Gjermani, tregojnë se femrat myslimane të veshura me hixhab nuk pranohen në punë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, hulumtimi i qendrës studimore të punës në qytetin Bon të Gjermanisë tregojnë se femrat myslimane në Gjermani, në formë të diskriminuar nuk pranohen në punë vetëm për arsye se mbajnë të veshur hixhabin islamik. Studimi është kryer me anë të dy CV-ve  njëri me emër Marjam Ouzturk dhe tjetri me emrin Sadnra Power. Në përfundim të studimit 18% e kompanive gjermane kanë ftuar Sandra Poëer për të kryer intervistë për vendin e punës ndërkohë që vetëm 13% prej tyre kanë dërguar ftesë për Marjam Ouzturk. Mirëpo në kohën kur CV e Marjamit është dërguar me një foto të veshur me hixhabin islamik, vetëm 4% e punëdhënësve kanë dërguar ftesë për kryerjen e intervistës për vendin e punës. Vlen të theksohet se në Gjermani po punohet për të inkuadruar shoqërinë myslimane në shoqërinë gjermane, ndërkohë që shumica e emigrantëve në këtë vend janë myslimanë nga Afganistani, Siria dhe Iraku.