Librat e babait të tij murg budist e bën atë musliman

Publikuar në Shta. 25, 2016, 3:34 a.m.

Dr. Amin Maccoto Mesitani, studiues, hulumtues, përkthyes dhe dijetar  

musliman japonez.  Ai u lind në vitin 1948, e përqafoi fenë Islame  në vitin 1988 dhe punon në Institutin Arab Islamik në Tokio.

Dr. Amini u lind në një familje budiste në Kioto, i cili ishte kryeqyteti i Japonisë  para Tokios  dhe një vend-qëndrim i shumë  tempujve budistë  dhe Shinto.   Babai i tij dhe gjyshi i tij ishin murgjë budistë.

 Babai i tij kishte dituri  për shumë fe të tjera, pasi ai kishte një bibliotekë të madhe plotë me libra të ndryshme , duke përfshirë edhe libra islame. Kjo ishte mënyra e tij për të fituar dituri  rreth Islamit. 

Kur ishte fëmijë, Dr. Amin Maccoto lexonte disa faqe nga Kurani Fisnik, deri sa ai u impresionua aq  shumë nga përmbajtja e Kur’anit.

Dr. Amini  thotë: "Kam zbuluar se kjo fe ka ideologji të thellë dhe kjo i jep vlerë dhe arsye jetës. Pra, doja të dija më shumë për të dhe për t’iu paraqitur  atë edhe të tjerëve ... Kam kërkuar për të zbuluar arsyen, sekretin prapa fuqisë së Islamit. Kjo ishte një hyrje për mua drejt  Islamit ... "Dhe kështu, ai filloi të mësojë gjuhën arabe që të mëson më shumë për Islamin. 

Ai ishte krejtësisht i bindur që të përqafoi Islamin. Dr. Amin thotë: "Unë e kam përqafuar Islamin me dëshirën, me vullnetin tim. Askush  mua nuk më ka detyruar ose të kërcënuar. Pasi kam thënë  Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, u ndriçova. Si musliman, unë ndihesha i lehtësuar dhe i qetësuar, në paqe.   Unë jam ndryshe nga muslimanët të cilët janë të lindur musliman ... apo e kanë trashëguar Islamin  nga prindërit e tyre. Shumica e muslimanëve japanezë e kanë  përqafuar Islamin me dëshirë, me vullnet, e kanë zgjedhur vetë. Ata nuk kanë  lindur muslimanë ... " 

"Çfarë është interesante është se numri i të rinjve japonezë që e përqafojnë fenë Islame është vazhdimisht në rritje, sepse në shoqërinë tonë, të rinjtë janë të rrezikuar,  ata vuajnë, nuk gjejnë një vlerë për jetën e tyre"

Dr. Amin Maccoto shkroi shumë libra islame, libri i tij i parë ishte ‘Besimi në Allahun. Allahu e bekoftë atë dhe të shpërbleftë me mirësitë e Tij.



Burimi : islaminjapanmedia.org