Ambasadori britanik në Arabinë Saudite kreu Haxhin pas konvertimit në Islam

  • Simon Collis me bashkshorten Huda, në Mekë
Publikuar në Shta. 24, 2016, 1:43 a.m.

Ambasadori britanik në Arabinë Saudite është konvertuar në Islam dhe këtë javë ka përfunduar haxhin me gruan e tij siriane.

Një foto e Simon Collis në veshje tradicionale e bardhë  që veshet  nga haxhinjt  gjatë Haxhit ishte postuar në Twitter nga Fawziah Albakr, i Universitetit të Mbretit Saud.

Ajo shkroi në arabisht: "Ambasadori  britanik në Mbretërinë Saudite e kreu Haxhin pas konvertimit të tij në Islam: Simon Collis me gruan e tij Mrs. Huda në Mekë. Falënderimi i qoftë All-llahut. "

Ambasadori u konvertua në Islam në vitin 2011 ", pasi kaloi 30 vjet në shoqëritë muslimane" dhe pak para martesës së tij me Huda al-Muxharkech, sipas raporteve të medias arabe.

Simon Collis ka qenë  ambassador në Rijad që nga viti 2015. Ai ka shërbyer më parë në një numër të vendeve të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Sirinë, Irakun, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin, gjithashtu në Indi dhe Tunizi.

Zyra e Jashtme nuk pranoi të komentojë, duke thënë se kjo ishte një çështje private. Ambasada britanike në Rijad gjithashtu tha se nuk kishte asnjë koment.

Rreth 1.8 milionë haxhinj myslimanë e kryen Haxhin këtë vit në vendet e shenjta në Arabinë Saudite. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, dhe të gjitha muslimanët që kanë mundësi  të paktën një herë në jetën e tyre shkonë në  Haxh.



Burimi : The Guardian