3,5 miliard njerëz në botë shfrytëzojnë Internetin

Publikuar në Shta. 22, 2016, 2:16 a.m.

Në botë gjer në fund të këtij viti 3,5miliard njerëz do të shfrytëzojnë internetin që paraqet 47% të popullatës së botës dhe rreth 300 milion më shumë në krahasim me vitin 2015, ceket në  raportin e fundit i Komisionit të Kombeve të Bashkuara për internet dhe Unionit ndërkombëtar të telekomunikacioneve (ITU). Në botë ekzistojnë 91 shtete në të cilin më shumë se 50% të popullatës shfrytëzojnë internetin në krahasim me 79 shtete nga viti i kaluar. Edhe pse Kina dhe India janë tregjet më të mëdha të internetit në botë,  ato janë njashtu në mes gjashtë vendeve të cilët japin së bashku 55% të botës që janë jashtë rrjetës së internetit, ceket në raportin e Komisionit të Kombeve të Bashkuara.  20 shtete, duke përfshirë SHBA-të, Kinën dhe Indinë marrin pjesë me ¾ të popullatës botërore  të cilët nuk përdorin akoma internetin.

“Këto rezultate sugjerojnë se përpjekjet e orientuar në vetëm disa tregje mund të ndihmojnë dukshëm në tejkalimin e “hendekut digjital” në mes përdoruesve”online”dhe “offline” të popullatës botërore”, vlerësojnë në ITU. Top 10 vendet me shfrytëzim të internetit në amvisëritë gjenden në Azi ose në Lindjen e Mesme, prej të cilëve në vendin e parë është Korea Jugore me 98,8% të amvisërive të kyçur në internet. Pas saj është Katari me 96% dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 95%. Në anën tjetër, Islanda ka përqindjen më të madhe të përdoruesve individual të internetit(98,2%), pas saj është Luksemburgu (97,3%) dhe Andorra(97%).

Shfrytëzimi më i ultë i internetit gjendet në Afrikën subsahariane, në të cilin në numrin e madh të shteteve përqindja e popullatës të cilët janë të kyçur në rrjetë gjendet nën 3%, duke përfshirë Çadin me 2,7%, Siera Leone me 2,5%, Nigerinë me 2,2%, Somalinë 1,8% dhe Eritrenë 1,1%. Shtetet lidere në shfrytëzimin e kyçjeve shumë rrjetesh në internet janë Monako dhe Zvicra me 45% apo me më shumë se 47 parapagues në 100 banorë.

Përqindja më e madhe e kyçjeve aktive mobile, gjegjësisht parapaguesëve ka Finlanda 144, Singapori 142 dhe Kuvajti 139. Në rajonin pacifiko-aziatik gjenden 1, 7 miliard njerëz përdorues të internetit apo 48% nga numri i gjithëmbarshëm i kyçjeve mobile të internetit në botë.



Burimi : Al Jazeera