Ajetullah Shejh Xhaafer Al-Sobhani: Ditët e vështira të popullit të Bahrejnit do të përfundojnë dhe fitorja do të vijë

  • Ajetullah Shejh Xhaafer  Al-Sobhani
Publikuar në Shta. 16, 2016, 5:53 p.m.

Autoriteti i lartë fetar, Ajetullah  Shejh Xhafaar al-Sobhani i  bëri thirrje krerëve të Bahrejnit  për t'i dhënë fund shtypjes së popullit  të Bahrejnit, dhe për të ndaluar persekutimin e tyre.

Në një deklaratë të publikuar të martën, (6 shtator, 2016), Ajetullah Sobhani tha se ai është duke marrë  lajme "të dhimbshme dhe të tmerrshme" nga Bahrejni, të cilat tregojnë se "krerët e Bahrejnit po kryejnë veprime të papërshtatshme ndaj njerëzve të vuajtur të Bahrejnit."  

"Disa vite më parë, populli i Bahrejnit është revoltuar dhe ka kërkuar të drejtat e tyre ligjore dhe legjitime nga qeveria në pushtet dhe nga regjimi në Bahrejn. Megjithatë, kjo qeveri, në vend të që të pranojë pozitivisht kërkesat e popullit, qeveria, regjimi u përgjigj me gjuhën e armëve," shtoi ai .

"Nuk ka ditë në këtë vend pa institucione ligjore që populli i Bahrejnit  nuk persekutohet.  Regjimi i Bahrejnit varet vetëm në aftësinë e forcës ushtarake", vuri në dukje Ajetullah Shejh al-Subhani. 

Më tej, ai e përfundoi në deklaratën e tij duke nxitur krerët e Bahrejnit për të " ndaluar presionin  dhe  përndjekjen e popullit të Bahrejnit  dhe për të respektuar ligjin në vend dhe jo të shtypin popullin me mbështetjen e shtetit fqinjë, Arabisë Saudite."

"Ata duhet ta dinë se këto ditë të vështira të cilat populli i Bahrejnit është   duke i  përjetuar do të përfundojnë, dhe fitorja do të vijë, dashtë Zoti", tha ai më tej.



Burimi : M Bahrain