Demonstrata në Bahrejn në mbështetje të Shejh Issa Kassimit

Publikuar në Shta. 15, 2016, 9:09 p.m.

Populli në Bahrejn  organizoi demonstrata kundër regjimit në të gjithë mbretërinë e vogël  në Gjirin Persik në mbështetje për hoxhën e shquar musliman shia, Shejh Issa Kassim, të cilit në kohën e fundit iu ka marrë shtetësia  nga regjimi i Al Khalifah.

Të premten në mbrëmje, protestuesit marshuan përgjatë rrugëve në fshatrat veriore Barbar, Karbabad, Makaba, Ebu Saiba, al-Maksha,  Shakhura, Shahrakan dhe gjetkë në Bahrejn, duke mbajtur portrete të Shejh Issa Kassimit dhe duke theksuar se hoxha  79-vjeçar është "vija e kuqe" e tyre është raportuar në rrjetitn TV Luala në gjuhën arabe. 

Protestuesit gjithashtu kritikuan regjimin e Bahrejnit për bashkëpunimin me Arabinë Saudite, dhe kërkuan dhënien fund të shtypjes së rëndë  dhe persekutimin e muslimanëve shiitë në Bahrejn.

Autoritetet e Bahrejnit e kanë  zhveshur  Shejh Issa Kassim nga shtetësia e tij më 20 qershor 2016. Vendimi erdhi një javë pasi ata pezulluan bllokun kryesor të opozitës në Bahrejn, al-Wefaq, Shoqëria  Islame Kombëtare, sekretari i përgjithshëm i së cilës, Shejh Ali Selman, vetë një klerik i shquar musliman shia, ka qenë në burg nga dhjetori i vitit 2014. 

Zyrtarët e regjimit, gjithashtu,  shpërndan edhe opozitën, Shoqatën Islame al-Risala  dhe Institucionin Islamik të Iluminizmit, i themeluar nga Shejh Issa Kassimi.

Protestuesit anti-regjimit kanë organizuar demonstrata të shumta në Bahrejn pothuajse çdo ditë që nga 14 shkurti  2011, duke i bërë thirrje regjimit të Al Khalifah të heqë dorë pushteti. Trupa nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u vendosën në Bahrejn në mars të vitit 2011 për të ndihmuar  regjimin në Manama nga goditja e saj prej tubimeve  paqësore dhe pro-demokracisë.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur apo arrestuar nga regjimi i Manama-s  nga sulmet mbi aktivistët kundër-regjimit.