Ngritja e shpejtë e Kinës

Publikuar në Shta. 14, 2016, 2:40 a.m.

Gjer në fund të vitit 1990, Kina u bë bartëse dominuese të fuqisë gjeopolitike në fund të shek. XX-të në prodhimin e thëngjillit dhe çelikut. Si pasojë e kësaj kemi kërcim në lartësi të indeksit të ndërlikuar të aftësive kombëtare, i cili ndërlidhet me shpenzimet ushtarake, personel ushtarak, shpenzimin e energjisë, prodhimit të hekurit dhe çelikut, popullatës urbane dhe popullatës së gjithëmbarshme si tregues i fuqisë nacionale.

Në fund të vitit 2000 Kina u shndërrua në punëtori e madhe e botës, duke kaluar SHBA-në në prodhimtari dhe duke iu afruar edhe në pikëpamje të GDP-së. Si pasojë e kësaj Kina e tejkaloi SHBA-në në spektrin e gjerë të mbrojtjes të shpenzuesit dhe treguesit të ndikimit ekologjik, sikurse që janë eksporti, emetimi i CO2, shfrytëzuesit të internetit, shpenzuesit të energjisë, shitjes së veturave, prodhimit të veturave, dhe një varg shpikjeve të zhvilluara. Sivjet Kina e ka tejkaluar edhe një dukuri të rëndësishme, para dhjetë vitesh komponenta hi-tech e ekonomisë së saj ka qenë vështirë e krahasueshme me cilido shtet evropian, ndërsa tani kjo është e kalueshme për te sikurse që e kanë shënuar SHBA-të  në fund të vitit 2010.

Në vitin 1996 Kina ka publikuar 29.000 punime shkencore, me këtë ka qenë e rreshtuara prapa Japonisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës të cilët kishin punime të publikuara prej 50.000-90.000, e të mos flasim për SHBA-të që kishin atë vit 333.000  punime shkencore. Ndërsa në vitin 2015 Kina ka publikuar 416.000 punime, dhe ishte e dyta pas SHBA-ve me 567.000 punime. Por, punimet kineze edhe më tutje janë shfrytëzuar shumë më pak nga ato në shtetet e zhvilluara. Natyrisht kjo reflekton edhe në faktin së në mesatare kualiteti i punimeve shkencore kineze edhe më tutje është inferior, më pak novator dhe më shumë i bazuar në burime të huaja.

Kina është para SHBA-së në kuptim të publikimit të gjithëmbarshëm në shkencat matematikore-natyrore:34.000 punime kineze ndaj 28.000 punime amerikane në matematikë, 67.000 ndaj 52.000 në fizikë dhe astronomi, 63.000 ndaj 36.000 në kimi, 120.000 ndaj 67.000 në inxhinieri dhe 49.000 ndaj 41.000 në  informatike. Por në fushën e shkencave të orientuara në aspektin biologjik, SHBA-të janë akoma përpara tjerëve, 196.000 ndaj 69.000 në medicinë, 83.000 ndaj 59.000 në biokimi-gjenetikë, 23.000 ndaj 7.000 në neurologji dhe 18.000 ndaj 14.000 në farmakologji. Përndryshe SHBA-të mbajnë dominim të qartë edhe në shkencat shoqërore dhe artistike: 54.000 ndaj 7000 në shkencat shoqërore, 10.000 ndaj 2000 në ekonomi, 23.000 ndaj 2.000 në psikologji dhe 27.000 ndaj 2.000 në shkencat artistike dhe humane.

Lëvizjet e gjithëmbarshme të cilët nuk mund të mohohen, është se perfomanca shkencore kineze me shpejtësi po afrohet nivelit amerikan dhe me siguri edhe do ta tejkalojë atë, në shifra , në vitin 2020 shkruan UNZ Review.



Burimi : globalcir