Muslimanët shiitë të Bahrejnit e falën Namazin e Xhumasë pas 6 javësh

Publikuar në Shta. 14, 2016, 2:35 a.m.

Muslimanët shiitë e kanë falur Namazin e Xhumasë në Xhaminë e Imam Sadikut (a.s.),    xhamia më e madhe në fshatin Diraz, në Bahrejn, pas një ndalim gjashtë-javor të imponuar nga regjimi Al Khalifa.

Autoriteti i shquar  fetar,   Shejh  Muhsin al-Gharifi ka udhëhequr namazin në xhami, raportoi  faqja Al-Bahrain al-Yawm website.

Në  hytben, predikimin e tij, Shejh Muhsin al-Gharifi  kërkoj nga regjimi të  tërhiqen vendimet e tij ndaj dijetarëve fetarë në Bahrejn.

Ai gjithashtu  e përshkroi gjatë hytbes, predikimit, në Xhaminë e Imam Sadikut (a.s.) si zëri i udhëzimit që fton për reforma dhe afërsisë midis njerëzve, duke hedhur poshtë akuzat se ai nxit për kryengritje, përçarje.

Forcat e sigurisë të regjimit të Manama-s kanë penguar besimtarët të shkojnë në Xhaminë e Imam Sadikut për  afër dy muaj.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar një numër të qytetarëve të cilët ishin përpjekur për të arritur në xhami.

Ky veprim ka qenë pjesë e masave të ashpra të regjimit ndaj popullisisë muslimane shiite dhe dhe hoxhallarëve që janë intensifikuar në muajt e fundit.

Këto masa të rrepta përfshijnë edhe revokimin e shtetësisë të Shejh Isa Kassimit, autoriteti më i lartë fetar, musliman shiitë, në Bahrejn, në muajin  qershor, 2016.