Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetepestë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shta. 8, 2016, 1:01 a.m.

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim, me përshëndetjen më të bukur islame: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetepestë, me titullin: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë, të bijës së përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndjekësit tanë të nderuar, na drejtojnë shpesh me këmbëngulje pyetjen: “Vallë cila është lidhja mes ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe Hadithit Thekalejn?!” “Vallë a do të kishit mirësinë që t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Lërmëni t’iu citoj, se në njërën anë, pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, në veprat e tyre, orvaten me mish e me shpirt, në cilësimin si të vërtetë të hadithëve, të cilët lavdërojnë bijtë e Umejjes “emeuitët”, si p.sh. Muauije Ibn Ebi Sufjanin dhe Jezid Ibn Muauijen, ndërsa në anën tjetër, orvaten sërish me të tëra mënyrat dhe mjetet, në cilësimin si të dobët dhe të shpikur, të hadithëve të cilët bëjnë fjalë, për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe Imam Aliut (p.m.t.)”.

“Themi se do të shtrohen shpesh, pyetjet e kësaj natyre. Ndonjëherë marrim dhe qortime, se përse e zgjasim kaq shumë programin tonë, me shpjegimet dhe sqarimet tona, mbi Hadithin Thekalejn. Megjithatë lejomëni t’iu rikujto, ndjekësve tanë të nderuar se, titulli i programit tonë është: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Hadithi Thekalejn”. Prandaj pohojmë se tanimë, jemi të mësuar me këto lloj pyetjesh. Si rrjedhojë, vëmë theksin se, si ardhja e Imam Mehdiut (p.m.t.), si Hadithi Thekalejn, si Ajeti i Pastrimit ashtu dhe Hadithi i Mbylljes së Dyerve, të cilat i kemi shqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë të hollësishme, këta muajt e fundit, janë të gërshetuara ngushtë, me njëra-tjetrën”.

“Ndërsa tani, le t’i rikthehemi dhe njëherë pyetjes së lartpërmendur. Por për t’i dhënë përgjigjen e duhur, pyetjes së sipërcituar, nënvizoj faktin se, ndihemi dhe njëherë i detyruar, që t’i bëj një përmbledhje të shkurtër, çështjeve të mësipërme, të cilat kemi më tepër se një vit, që i analizojmë dhe i vërtetojmë, në mënyrë të imtësishme”.

“Jam i mendimit, se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne e kemi ndarë, në dy pjesë analizimin dhe hetimin e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Më pas kemi shtuar se, bashkësia e dijetarëve dhe muhaddithëve sunnitë dhe shiitë, është njëzëri mbi çështjet në fjalë dhe se nuk gjendet, asnjë mosmarrëveshje, në mesin e tyre”.

“Çështjet mbi të cilat, dijetarët dhe muhaddithët sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri janë si vijojnë:

“Çështja e parë, është se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të shfaqet në fundin e kohërave dhe se Dita e Kijametit, do të ndodhë vetëm pas shfaqjes së tij. Citojmë se këtë çështje, e kemi shtjelluar disa herë. Madje ne kemi lexuar dhe pjesë nga vepra me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Trasmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Më pas kemi kumtuar se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti, derisa një njeri i familjes sime, të sundojë mbarë rruzullin tokësor. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe ai i cili diskuton mbi këtë të vërtetë ose është i paditur, ose kokëfortë, ose e qëllimisht e kundërshton këtë”.

“Çështja e dytë, është se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.). është një nga shtyllat e besimit shiit. Me fjalë të tjera, besimi në shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin kohërave, është një dodmosdosmëri e besimit islam shiit. Rikujtojmë se dhe këtë çëshjte, e kemi sqaruar gjërë e gjatë, në programet tona paraardhëse”.

“Çështja e tretë është se, ne kemi shpjeguar se dijetarët dhe muhaddithët sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi hadithin: “Me të vërtetë, pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë “prijës”, dhe se duke u mbështetur në këtë hadith, kanë arritur në përfundimin se imami “prijësi” i dymbëdhjetë dhe i fundit, është pikërisht Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.). Përmendim se dhe këtë çështje, e kemi shpjeguar në mënyrë të hollësishme, në programet tona paraardhëse”.

“Gjithashtu kemi theksuar se në veprën e tij me titull: “Nihaje Fi’l-Fiten ue’l-Melahimi” (Fundi i Sprovave dhe i Luftrave) dhe në veprën e tij me titull: “Akidetu’s-Seferinijje” (Besimi Seferinijje), Imam Ibn Kethiri, ka shënuar dhe përcjellur shumë hadithë, të cilët bëjnë fjalë për këtë ngjarje madhështore. Ja pra ku nisemi, kur themi me gojën plot, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), është imami “prijësi” i dymbëdhjetë dhe i fundit, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), e përmendur në hadithin e lartpërmendur”.

“Çështja e katërt, është se detyra kryesore, e Imam Mehdiut (p.m.t.), do të jetë sundimi i rruzullit tokësor me drejtësi, urtësi dhe paqe. Kjo është një e vërtetë, e cila i përket vetëm Imam Mehdiut (p.m.t.). E thënë ndryshe, detyra e dërgimit të Imam Mehdiut (p.m.t.), është dhe përmbushja e detyrës së të dërguarve të Allahut (k.m.t.), e cila është një nga qëllimet e dërgimit të tyre, në çastin dhe në vendin e duhur, në mënyrën më të përkryer hyjnore”.

“Çështja e pestë, është se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga Farefisi Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.). Ne kemi përsëritur se dijetarët dhe muhaddithët sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se, Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.m.t.), është Ehli Bejti i tij, në të cilin bën pjesë dhe e bija e përzgjedhur e Muhammedit (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.). Nënvizojmë faktin se deri më tani, ne i kemi shqyrtuar dhe trajtuar, në mënyrë të imtësishme, një për një, të tëra këto çështje”.

“Më tej kemi kaluar, në pjesën e dytë, të programeve tona, ku kemi bërë të njohur, se këto janë çështje, të cilat i besojnë dhe i pranojnë, vetëm dijetarët dhe muhaddithët, e Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Pika e parë, është dhënia përgjigje e pyetjes: “Vallë a është i gjallë Imam Mehdiu (p.m.t.), në ditët e sotme dhe se a do të shfaqet ai, pikërisht në fundin e kohërave?!”

“Pika e dytë, është shpjegimi i pyetjes: “Vallë a është e mundur që Imam Mehdiu (p.m.t.), të ndahet nga Libri Allahut, Kur’ani Famëlartë?!” “Tani për tani nuk dua t’i hyj, trajtimit të çështjes së pafajësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), por në vend të kësaj, po përdor si përgjigje, Hadithin Thekalejn, në të cilin thuhet: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”,

“Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a është Imam Mehdiu (p.m.t.), i pandashëm nga Kur’ani Fisnik dhe se a është ai një njeri, i cili zbaton me përpikmëri Librin e Allahut (l.m.t.), ose mos vallë ai është një njeri i rëndomtë, i cili herë-herë, zbaton ajetët kuranorë dhe se herë-herë, ai nuk i zbaton këta, duke gabuar dhe duke i ngatërruar ajetët dhe si rrjedhojë, është një njeri i ndashëm nga Kur’ani Famëlartë?!” “Themi se qëllimi i shtrimit, të këtyre pyetjeve, është shpalosja e të vërtetës së pamohueshme, se Kur’ani Fisnik është i pagabueshëm dhe i përkryer, që nga fillimi deri në fundin e tij, sepse tërësia e të vërtetave të qënësishme, gjenden brenda tij. Pra përsërisim se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i detyruar, që të jetë njeriu i përsosur, i cili është i barabartë dhe i cili është i pandashëm nga Kur’ani Famëlartë. Rikujtojmë se dhe çështjen në fjalë, e kemi shpjeguar, në programet tona paraardhëse”.

“Kjo është dhe arsyeja kryesore, se përse nisëm analizmim dhe hetimin e Hadithit Thekalejn, pra për ti dhënë përgjigjet e duhura, pyetjeve të sipërshtruara si: “Vallë a është Imam Mehdiu (p.m.t.), i gjallë dhe në mesin tonë tani, ndërsa ne jemi duke zhvilluar këtë program?!” “Vallë a mund të ndahet, ky i fundit, ose i është i pandashëm nga Libri i Allahut (f.m.t.), Kur’ani Fisnik?!” “Vallë a është Imam Mehdiu (p.m.t.), njëri nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!” “Nëse ju ankoheni se përse, ne i zgjasim kaq shumë programet tonë, atëherë duhet ta dini se, këtë e bëjmë duke u nisur, nga rëndësia jetike dhe thelbësore, që bart çështja në fjalë”.

“Ashtu siç e dini dhe ju, në shkencën e arsyes, ne përdorim termat: “lloj” dhe “bashkësi”. Si për shembull, kur analizojmë, aftësinë e të folurit të njeriut, përdorim termin: “një gjallesë folëse”. Ndërsa kur duam, të bëjmë të qartë, cilësinë e kalit, themi: “një kafshë hingëlluese”. Ja pra në shembullin e njeriut, ai cilësohet si “lloj”, ndërsa në shembullin e dytë, kali cilësohet si “bashkësi”.

“Tani duam t’u rikujtojmë, ndjekësve tanë të nderuar se, çështjet të cilat kanë të bëjnë, me Imam Mehdiun (p.m.t.), vetvetiu shërbejnë, në ngritjen dhe vlerësimin e rëndësisë së madhe që bart, Shkolla e Ehli Bejtit. Pra nëse ne si bashkësi dijetarësh dhe muhaddithësh shiitë, nuk i kushtojmë rëndësinë dhe vëmendjen e duhur, njërës nga shtyllave të besimit tonë, asaj së shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), themi se fatkeqësisht, do ta nënvlerësonim, madje do ta zhvlerësonim tërësisht, këtë çështje të një rëndësie madhore”.

“Megjithatë me keqardhje shprehemi, se në ditët e sotme, vërejmë se disa stacionë televizivë, të cilët janë të mësuar tanimë, me botëkuptimin dhe këndvështrimin emeuist dhe atë të pseudodijetarit emeuist Ibn Tejmijje, i cili mbron me fanatizëm, ideologjinë rrënuese dhe tekfiriste uehabbiste, themi se këta të fundit, marrin guximin mbi diskutimin, pa u mbështetur në asnjë argument, mbi një çështje kyçe, si shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe përfshirja e këtij të fundit, brenda dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.). Lërmëni t’iu vëmë në dijeni, se këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët luajnë rolin e njeriut shejtan të mallkuar, (Allahu (k.m.t.) na ruajttë!), shohin ëndrra me sy hapur, sepse tekefundit ata e dinë shumë mirë, se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.), është një çështje thelbësore, e cila bart një rëndësi të jashtëzakonshme për Shkollën e Ehli Bejtit”.

“Ndërsa tani kemi dëshirë, që t’ua bëjmë të qartë, ndjekësve tanë të nderuar, se ne besojmë fuqishëm në faktin, se rruzulli tokësor, nuk është lënë i vetëm dhe pa zot. Me këtë nënkuptojmë, shfaqjen e dymbëdhjetë të imamit, prijësit, ose udhëheqësit të përmendur, në hadithin e mësipërm të Muhammedit (p.q.m.t.). Tani duam t’u bëjmë thirrje, ndjekësve tanë të nderuar, që t’i drejtohen kreut me titull: “Rruzulli Tokësor, Nuk Mund t’i Mungojë Kurrë Argumenti”, e veprës me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e dijetarit shiit Imam Kulejnit”.

“Disa nga hadithët e pranishëm, në këtë krye janë: “Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.) shënon: “Allahu im. Ti nuk e lë rruzullin tokësor, t’i mungojë një argument, i cili vërteton argumentin Tënd, për robërit e Tu”.

“Ndërsa imami i pestë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, Imam Muhammed Bakiri (m.m.t.), citon: “Betohem në Allahun (l.m.t.), se që nga vdekja e Ademit (p.m.t.), e deri në ditët tona, asnjë epoke kohore, nuk i ka munguar imami i saj. Nëpërmjet këtij imami, njerëzimi i është drejtuar Allahut (f.m.t.). Ai imam, është argument, mbi robërit e Allahut”. (1)

“Lejomëni t’iu them se kjo çështje, është një nga shtyllat e besimit tonë shiit, e cila përkthehet në argumentin, i cili i përket Allahut (k.m.t.), në çdo epokë të njerëzimit, mbi rruzullin tokësor. Kështu që duke u mbështur në hadithët në fjalë, arrijmë në përfundimin se, prania e një imami, prijësi ose udhëheqësi në ditët tona, është e detyrueshme dhe e pashmangshme”.

“Ndonëse disa dijetarë dhe muhaddithë sunnitë, kanë disa mosmarrëveshje, mbi renditjen e këtyre hadithëve, asnjëri nga këta të fundit, nuk e kundërshtuar mosmarrëveshjen mbi këtë çështjen në fjalë. Me synimin e bërjes sa më të qartë, të kësaj çështjeje, tani do ta ilustrojmë me një shembull:

“Në veprën e tij me titull: “Fet’hu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), dijetari sunnit, Ibn Haxher Askalani kumton: “Me të vërtetë gjenden hadithë të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, në mënyrë të pashkëputur, se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jetë nga bashkësia muslimane dhe se Isai i biri i Merjemes (p.m.t.), do të falë namaz pas tij. Ja pra ky është argumenti, i cili vërteton se Isai (p.m.t.), do të falë namaz, pas një imami “prijësi”, nga bashkësia muslimane, në një kohë shumë të afërt, pak para ardhjes së Ditës së Kijametit”. (2)

“Gjithashtu me këtë hadith, nënkuptojmë se falja e namazit të Isait (p.m.t.), i cili është njëri nga pesë, të dërguarit më të mëdhenj të Allahut (l.m.t.), “Ulu’l-Adhmit”, pas Imam Mehdiut (p.m.t.), është një shenjë e dukshme treguese, e madhështisë së Imam Mehdiut (p.m.t.). Megjithatë lërmëni t’iu tërheq vërejtjen, duke ju këshilluar, që të tregoheni të kujdesshëm, në mosngatërrimin e hadithit të lartpërmendur, me hadithin e rremë, i cili i vishet padrejtësisht Imam Aliut (p.m.t.). ky hadith është si vijon: “Imam Aliu (p.m.t.), ka falur namaz, pas tre prijësve të parë, të bashkësisë muslimane”. “Pohojmë se ky hadith, ndonëse është i shënuar dhe i përcjellur, nga Imam Buhariu, nuk përbën asnjë argument fetar për ne, sepse është një hadith i shpikur”.

“Por lërmëni, t’iu vë në dijeni të faktit se, mosfalja e namazit, nga ana e Imam Aliut (p.m.t.), pas këtyre prijësve të bashkësisë muslimane, nuk është si shkak i frikës, ose trembjes nga askushi. Theksojmë se Imam Aliu (p.m.t.), ka vepruar në këtë mënyrë, me synimin e ruajtjes së bashkimit në mesin e besimtarëve msulimanë. Sërish me këtë hadith kuptojmë, se Allahu (f.m.t.), i Cili është Trashëguesi i Vetëm i qiejve dhe i Tokës, nuk e ka lënë dhe nuk do ta lërë, kurrë botën pa praninë e një imami, prijësi, ose udhëheqësi. Duke i shtuar këtij pohimi dhe hadithin e mësipërm, të Ibn Haxher Askalanit, arrijmë në përfundimin e arsyetuar, se rruzullit tokësor asnjëherë, nuk i ka munguar prania e një imam, prijës, ose udhëheqësi”.

“Duke u nisur nga fakti se Ibn Haxher Askalani, e thotë këtë haptazi dhe qartazi, atëherë ngrejmë pyetjen: “Vallë përse, këta pseudodijedijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, nuk i binden dhe nuk e pranojnë këtë të vërtetë?!” “Ne përgjigjemi se, për hir të së vërtetës, themi se as ne nuk e dimë arsyen reale, se përse këta të fundit, nuk i binden  kësaj të vërtete. Ndërsa tani kemi dëshirë, që t’iu sjellim një shembull, nga vepra e tij autentike e shkruar nga ai vetë dhe jo nga ajo e analizuara. Pikësynimi ynë, është mbajtja mend, e fjalëve të dijetarit sunnit, Ibn Haxher Askalanit, nga ana e ndjekësve tanë të nderuar dhe përdorimi i tyre, në rast diskutimi intelektual”.

“Sipas thënieve të përdorura, në veprën e tij me titull: “Fet’hu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ibn Haxher Askalanit, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a ka patur ndonjë epokë kohore, në të cilën ka munguar argumenti në rruzullin tokësor?!” “Ne si bashkësi dijetarësh dhe muhaddithësh shiitë, japim përgjigje me bindje të plotë: “Jo kurrë nuk ka patur!” “E themi këtë, sepse mbi rruzullin tokësor, gjithmonë ka patur imam, prijës, ose udhëheqës, madje edhe tani ndërsa ne flasim. Ja pra kjo është dhe përgjigjia jonë”.

“Pra duke marrë shtysë, nga bërja e sa më të qartë, të kësaj të vërtete të pamohueshme, ne nisëm dhe hetimin dhe shqyrtimin e Hadithit Thekalejn. Si rrjedhojë, ne e menduam si të domodoshëm, shpjegimin e kësaj çështjeje që në fillim, të cilën e kishim planifikuar që ta shpjegonim, në fund të programeve tona. Këtë e bëmë me synimin e çiltër dhe të pastër, që tërësia e ndjekësve tanë të nderuar, ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë, tablonë e madhe, e cila iu shfaqet përpara syve të tyre”.

“Një argument tjetër, është dhe kreu me titull: “Nëse Mbeten Vetëm Dy Njerëz, Në Rruzullin Tokësor, Atëherë Njëri Nga Të Dy Është Argument”, e veprës me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e Imam Kulejnit. Jemi mëse të bindur, se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se vepra me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e Imam Kulejnit, është një nga përmbledhjet, më të rëndësishme, të hadithëve të vërtetë shiitë. Por si do që të jetë, kjo nënkupton se ne, si bashkësi dijetarësh dhe muhaddithësh shiitë, i besojmë dhe i pranojmë të tërë hadithët, të cilët kalojnë në këtë vepër”.

“Këtu e ndiejmë të nevojshme, të sqarojmë se, ashtu siç homologët tanë sunnitë, nuk i pranojnë disa nga hadithët e shënuar dhe të përcjellur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Për më tepër dhe hadithët e dobët, të cilët ceken, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimeve të Imam Ahmedit), e Imam Ahmedit”.

“E thënë ndryshe, ne nuk i besojmë dhe i pranojmë si të vërtetë, tërësinë e hadithëve të shënuar dhe të përcjellur, në veprën tonë më të rëndësishme, të përmbledhjes së hadithëve, pra përkatësisht asaj me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e Imam Kulejnit, ashtu vëllezërit tanë sunnitë, nuk i pranojnë si të vërtetë, të tërë hadithët e shënuar dhe përcjellur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”.

“Tani duam t’u bëjmë ftesë, ndjekësve tanë të nderuar, që të shfletojnë kreun me titull: “Edhe Nëse Kjo Detyrë, Mbetet Vetëm Në Duart e Dy Njerëzve, Këtë Detyrë Do Ta Përmbushë Një Kurejsht”, e veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë), e dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Pra duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se dhe nëse kjo detyrë, do t’u mbetet në duart e vetëm dy njerëzve, këtë detyrë do ta përmbushë, një njeri i cili rrjedh nga Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.), pra një argument nga Allahu (k.m.t.) ose një imam, prijës ose udhëheqës”. (3)

“Lejomëni t’iu shprehim, se ndërsa ne ishim, duke shqyrtuar këto çështje jetike, u ndiem të detyruar, që t’i shpjegonim të tëra këto çështje thelbësore, përpara nisjes së programit tonë, ndonëse ne duhet t’i kishim sqaruar, këto çështje të rëndësishme në fund dhe jo në fillim të programit tonë. Pra çështjet që kanë të bëjnë, me Farefisin e Pastër, të Imam Mehdiut (p.m.t.), identiteti, cilësitë, veçoritë, nëse është gjallë, ose nëse ka ndërruar jetë, sepse ai është i gjallë teksa në flasim dhe se ne kemi sjellur me qindra argumentë, të cilët jo vetëm që vërtetojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i gjallë, por është dhe i pandashëm, nga Kur’ani Famëlartë”.

“Pasi kemi sqaruar vërtetësinë e kësaj çështjeje, kemi kaluar në analizimin dhe hetimin e Hadithit Thekalejn. Arsyeja kryesore, e trajtimit të kësaj çështjeje, është hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.): “Me të vërtetë, pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë “prijës”, Sërish pohojmë se këta imamë, janë të barabartë me Kur’anin Fisnik dhe shtojmë se këta të fundit, janë të pandashëm nga Libri i Allahut (l.m.t.) dhe Libri i Allahut (f.m.t.), është i pandashëm nga këta imamë”.

“Madje dijetarët dhe muhaddithët sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është imami i dymbëdhjetë. Ndërsa tani, me synimin e bërjes, sa më të qartë, të pyetjeve të shtruara më lart, pra nëse ai është i gjallë, ose do të vijë më vonë këtë botë, ai mund të ndahet ose është i pandashëm na Kur’ani Famëlartë, ne i sqaruam gjërë e gjatë, gjatë sqarimit të Hadithit Thekalejn. Kjo është arsyeja kryesore, se përse ne jemi zgjatur kaq shumë, në shpjegimin e përmbajtjeve të këtyre çështjeve juridike, të cilat kanë të bëjne me Hadithin Thekalejn”.

“Pa humbur kohë, iu rikujtojmë ndjekësve tanë të nderuar, se çështja e parë, është zinxhiri i transmetimit të Hadithtit Thekalejn, ndërsa çështja e dytë, është përmbajtja e Hadithit Thekalejn. Këtu ne kemi bërë të njohur, se në disa hadithë, ky term kalon si “Thekalejn (Dy Porositë e Paçmuara), ndërsa në disa hadithë të tjerë, kalon si “Halifetejn” (Dy Prijës).

“Më pas vijuam me çështjen e tretë, pra zbulimin e identitetit, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Ndërsa në fund iu vumë në dijeni të faktit, se cilët janë këta anëtarë të bekuar të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët janë të pandashëm nga Libri i Allahut (k.m.t.) dhe se Libri i Allahut (l.m.t.), është i pandashëm, nga këta të fundit”.

“Falenderimi i takon vetëm Allahut (f.m.t.), i Cili bëri të mundur, që t’i dilnim mbanë, në shpjegimin, më mënyrën më të mirë, të të dyja çështjevë të para, ndërsa përsa i përkët çëshjtes së tretë, cituam përmendjen e Ajetit të Pastrimit.  Kjo është dhe çështja, që do të hetojmë dhe shqyrtojmë, në këtë mbrëmje të këndshme”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë i nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Tani vallë a do të kishit mirësinë, që t’i bënit një pëmbledhje të shkurtër, programit tonë paraardhës?!”

I ftuari: “Ashtu siç thamë dhe më herët, ne kishim për qëllim, bërjen e njohur të identitetit, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), duke rikujtuar se brenda këtij termi, përfshihen vetëm pesë vetë, përkatësisht i dërguari i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.m.t.), djali i xhaxhait dhe dhëndri i tij, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e tij e përzgjedhur Fatime Zehraja (p.m.t.), si dhe dy zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.). Arsyeja jonë e përsëritjes, së këtij përkufizimi, është shpalosja e së vërtetës, mbi përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Këtë e theksojmë, sepse Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Shuajb Arnauti dhe ndjekësit e tyre, këmbëgulin verbërisht, se brenda këtij termi, përfshihen bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.), gjë që nuk është aspak e vërtetë”.

“Ja pra dhe njëherë lërmëni, t’iu vëmë në dijeni të faktit, se aludimi i Ibn Tejmijjes, është tërësisht i pabazuar, i paqënë dhe i rremë, sepse ashtu siç e kemi nënvizuar dhe në programet tona paraardhëse, e ripërsërim të vërtetën e pamohueshme, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarët e bekuar, të cilët janë si vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Gjithashtu ne kemi mbajtur fjalën, ku kemi thënë se, ne do të vërtetonim, identitetin e këtyre anëtarëve të bekuar. Megjithatë sapo e kryem dhe këtë, para nesh u shtrua pyetja: “Vallë nga cili farefis rrjedh Imam Mehdiu (p.m.t.), nga farefisi i Imam Hasanit, ose nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.) ?!” “Më tej kemi shtuar, se këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë provuar me të tërë mënyrat dhe mjetet, vetëm e vetëm që të mashtrojnë, bashkësinë ndërkombëtare sunnite, se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe si rrjedhojë, ai nuk është imami i dymbëdhjetë dhe i fundit, i dymbëdhjetë imamëve të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.q.m.t.). Lejomëni t’iu shtoj se këta parime, ia shtojnë vlerën Shkollës së Ehli Bejtit, të cilat na ndihmojnë në arritjen e përfundimeve jetike dhe janë parathënie thelbësore”.

“Ja pra, duam t’u bëjmë të njohur, ndjekësve tanë të nderuar, se këto ishin përgjigjet tona të dhëna për këto lloj pyetjesh të parashtruara. Nëse njëri nga ju ngrihet dhe pyet: “Vallë cilët janë argumentët, të cilët vërtetojnë se brenda Ajetit të Pastrimit, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë përgjigjemi se:

“Argumenti i parë është, përfshirja e Muhammedit (p.q.m.t.), të këtyre katër anëtarëve të bekuar, brenda veshjes së tij të leshtë të zezë, si dhe ndalimi i përfshirjes në të, së bashkëshortes së tij të nderuar Ummu Selemesë”.

“Argumenti i dytë është, qëndrimi i Muhammedit (p.q.m.t.), për një periudhë kohorore, si gjashtë ose shtatë muaj rresht, para derës së shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.), si dhe leximi i Ajetit të Pastrimit, gjatë kohës së namazit të agimit. Megjithatë duke u nisur, nga analet e historisë, kumtojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk ka kaluar para derës së anjërës, së bashkëshorteve të tij nderuara, si dhe nuk e ka lexuar kurrë, Ajetin e Pastrimit”.

“Argumenti i tretë është, shpalosja e madhështisë së shtëpisë, së Imam Aliut (p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.). Në programin tonë paraardhës, kemi sqaruar se ky është, një nga faktet më të rëndësishëm, sepse ka të bëjë më mbyllen, e të tërë dyerve te bashkëkohësve të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.). Pra pohojmë se ky është një privilegj dhe një virtyt fisnik, i cili është i përket vetëm Imam Aliut (p.m.t.), kështu që askush as të mos na shesë mend dhe as të na mbushë mendjen, duke gënjyer se ka hadithi i lartpërmendur, përfshin dhe njerëz të tjerë”.

“Ai cili na akuzon dhe na fajëson, se u sillkemi si të njëanshëm, i kundërpërgjigjemi duke i thënë, se këta hadithët, kalojnë vetëm në burime dhe veprat e përmbledhjeve, të hadithëve të Shkollës së Ehli Sunnetit. Ndërsa në kemi për qëllim, hadithet, për të cilët shumica dërrmuese e dijetarëve muslimanë, janë të njëzëri. Sipas këtyre të fundit, vetëm dera e Imam Aliut (p.m.t.), ishte e hapur. E themi me bindje të plotë se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtojen për faktin, se hadithi i sipërcituar, jo vetëm që është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, por mund të përdoret dhe si një argument fetar”.

“Lërmëni t’iu lajmërojmë se, në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët), dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shënon: “Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (l.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!” (4)

“Tani dua të shtojmë, se i dërguari i Alahut (f.m.t.), pra Muhammedi (p.q.m.t.), nuk fliste kurrë nga vetja e tij, por e folura e tij, mbështetej, vetëm në kumtimin e shpalljes hyjnore. Si rrjedhojë, nënvizojmë faktin se dhe mbyllja e dyerve, përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.), ishte një urdhër i drejtpërdrejtë i Allahut (k.m.t.). Tani me të drejtë shtrohet pyetja: “Vallë a është i vërtetë, teksti i hadithit të mësipërm?!”

“Vijojmë duke thënë se, ndonëse sipas Hakim Nishaburiut, ose sipas ndonjë muhaddithi tjetër, hadithi në fjalë, është një hadith, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë të transmetimi, zinxhiri i trasmetimit të hadithi të mësipërm është problematik. Tani duam të njihemi dhe mendimin, e dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, mbi këtë çështje”.

“Tani pa humbur aspak kohë, përgjigjemi se Shejh Albani mbi hadithin e “mbylljes së dyerve”, i cili është si vijon: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (l.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shprehet: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë, domethënë i vërtetë dhe se muhaddithët e tij janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm. Citojmë se numri i madh, i dëshmitarëve të hadithit të lartpërmendur, është mëse i mjaftueshëm, për ta cilësuar këtë të fundit, si një hadith të vërtetë. Për më tepër të dhëna, mund t’i drejtoheni, veprës me titull: “Lealu’l-Masnua” (Netët e Përpunuara), e Imam Sujutit”. (5)

“Ndërsa tani, le të kalojmë, në shfletimin e veprës me titull: “Lealu’l-Masnua” (Netët e Përpunuara), e Imam Sujutit, e adresuar nga Shejh Albani. Nënvizojmë faktin, se në këtë vepër, gjenden me dhjetra hadithë, të cilët vërtetojnë autenticitetin e hadithit të sipërcituar. Kjo është arsyeja kryesore, se përse Shejh Albani, na ka dhënë si adresë, pikërisht veprën me titull: “Lealu’l-Masnua” (Netët e Përpunuara), e Imam Sujutit,  (6)

“Më pas nëse marrim si përgjigje, se këta pseudodijetarë uhhabbistë, me qasje emeuiste, nuk imitojnë dhe as ndjekin Shejh Albanin, atëherë u përmendim pohimin, e Ibn Haxher Askalanit, i cili është si vijon: “Hadithi i mësipërm, është një hadith vërtetë, i cili zotëron zinxirë të vërtetë transmetimi, të cilët fuqizojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Themi se hadithi në fjalë, jo vetëm që mund të përdoret si argument fetar, por shtojmë se, secili nga zinxhirët e tij, mund të përdoret si argument fetar me vete”. (7)

“Gjithashtu e themi me bindje të plotë, se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë parasysh faktin, se në programin tonë paraardhës, ne kemi përmendur faktin, se në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri” (Rendi i Ndihmës), Imam Kettani, e cilësonte këtë hadith, si një hadith të vërtetë, i cili është transmetuar, në mënyrë të pashkëputur transmetimi. Pohojmë se këta janë, argumentët themelorë, të cilët zbulojnë njëherë e mirë, identitetetin, e pesë anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Nëse e vërteta mbi hadithin në fjalë, është pikërisht ashtu, siç na e bëtë të qartë ju, i nderuar Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari, pra nëse hadithi i lartpërmendur, është një hadith i vërtetë, i transmetuar në mënyrë të pashkëpur, atëherë natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë ku mbështetet aludimi i Ibn Tejmijjes, kur këmbëngul se, hadithi i sipërcituar është i shpikur, sepse ky i fundit gjatë cilësimit, si i shpikur i këtij hadithi, përdor terma, të cilët të shtyjnë të besosh, se ai tanimë e ka pranuar, në mënyrë kategorike, se hadithi është i shpikur?!”

I ftuari: “Lejomëni t’iu përsërisim, ajetin 55 madhështor kuranor, të Sures Dharijat, në të cilin thuhet: “Përkujtoni, se me të vërtetë përkujtimi, u bën mirë besimtarëve”. “Ndrësa për sa i përket pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje citon: “Ky hadith është një thënie shpikur nga dijetarët shiitë”.

“Tani me të drejtë ngrejmë pyetjen: “Vallë si ka mundësi, që Ibn Tejmijje, e ka cilësuar të shpikur hadithin në fjalë?!” “Lërmëni t’iu sqarojmë se, është më të vërtetë e çuditshme, se si Ibn Tejmijje, sillet si një imitues i mirëfilltë, duke nënçmuar dhe përçmuar, tërësisht hadithët, të cilët kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.) dhe anëtarët  e tjerë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ndërsa sillet si nja analist dhe vërtetues i vërtetë, për sa i përket çështjeve, ose njerëzve të tjerë”.

“Si fillim lërmëni, t’iu vëmë në dijeni, të faktit se fillimisht, këtë pohim e ka kryer mësuesi i Ibn Tejmijjes, Ibn Kajjim Xheuziu, i cili në veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), i cili në një fragment të saj, pa ngurruar aspak, pohon qartë: “Një rafidi i ndyrë (kundërshtues), (me këtë nënkupton dijetar, Ibn Mutahhar Hilin) ka shënuar dhe përcjellur hadithin: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. “Tani ajo që dua të shprehim, është se hadithi i lartpërmendur, cilësohet dhe vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse këtë të fundit e ka shënuar dhe përcjellur, një i ashtuquajtur dijetar shiit dhe si rrjedhojë është një thënie e shpikur nga dijetarët dhe muhaddithët shiitë. Këta të fundit, kanë shpikur hadithin e sipërcituar, sepse kishin për qëllim, kundërpërgjigjen ndaj hadithit të vërtetë: “Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda xhamisë së tij, përveç derës së Ebu Bekrit”, mbi të cilin të tërë dijetarët dhe muhadddithët janë të njëzëri”. (8)

“Në të vërtetë, Ibn Kajjim Xheuziu, përsërit faktin, se gjenden hadithë, me zinxhirë të ndryshëm transmetimi, mbi hadihin e “mbylljes së dyerve”, të cilët i përkasin Imm Aliut (p.m.t.). ndërsa me fjalinë të tërë dijetarët dhe muhaddithët janë të njëzëri, nënkupton vetëm dijetarët dhe muhaddithët sunnitë, duke përjashtuar këtu ata shiitë. Me fjalë të tjera, këta pseudodjijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, besojnë se duke u nisur, nga hadithët e tyre, virtyti fisnik i përket Ebu Bekrit dhe se hadithët, të cilët ia adresojnë këtë virtyt fisnik Imam Aliut (p.m.t.), janë të rremë dhe të shpikur”.

“Tani kemi dëshirë, që t’iu vëmë në dijeni, ndjekësit tanë të nderuar, se disa nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuistë, të cilët orvaten, që të na e shesin këtë vepër, si një vepër e cila, ka përshirë vetëm hadithët e shpikur. Por për hir të së vërtetës, duhet të themi se në veprën e tij me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), Ibn Kajjim Xheuziu, nuk janë të përshirë, vetëm hadithë të shpikur, por në mesin e tyre, gjenden dhe hadithë të mirë dhe të vërtetë. Këtë nuk e themi ne, por e thotë njëri, nga dijetarët në të mëdhenj sunnitë. Në veprën e tij me titull: “Baithu’l-Hasisi” (Çështja e Përcaktuar), Imam Ibn Kethiri citon: “Ebu Ferexh Ibn Xheuziu, kishte për synim, shkrimin e një vepre, e cila do të përfshinte, vetëm hadithët e shpikur. Megjithatë ai ka shtuar dhe disa hadithë të mirë, pra jo të shpikur në veprën e tij”. (9)

“Analisti i veprës së mësipërme, Ahmed Muhammed Shakiri thotë: “Ibn Haxher Askalani shkroi një vepër me titull: “Kaulu’l-Museddedi Fi’dh-Dhebbi Ani’l-Musnedi” (Fjala Përmbyllëse e Caktimit të Zinxhirit të Transmetimit), me pikësynimin e mbrojtjes së njëzetekatër hadithëve, të shënuar dhe të përcjellur në veprën “Musnedu’l-imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), të cilët ishin shënuar dhe cilësuar si të shpikur, pikërisht në veprën me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), të Ibn Kajjim Xheuziut”.

“Në veprën e tij, dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, e qorton rëndë, madje kundërshton ta njohë si një muhaddith, Ibn Kajjim Xheuziun. Sërish Ibn Haxher Askalani vijon: “Gjithashtu njëra nga sjelljet, më të çuditshme të Ibn Kajjim Xheuziut, është dhe nxitimi dhe paqartësia e tij, duke cilësuar një mori hadithësh të mirë dhe të vërtetë, si hadithë të shpikur, pa i analizuar dhe pa i vërtetuar më herët. Pë më tepër, gjendja shkon deri në atë shkallë, sa Ibn Kajjim Xheuziu, aludon se gjenden hadithë të shpikur dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit”. (10)

“Ndërsa tani, lejomëni t’iu kumtojmë, se në disa stacionë televizivë dhe në disa hutbe, ne kemi dashur të ndërhyjmë, për të shprehur të vërtetën, se jo të tërë hadithët e shënuar, në veprën me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), të Ibn Kajjim Xheuziut, janë të shpikur dhe se brenda kësaj vepre, gjenden dhe hadithë të mirë dhe të vërtetë. Ja pra pak më lart, përmendëm vlerësimin e dy dijetarë më të mëdhenj sunnitë, përkatësisht Imam Ibn Kethirit dhe Ibn Haxher Askalanit”.

“Tani vetvetiu shtrohet pyetja: “Vallë për cilën vepër, të Ibn Kajjim Xheuziut, e ka fjalën Ibn Haxher Askalani?!” “Tani le t’i drejtohemi këtij të fundit. Vallë a është hadithi: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, njëri nga njëzetkatër hadithët e shënuar dhe të përcjellur, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, i cilësuar dhe i vlerësuar si një hadith i dobët, në veprën me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), të Ibn Kajjim Xheuziut?!”

“Pa humbur kohë, kalojmë në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Në veprën e tij me titull: “Fet’hu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ibn Haxher Askalani, rishtas shprehet: “Ibn Kajjim Xheuziu, ka gabuar rëndë, kur e ka përfshirë hadithin e lartpërmendur, në verën  tij me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), ashtu siç ka gabuar rëndë, kur i ka cilësuar si të shpikur, disa hadithë të tjerë, të cilët janë hadithë të mirë dhe të vërtetë.  Gjithashtu Ibn Kajjim Xheuziu, ka gabuar përësëri, kur ka gjykuar gabimisht, i shtyrë nga dritëshkurtësia dhe paqartësia e tij, se cilit i përket virtyti fisnki i hadithit të “mbylljes së dyerve”, kur ka ngurruar mes Ebu Bekrit dhe Imam Aliut (p.m.t.). Megjithatë  është shumë e lehtë gjykimi, se cilit i përket ky virtyt fisnik, ai i përket të dyve dhe këtu nuk ka ndonjë paqartësi”. (11)

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, pohon me bindje të plotë se Ibn Kajjim Xheuziu, ka gabuar rëndë, duke cilësuar shumë hadithë të vërtetë, si hadithë të shpikur. Këtë e ka bërë veçanërisht, në kundërshtimin dhe mohimin, e hadithëve të vërtetë, të cilët kanë të bëjnë, me cilësitë e larta dhe virtytet fisnike të Imam Aliut (p.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli bejtit (p.m.t.). Duke u mbështetur, në pohimin e Ibn Haxher Askalanit, arrijmë në përfundimin, se Ibn Kajjim Xheuziu, e ka cilësuar si të shpikur këtë hadith, me qëllimin e vetëm të nënçmimit dhe përçmimit, të virtytit fisnik, të Imam Aliut (p.m.t.) dhe se duke u nisur, nga përmbajtja e hadithit të “mbylljes së dyerve”, pohojmë se ky virtyt fisnik, i përket si Ebu Bekrit ashtu dhe Imam Aliut  (p.m.t.). Por fatkeqësisht, ne nuk pajtohemi, me mendimin e Ibn Haxher Askalanit, sepse sipas nesh nuk gjendet asnjë argument, i cili vërteton se virtyti fisnik, i përket dhe Ebu Bekrit. Megjithatë ne nuk e hedhim poshtë, vlerësimin e tij të vyer, pas analizimit dhe vërtetimit të veprës me titull: “Meuduat” (Hadithët e Shpikur), të Ibn Kajjim Xheuziut”.

“Për më tepër dhe dijetari tjetër sunnit, Imam Sujuti, thekson se hadithi i “mbylljes së dyerve”, nuk është një hadith i shpikur. Sërish në veprën e tij me titull: “Lealu’l-Masnua” (Netët e Përpunuara), i ka kushtuar një qortim qësendisës dhe shpotitës, Ibn Kajjim Xheuziut. Pas këtij qortimi Imam Sujuti shënon: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), të cilën e la hapur, pikërisht ashtu siç e gjeti”.

“Ndërsa tani lërmëni, t’iu shpjegojmë se në veprën e tij me titull: “Kaulu’l-Museddedi Fi’dh-Dhebbi Ani’l-Musnedi” (Fjala Përmbyllëse e Caktimit të Zinxhirit të Transmetimit), dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, nënvizon faktin se, cilësimi i Ibn Kajjim Xheuziut, për hadithin në fjalë si një hadith i shpikur, është tërësisht i pabazuar dhe i paqenë. Arsyeja e këtij vlerësimi, është se Ibn Kajjim Xheuziu, kapet pas mustaqeve të Çelos, sepse ka shumë paqartësi, kur thotë se hadithi i lartpërmendur, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, vepër të cilën vetë ai, pra Ibn Kajjim Xheuziu, e cilëson se përmban hadithë të shpikur, duke rënë vetë brenda më këmbët e tij. Pohojmë se Ibn Kajjim Xheuziu, vepron vetëm sipas dëshirës, epshit, oreksit të tij, duke i cilësuar gabimisht, si të shpikur hadithët e vërtetë dhe anasjelltas, sepse ai ka shumë paqartësi. Sërish citojmë se këtij të fundit, nuk i ka hije që duke u nisur nga fakti, se gjenden shumë zinxhirë të vërtetë transmetimi mbi një hadith, ta cilësojë këtë tëfundit, si një hadith i shpikur!” (12)

“Pohojmë se sipas Imam Sujutit, askush nuk ka të drejtë të cilësojë, si një hadith të dobët, një hadith të vërtetë, i cili zotëron zinxhir të vërtetë transmetimi. E thënë ndryshe, nëse një muhaddith, nuk ka mundur, të gjejë zinxhirin e trasnmetimit të një hadithi, themi se dhe ne nuk kemi mundur që të gjejmë zinxhirin e tij të transmetimit, megjithatë kjo nuk na jep të dretën, që të cilësojmë, këtë hadith si një hadith të shpikur, sepse është e mundur që në të ardhmen, gjatë kryerjes së analizave dhe kërkimeve përkatëse, muhaddithët e tjerë, mund ta gjejnë zinxhirin e tij të transmetimit”.

“Ndërsa në njërën anë tjetër, kur bëhet fjalë për hadithët, të cilët lartësojnë dhe lavdërojnë bijtë e Umejjes “emeuitët” dhe Muauije Ibn Ebi Sufjanin, këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, bëjnë gjithçka që t’u vijë doresh, duke u orvatur, me mish e me shpirt, në cilësimin dhe gjykimin këtyre të fundit, si hadithë të vërtetë, të cilët zotërojnë zinxhir të vërtetë transmetimi, ndërsa në anën tjetër, kur këta hadithë, kanë të bëjnë më prijësin e katërt, të bashkësisë muslimane, Imam Aliun (p.m.t.) dhe anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), menjehërë hidhen në sulm, me synimin e kundërshtimit, nënçmimit, përçmimit të këtyre hadithëve, vetëm e vetëm që t’i cilësojnë si hadithë të shpikur”.

“Më tej Imam Sujuti vijon: “Në atë epokë meqë, ishte e vështirë, gjendja e zinxhirit të transmetimit të tërë hadithëve, ashtu dhe në epëokën tonë, nuk është nevoja që t’i rishqyrtojmë këta hadithë, sepse në fund të fundit, është një dijetar mbi një dijetar. Një dijetar i vërtetë, i cili udhëhiqet nga parimet e ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare, nuk do ta vlerësonte kurrë një hadith të vërtetë, si një hadith të shpikur. Nëse ky dijetar ka paqartësi, atëherë ai duhet të presë, derisa të vijë një dijetar, i cili e zgjidh paqartësinë. Theksojmë se dhe ky është një hadith i këtij lloji. Por këtu duam t’iu rikujtojmë se virtyti fisnik, i hadithi i “mbylljes së dyerve”, ka të bëjë me Imam Aliun (p.m.t.). Këtë e themi, sepse gjenden shumë zinxhirë të mirë transmetimi. Duke u nisur nga fakti se, shumica e këtyre zinxhirëve të transmetimeve, janë analizuar nga muhaddithët sunnitë, arrijmë në përfundimin se ky hadith, e meriton plotësisht, të vlerësohet si një hadith i vërtetë!” (13)

“Pohimi i sipërcituar, i drejtohet veçanërisht, Ibn Kajjim Xheuziut dhe Ibn Tejmijjes, të cilët e kanë cilësuar hadithin e mësipërm, si një hadith i shpikur. Duke u mbështetur në pohimin e Imam Sujutit, me të drejtë ngrejmë pyetjen: “Vallë a nuk janë këta të dy, njerëz të cilët, e kanë zbatuar ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, të cilët mbahen, si dy nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë?!”

“Kur bëhet fjalë për Imam Aliun (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, shkojnë aq larg, në kundërshtimin dhe mohimin e cilësive të tij të larta dhe virtyteve të tij fisnike, sa harrojnë besimin e tyre tek Allahu (l.m.t.). Thënia e Imam Sujutit, se ky hadith zotëron zinxhirë të ndryshëm transmetimi, në të vërtetë i përket Ibn Haxher Askalanit. Ndonëse kjo thënie, iu është drejtuar drejtpërdrejtë, Ibn Kajjim Xheuziut, në të vërtetë është dhe një fshikullimë, e cila vlen dhe për Ibn Tejmijjen. Ndërsa tani duke i bërë një përmbledhje, themi se hadithi i lartpërmendur nuk është një lajm i vetëm, që të mund të lërë shtigje, për ngritjen e dyshimeve, sepse në fund të fundit hadithi i sipërcituar, ka arritur shkallën e vërtetësisë, sepse është transmetuar në mënyrë të pashkëputur”.

“Tani si përfundim, duam t’i bëjmë thirrje ndjekësve tanë të nderuar, duke iu rikujtuar dhe njëherë shprehjen e mendimit të gabuar, të Ibn Tejmijjes, mbi këtë hadith i cili është: “Hadithi i “mbylljes së dyerve”, nuk është gjë tjetër, vetëm se një shpifje e dijetarëve shiitë”. “Por ajo që na bën më shumë përshypje, është fakti se akdemiku bashkëkohor dhe vërtetuesi i veprës së Ibn Tejmijjes, Doktor Muhammed Rehad Salimi, jo vetëm që ka parapëlqyer heshtjen, kundrejt këtij gabimi trashanik të Ibn Tejmijjes, por dhe ka thelluar gabimin, duke mbajtur ison e tij, duke shkuar si zagari pas të zotit, duke thënë: “Këta hadithë janë shpifje të dijetarëve shiitë”. (14)

“Tani duam t’i drejtohemi, këtij të ashtuquajturi akademiku, duke i tërhequr vërejtjen: “Meqenëse ti je një akademik i mirëfilltë, krahas mendimit të gabuar, të Ibn Tejmijjes, duhet të kishe shënuar dhe përcjellur dhe shpjegimet e Ibn Haxher Askalanit, dijetarit shqiptar, Shejh Muhamed Nasiruddin Albanit, Imam Sujutit dhe Shejh Islam, Muhammed Ibn Ali Ibn Sheukaniut. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Feuaidu’l-Mexhmua” (Flijimet e Përmbledhjes), pasi ka dhënë disa shpjegime dhe e ka mbyllur: “Vallë ku e gjen guximin, një dijetar i këtij kalibri, i cili vetëm pse është i paqartë në gjykimin e tij, mund të cilësojë si të dobët, një hadith të vërtetë, të cilin e ka thënë vetë i dërguari i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.)?!” (15)

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (f.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (k.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (l.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Shfaqjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Besniku Musliman, Muhammed Ibn Jakub Ibn Is’hak Kulejni: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), Kreu Me Titull: “Rruzulli Tokësor, Nuk Mund t’i Mungojë Kurrë Argumenti”, Botimi i Fundit.

  1. Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 6, fq. 603.
  2. Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë”, vëll. 1, fq. 718, Hadithi Nr: 375.
  1. Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 6, fq. 480, Hadithi Nr: 2929.
  2. Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 6, fq. 481, 482, Hadithi Nr: 2929.
  3. Hafidh Xhelaluddin Sujuti, “Lealu’l-Masnua Fi’l-Ehadithi’l-Meudua” (Netët e Përpunuara Në Hadithët e Shpikur), vëll. 1, fq. 317, Analiza dhe Vërtetimi Nga Muhammed Abdullah Abdulmunimi, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Botimi i Dytë, (viti 1428 sipas mërgatës islame / viti 2007 sipas kalendarit gregorian).
  4. Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 20.
  5. Ebu Ferexh Ibn Xheuziu, “Meuduat Mine’l-Ehadithi’l-Merfuati” (Hadithët e Shpikur dhe të Ngritur), vëll. 2, fq. 136, Analiza dhe Vërtetimi Nga Doktor Nuruddin Ibn Shukri Ibn Aliu, Shtëpia Botuese: “Eduau’s-Selefi” (Thirrjet e Të Parëve).
  6. Hafidh Ibn Kethiri, “Baithu’-l-Hasaisi Sherhu’l-Intisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Çështja e Përcaktuar Shpjegimi i Përmbledhjes së Shkencave të Hadithit), Shpjegimi nga Dijetar Ahmed Muhammed Shakiri, Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, (viti 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dija”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
  7. Hafidh Ibn Kethiri, “Baithu’-l-Hasaisi Sherhu’l-Intisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Çështja e Përcaktuar Shpjegimi i Përmbledhjes së Shkencave të Hadithit), Shpjegimi nga Dijetar Ahmed Muhammed Shakiri, Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, Shtëpia Botuese: “Dija”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite. 1417. 
  8. Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 20.
  9. Hafidh Xhelaluddin Sujuti, “Lealu’l-Masnua Fi’l-Ehadithi’l-Meuadua” (Netët e Përpunuara Në Hadithët e Shpikur), vëll. 1, fq. 317, Analiza dhe Vërtetimi Nga Muhammed Abdullah Abdulmunimi, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Botimi i Dytë, viti i botimit 1428, viti sipas kalendarit gregorian.
  10. Hafidh Xhelaluddin Sujuti, “Lealu’l-Masnua Fi’l-Ehadithi’l-Meuadua” (Netët e Përpunuara Në Hadithët e Shpikur), vëll. 1, fq. 317, Analiza dhe Vërtetimi Nga Muhammed Abdullah Abdulmunimi, vëll. 1, fq. 317, (viti 1428 sipas mërgatës islame / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Botimi i Dytë, viti i botimit 1428, viti sipas kalendarit gregorian.
  11. Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 3, fq. 223.
  12. Shejh Islam Imam Muhammed Ibn Ali Sheukaniu, “Feuaidu’l-Mexhmua Fi’l-Ehadithi’l-Meuduati” (Flijimet e Përmbedhjes Në Hadithët e Shpikur), fq. 362.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...