Brzhezinski do paqe me Kinën dhe Rusinë

Publikuar në Shta. 8, 2016, 12:31 a.m.

Strategu kryesor i Washingtonit, ëndrra jetësore e të cilit ishte që Amerika të sundojë  mbi tërë botën, po braktis projektin e vet dhe tani kërkon vendosjen e marrëdhënieve paqësore me Rusinë dhe Kinën. Bile, ashtu shkruan në artikullin e tij Zbigniew Brzhezinski për The American Interest i cili në një masë të madhe është anashkaluar nga ana e mediave.

Mike Whitney ka shkruar shkrimin për Counterpunch në të cilin thekson së artikulli i Brzhezinskit “tregon se qarqet e fuqishme të cilët kanë ndikim në nivel botëror më nuk besojnë që Washingtoni mund të mbajë edhe më tutje hegjemonin mbi Lindjen e Afërt dhe Azinë”. Strategu reaksionar dhe anëtar i fuqishëm i kreut qeverisës të ”elitës botërore”, Zbigniew Brzhezinsk ishte ideologu kryesor i kësaj ideje. Ai në të vërtetë ka mbështet ekspansionin imperialist amerikan, ndërsa planin se si ta realizojë e ka përshkruar në vitin 1997 në librin e tij”Pllaka e madhe e shahut”. Tani ka ndërmarr hap mbrapa dhe kërkon kthesë strategjike të pabesueshme. Brzhezinski shkruan se ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin iniciativën lidhur me harmonizim e arkitekturës qeveritare globale, pasi që është duke përfunduar dominimi global amerikan”. “Më mirë është të shfrytëzohet pjesa e mbetur e fuqisë amerikane në mënyrë tjetër dhe kjo të bëhet në mënyrë paqësore”, ka thënë Brzhezinski duke folur për rishpërndarjen e fuqisë globale në themelim, duke treguar në zgjimin politik në Lindjen e Afërt. Brzhezinski thekson se”Shtetet e Bashkuara të Amerikës akoma janë subjekt politik dhe ekonomik si dhe shteti më i fuqishëm ushtarak në botë”, por shtoi “duke marr parasysh në ndryshimet komplekse gjeopolitike me baraspeshë rajonale, SHBA-ja nuk janë më fuqi globale imperiale”.

Mike Whitney në artikullin e shkruar për Counterpuch cek se ky qëndrimi i ri i tij duhet të krahasohet me qëndrimin e mëparshëm të Brzhezinskit të cilin e ka theksuar në librin e tij”Pllaka e madhe e shahut”, me ç’rast ka thënë se SHBA-të janë”fuqia më e madhe botërore dhe fuqia kyçe për raportin e forcave në hapësirën euroaziatike”.//  altermainstreaminfo.hr