Eksperti amerikan: Pse Amerika dëshiron të eliminojë Bashar al-Assadin?

Publikuar në Shta. 8, 2016, 12:25 a.m.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të eliminojnë qeverinë e kryetarit të Sirisë Bashar al-Asad, për shkak se ajo është kundër hegjemonisë amerikane, ka thënë Keith Preston, analist politik nga Virxhinia.

Por,  Rusia e sheh qeverinë e Asadit si mburojë kundër terrorizmit tekfirist, tha për Press TV të dielën Preston, kryeredaktor i Attackthesystem.com, duke komentuar një raport i cili thotë se SHBA dhe Rusia janë në gjendje edhe një herë për të krijuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bashkëpunimin në rritje për t'i dhënë fund konfliktit në Siri që ka vrarë qindra mijëra njerëz. Ditë më parë, Shefat e diplomacisë së Rusisë dhe të Amerikës përkatësisht Sergei Lavrov dhe John Kerry diskutuan në një bisedë telefonike mbi mundësinë e bashkëpunimit për zgjidhjen e krizës në Siri. 

Konflikti në Siri duket se po merr një kthesë historike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të bashkëpunojnë për qytetin e Alepos, për ta çliruar atë nga terroristët. Alepoja, qyteti më i madh në vend është një nga zonat më të prekura nga lufta. Qyteti është kontrolluar në vijimësi nga terroristët që prej nisjes së luftës pesë vite më parë, ndërsa muajt e fundit, forcat qeveritare kanë bllokuar të gjitha rrugët, duke u cilësuar si një fitore e madhe për presidentit Bashar Asad.

Terroristët janë përpjekur të thyejnë rrethimin qysh atëherë. Ndërkohë, Rusia nisi një operacion humanitar për të ndihmuar dhjetëra mijëra civilë të bllokuar në qytet.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke diskutuar për koordinimin më të madh në Siri për gjetjen e një marrëveshjeje. Keith Preston tha se rusët duan t'a mbajnë qeverinë e presidentit sirian Asad dhe amerikanët duan t'a eliminojnë atë për arsyet që unë sapo përmenda, për shkak se ajo është një qeveri e pavarur e cila është kundër hegjemonisë amerikane.  

"Unë mendoj se ka një zonë të përbashkët të marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe rusëve në kuptimin që të dyja palët ndoshta do të donin për të parë grupin ISIS të eliminuar", tha Preston. "Megjithatë, ata kanë ide shumë të ndryshme se si duhet bërë këtë".

Edhe Gazeta amerikane Uashington Times thotë se Amerika ka dështuar në përpjekjet e saj për rrëzimin e presidentit Bashar Asad dhe me veprimet e saj është bërë shkak që zhvillimet e luftës në Siri të shkojnë në anë të presidentit Asad. 

Pesë vite më parë Barak Obama ka kërkuar largimin e Bashar Asad mirëpo kalimi i kohës tregoi se kjo kërkesë e tij jo vetëm që nuk vlente por përpjekjet e Amerikës u bënë shkak që lufta në Siri të zgjerohet javët e fundit dhe avionët rusë të përdorin bazat e Iranit për të kryer bombardime në Siri në mbështetje të presidentit Bashar  Al-Asad.

Përkundër përfytyrimeve dhe imagjinatave të funksionarëve amerikanë të cilët mendonin për zëvendësimin e Bashar al- Asad me një qeveri të dalë nga populli, presidenti i Sirisë aktualisht qëndron akoma më i fortë në pushtetin e tij.

Në raportin e kësaj gazete thuhet se Moska ka shtuar bashkëpunimin e saj në luftën e brendshme në Siri dhe kjo ka irrituar Amerikën e cila ka supozuar se Moska ka shkelur rezolutat e KS të OKB. Moska nga ana e saj ka vërtetuar se jo vetëm që nuk ka shkelur rezolutat e KS të OKB, por ka thënë se Amerika duhet të angazhohet më shumë në luftën kundër ISIS.