Rriten masat e sigurisë në të gjitha shkollat franceze

  • None
Publikuar në Shta. 4, 2016, mesnatë

Nxënësit francezë kanë nisur shkollën sot pas pushimeve të verës, e cila u përgjak nga sulmi në Nicë që la pas mbi 80 viktima dhe vrasja e një prifti katolik në një kishë të Normandisë, e cila u mor përsipër nga grupi terrorist ISIS.

Tensionet detyruan qeverinë franceze të ashpërsojë masat e sigurisë në shkolla dhe universitete në të gjithë vendin. Jashtë shkollës fillore Bernard Palissy në Joinville-le-Pont afër Parisit, masat e shtuara të policisë ishin të qarta. Jashtë shkollës qëndronte një patrullë policie kurse prindërve iu ndalohet hyrja në ambientet e brendshme të shkollës, një masë kjo për të ndaluar hyrjen e çdo personi që është pjesë e personelit të shkollës.

Kreu i bashkësisë së qytetit Olivier Dosne tha se për rritjen e masve të sigurisë në shkolla është alokuar një fond prej 100 mijë euro. Në masat e reja të sigurisë përfshihet edhe shtimi i pajisjeve si bilbila, radio lidhëse dhe pajisje të tjera komunikimi.

Rregullat e emergjencës janë vendosur në të gjithë vendin që pas sulmeve të nëntorit në Paris, ku 130 persona humbën jetën. Masat e ashpra kanë për qëllim të shmangin përsëritjen e sulmeve të tilla. Stafet e të gjitha shkollave do të trajnohen për mënyrën se si të reagojnë në raste të mundshme sulmesh. Ushtrimet përfshijnë stërvitje për tu larguar nga skena e krimit, si të fshihen apo të heshtin.