Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetekatërt.

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Gus. 25, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetekatërt, me titullin: “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë, me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.

“Nëse do të shtonim këtu dhe argumentët e tjerë, të padiskutueshëm fetarë, atëherë do të arrijmë në përfundimin se, e vërteta lakuriqe, gjithsesi do të dilte në dritë edhe në qoftë se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk do ta kishte bërë të ditur, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, i cili është si vijon: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Farefisi im, që është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, si dhe ngjarjen madhështore të Gadiru’l-Humit. Ndërsa tani për tani, ne do të mjaftohemi, duke paraqitur dhe sjellur, shembujt e dhënë nga vetë, i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), për të na bërë të na bërë të qartë, njëherë e mirë se e drejta ekskluzive, e udhëheqjes e bashkësisë muslimane, i përket vetëm Imam Aliut (p.m.t.). Këtu ia vlen të përmendim dhe hadithin e vërtetë, i cili ka të bëjë me mbylljen e dyerve, të bashkëkohësve të tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda në Mexhidu’n-Nebeuijjeti (Xhamisë së Lajmëtarit), përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Tani do t’iu luteshim, që ta na bëni një përmbledhje të shkurtër dhe të rëndësishme, të tërësisë së argumentëve të pamohueshëm, të cilët i keni përmendur edhe në programet tona paraardhëse”.

I ftuari: “Lërmëni që ta nis, programin tonë, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, me një lutje: “Es-Selamu Alejke Ja Eba Abdillah Ue Ala’l-Eruahileti Helet Bi’l-Finaike. Alejke Minni’s-Selamullahi Ebeden Ma Bakitu Ue  Bakijetu’l-Lejli Ue’n-Nehari. Es-Selamu Ala’l-Husejni Ue Ala Ali Ibni’l-Husejni Ue Ala Euladi’l-Husejni Ue Ala Ashabi’l-Husejni”. “Paqja Qoftë Mbi Ty, O i Ati i Robit të Allahut. Paqja Qoftë Mbi Ty, Si Dhe  Mbi Të Tërë Shpirtrat, Të Cilët Janë të Strehuar Tek Ti (Ata Shpirtra, të Cilët Janë të Flijuar Për Ty Dhe Për Të Afërmit e Tu). Paqja e Allahut (f.m.t.), Qoftë Mbi Ju Gjithmonë, Nga Unë Për Sa kohë Që Unë Jetoj Dhe Për Sa Kohë, Që Dhe Nata Dhe Dita, Do Të Vijojë Të Jetë. Paqja Qoftë Mbi Husejnin, Mbi Ali Ibn Husejnin, Mbi Të Bijtë e Husejnit, Si Dhe Mbi Bashkëkohësit dhe Miqtë e Husejnit”. (1)

“Pikë së pari, sot më datë dhjetë, të muajit të shenjtë të Muharremit, të çdo viti me rastin e përvjetorit, të rënies dëshmor, të Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), kërkoj që përveç kohës së zakonshme të programit tonë, dua të më jepni edhe kohë shtesë, me synimin e përmendjes, së disa pikave jetike mbi rënien e tij dëshmor. Pikë së dyti, e ndjej si një detyrë të ndërgjegjies sime, që të sqaroj se pseudodijetarë uehhabistë, me qasje dhe botëkuptim emeuist, e kanë helmuar tanimë bashkësinë muslimanë, duke ia mbushur mndjen si vetes ashtu edhe kësaj të fundit, se dita e sotme, nuk bart aspak një rëndësi të veçantë, por është një ditë e rëndomtë, në historinë e përgjakur islame, në të cilën thjesht, është zhilluar një luftë, mes dy bashkësive islame. Gjithashtu këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, theksojnë se kjo ditë nuk ka asnjë lloj rëndësie për ta dhe se shtojnë se bashkësia muslimane, jo vetëm që nuk duhet ta përkujtojë, por duhet të vijojë jetesën e saj, në mënyrë mëse normale dhe të zakonshme”.

“Duke u mbështetur në hadithët e mirë dhe të vërtetë, të cilët shpalosin të vërtetën lakuriqe, për të tërë bashkësinë muslimane, të cilët kanë arritur deri në ditët tona, si dhe derin në ditën kur Allahu (k.m.t.), do të përmbushë premtimin e tij, duke i bërë robërit e tij të drejtë, trashëgimtarët e denjë të rruzullit tokësor, ne si bashkësi dijetarësh dhe besimtarësh shiitë, jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe madhështore shoqërore dhe politike, të cilat kanë ndodhur në Ditën e Ashures. Njëra nga këto ndodhi madhështore, është se në ditën në të cilën, ra dëshmor Imam Husejni (p.m.t.), ligjet fizike të universit, dolën jashtë përditshmërisë, duke pësuar disa ndryshime”.

“Pikë së treti, ne e dimë shumë mirë faktin, se ndërrimi i tokës me një tokë tjetër, si dhe ndryshimi i qiellit me një qiell tjetër, është nga shenjat dhe të vërtetat e pamohueshme, të Ditës së Kijametit. Me të vërtetë është për të ardhur keq, sepse në duart tona, nuk gjenden hadithët e saktë, të cilët kanë ndodhur, në ditën e dhjetë të muajit të shenjtë të Muharremit, sepse nëse këta të fundit do të gjendeshin në duart tona, atëherë ne do t’i kishim treguar mbarë botës, një shembull nga ringjallja e madhe, e cila do të ndodhë në Ditën e Gjykimit”.

“Pikë së katërti, lërmëni t’iu shpreh se lënia qëllimisht në harresë e rëndësisë së madhe që bart dita e sotme, do të ishte një gabim i pafalshëm nga ana jonë, prandaj do t’i biem shkurtimisht dhe do të mjaftohemi, vetëm më paraqitjen e dy ose tre shembujve, në mënyrë që rrjedha e programeve tona, të mos pësojë asnjë ndërprerje dhe shkëputje. Këta hadithë kalojnë në shumë përmbledhje, burime dhe vepra të njohura dhe të shquara të hadithëve, megjithatë unë do të përmend vetëm një pjesë të tyre”.

“Pikë së pesti, lejomëni që t’iu them se, në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), Ibn Haxher Hejthemiu shënon një hadith nga Imam Dhuhriu, i cili është si vijon: “Një ditë Abdulmelik Ibn Meruani më thotë: “Me të vërtetë ti je një dijetar i madh. Vallë a mund të më tregosh dhe mua se cilët janë ndodhitë madhështore dhe të jashtëzakonshme, të cilët ke parë dhe përjetuar, në ditën e rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.)?!” “Ndërsa unë iu përgjigja: “Atë ditë dilte gjak i freskët, poshtë çdo guri çakulli të ngritur, në Bejtu’l-Makdisi (Xhaminë Aksa) në Palestinë. Ndërsa Abdulmelik Ibn Meruani ma ktheu: “Po kjo është e vertëtë, sepse dhe unë kam dëgjuar pikërisht të njëjtat fjalë”.

“Imam Taberaniu, pasi e ka shënuar dhe përcjellur, hadithin e lartpërmndur, ka pohuar se ky është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, si dhe muhaddithët e tij, janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila mund të jetë lidhja analitike, mes daljes së gjakut të freskët, nga gurët e çakullit në Bejtu’l-Makdisi (Xhaminë Aksa), mes gjakut të derdhur dhe të ruajtur në një shishe, të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe bashkëkohësve të tij?!” (2)

“Ndërsa tani, pa humbur kohë, le të kalojmë, në hadithin e dytë, i cili gjithashtu është i shënuar dhe i përcjellur nga Imam Dhuhriu, i cili është si vijon: “Atë ditë dilte gjak i freskët, poshtë çdo guri të ngritur, në Sham (Damask, Siri)”.

“Sërish Imam Taberaniu, pasi e ka shënuar dhe përcjellur, hadithin e sipërcituar, ka theksuar se ky është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi, si dhe muhaddithët e tij, janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm”.

“Ndërsa tani le të kalojmë në hadithin e tretë: “Ebu Kubejli kumton: “Në ditën e rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), ndodhi eklipsi diellor, në mesin e ditës, derisa yjet u dukën shumë qartë. Madje ne u trembëm aq shumë, sa pandehëm se po ndodhte Dita e Kijametit”. (3)

“Pikë së gjashti, rikujtojmë për besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, se eklipsi diellor është njëra nga shenjat e Ditës së Kijametit. Për më tepër dhe shfaqja qartë e yjeve në mesin e ditës, është një tjetër shenjë, e ndryshimit të ligjeve fizike të universit. Tani një besimtar i thjeshtë musliman, mund të shtrojë pyetjen: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari: “Vallë përse ju, në njërën anë i kushtoni, kaq shumë rëndësi datës së dhjetë, të muajit të shenjtë të Muharremit, por në anën tjetër, nuk i kushtoni të njëjtën rëndësi, shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.), nga kjo botë në tjetrën, ose rënies dëshmor, të prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Ali Ibni Ebi Talibit (p.m.t.), ose të birit të tij Imam Hasanit (p.m.t.)?!”

“Në këtë pikë jetike, të programit tonë, ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje, në këtë mënyrë: “Për hir të së vërtetës, duhet të themi se ne, i kushtojmë rëndësinë e duhur dhe datave dhe ditëve, të tjera të shënuara. Por as shtegtimi i Muhammedit (p.q.m.t.), nga kjo botë në botë në tjetrën, as rënia dëshmor e Imam Aliut (p.m.t.) dhe as rënia dëhmor e Imam Hasanit (p.m.t.), nuk kanë rastisur, me zhvillimin e këtyre ndodhive të jashtëzkonshme dhe madhështore kozmike, të cilat ndryshuan dhe ligje fizike të vetë universit. Me fjalë të tjera, ajo që duam të shprehim, është se Allahu i Madhëruar, me dëshirën dhe vullnetin e Tij, ka shpalosur fuqinë e Tij absolute dhe të pakufishme, duke bërë të mundur, përjetimin e pjeseshëm dhe ndikimin e madh, që zotëron Dita e Kijametit. Tani natyrshëm ngrihet pyetja: “Vallë ku qëndron urtësia këtu?!” “Themi se Allahu (l.m.t.) është Ai, i Cili e di më së miri këtë urtësi, të cilën e ka mbajtur të fshehtë. Nëse do t’i hedhim, një vështrim argumentëve, ajetëve, hadithëve, jetëshkrimeve dhe kronikave, mbi lajmëtarët, të dërguarit, kujdestarët dhe besimtarët e përkushtuar, në të shkuarën, do të arrijmë në përfundimin se, në asnjë nga këto raste, nuk hasim në diçka të ngjashme”.

“Pikë së shtati, pa humbur kohë, le t’i riktehehemi, çështjes sonë kryesore. Ashtu siç tanimë të tërë besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tanimë, por gjithsesi iu rikujtojmë se në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, të verbëruar nga armiqësia dhe urrejtja e skajshme, smira dhe zilia e thellë në shpirt dhe në zemër, ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), kanë përdorur shpifje fyese, nënçmuese, sharëse dhe përbuzëse ndaj këtij të fundit. Madje Ibn Tejmije dhe ndjekësit e tij, janë orvatur më të tëra mënyrat, me synimin e nënçmimit, përbuzjes dhe përçmimit, të virtyteve fisnike dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Për më tepër, kjo ilustrohet lehtë, me fjalët e pacipa të Ibn Tejmijjes, i cili për të tërë hadithët që kanë të bëjnë, me Farefisin e Pastër, pra me Ehli Bejtin e Muhammedit (p.q.m.t.) ka pohuar pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra, se mbarë bashkësia e dijetarëve dhe eksertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), janë të njëzëri mbi faktin se këta hadithët janë të dobët dhe të shpikur. Një shembull i qartë, është mohimi dhe cilësimi si një hadith i shpikur, nga ana e Ibn Tejmijjes, i hadithit të lartpërmendur: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

“Pikë së teti, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Ajo që dua të them, është se hadithi i sipërcituar, cilësohet dhe vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse këtë të fundit e ka shënuar dhe përcjellur, një i ashtuquajtur dijetar shiit dhe si rrjedhojë është një thënie e shpikur nga dijetarët dhe muhaddithët shiitë”. (4)

“E thënë ndryshe, më këtë nënkuptojmë se Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, nënvizojnë se dera e cila nuk ishte e mbyllur, brenda Mesxhidu’n-Nebeuijjetit (Xhamisë së Lajmëtarit), ishte dera e shtëpisë së Ebu Bekrit, ndërsa sërish sipas Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, dijetarët dhe ekspertët shiitë të fushës së hadithit (muhaddtihët), për t’iu kundërvënë kësaj të vërtete, kanë shpikur hadithin e mësipërm, duke vënë theksin se përveç, derës së shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.), të tëra dyert e tjera ishin të mbyllura. Madje edhe vërtetuesi i veprës në fjalë, Muhamed Reshad Salimi, e cek këtë çështje duke thënë: “Këta hadithë, janë vetëm hadithë të shpikur, nga rafiditë (kundërshtuesit). Këta të fundit, janë orvatur me të tëra mënyrat, që t’i vlerësojnë si të dobët, këta hadithë të cilët janë cilësuar si të vërtetë mbi të cilët, të tërë dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithit). Me këtë nënkuptojmë hadithët mbi të cilët Imm Buhariu dhe Imam Muslimi janë të njëzëri”. (5)

“Pikë së nënti, ne në programin tonë paraardhës, sqaruam se këtë paragjykim, e ka fuqizuar dhe njëri nga nxënësit e Ibn Tejmijjes, dijetari bashkëkohor shqiptar, Shuajb Arnauti. Ky i fundit, mbi hadithin e mësipërm, të mbylljes së dyerve shprehet: “Hadithi në fjalë, cilësohet dhe vlerësohet si një hadith i shpikur, sepse këtë të fundit, e ka shënuar dhe përcjellur, një i ashtuquajtur dijetar shiit dhe si rrjedhojë, është një thënie e shpikur nga dijetarët dhe muhaddithët shiitë”. (6)

“Pikë së dhjeti, Ja pra ashtu siç shihet qartë, këndvështrimi dhe botëkuptimi emeuist, shpalos se hadithi i mësipërm është një hadith i shpikur, i cili nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi. Megjithatë ky hadith i treguar, nga vetë i dërguari i Allahut (f.m.t.) zotëron një zinxhir transmetimi. Tani dua që lexuesit tanë të dashu dhe ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen tek shpjegimi im vijues. Me një hadith të dobët, nënkuptojmë një hadith, i cili ndonëse ka pak mundësi, që ta ketë thënë treguar Muhammedi (p.q.m.t.), zotëron një zinxhir transmetimi me probleme. Por nëse themi se ky hadith i dobët, nuk zotëron asnjë zinxhir trasmetimi, atëherë kemi thënë një gënjeshtër, ndaj Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra se, si pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, si vërtetuesi i veprës së tij, Muhammed Reshadi, ashtu dhe nxënësi i Ibn Tejmijjes, dijetari bashkëkohor shqiptar, Shuajb Arnauti, pohojnë haptazi dhe qartazi, se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i shpikur. Ja pra kjo është dhe përmbledhja paraprake, e programit tonë paraardhës”.

Prezantuesi: “Nëse nuk kujtohem gabim, ju keni bërë të ditur, se dijetari bashkëkohor shqiptar, Shuajb Arnauti, ka kundërshtuar vetveten?!”

I ftuari: “Po! Kjo është e saktë! Në programin tonë parardhës, kemi shpjeguar, se në njërën vepër të tij, dijetari bashkëkohor shqiptar, Shuajb Arnauti, e ka cilësuar këtë hadith, si një hadith të dobët, ndërsa në një vepër tjetër, e ka cilësuar të njëjtin hadith, si një hadith të shpikur dhe më pas sqaruam në mënyrë të hollësishme, se këto janë dy nocione dhe përkufizime të ndryshme”.

Prezantuesi: “Përpara se të kalojmë, në sqarimin në mënyrë të hollësishme të këtij hadithi, do t’iu luteshim, që të na sqaronit rëndësinë e virtytit fisnik, të argumentëve të padiskutueshëm fetarë”.

I ftuari: “Po keni të drejtë! Një besimtar i thjeshtë musliman, mund të ngrihet dhe të ngrejë zërin duke thënë: “Vallë cila është rëndësia e këtij hadithi?!” “Ne duhet të pranojmë, se ky është një urdhër i Allahut të Fuqiplotë dhe të dërguarit të tij, i cili nuk flet nga vetja e tij. Thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), janë të mbështetura tërësisht, në shpalljen hyjnore. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (k.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Tani ngrejmë pyetjen: “Vallë cila është rëndësia, e lënies hapur të derës, së shtëpisë së Imam Aliut (p.m.t.)?!”. “Ne do të orvatemi, që brenda kohës që zotërojmë, të përshkruajmë rëndësinë e lënies hapur, të derës së shtëpisë, së Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.). Gjithashtu do të orvatemi, në dhënien përgjigje të pyetjeve: “Vallë përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, janë orvatur me të tëra mënyrat dhe mjetet, me synimin e mohimit, nënçmimit, përbuzjes dhe përçmimit, të cilësive fisnike dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)?!” “Madje këta të fndit, jo vetëm që nuk janë mjaftuar me kaq, por janë orvatur, që t’ia veshin, këtë cilësi fisnike, vetëm Ebu Bekrit?!” “Vallë cilët janë veçoritë kryesore, të cilat e bëjnë kaq të veçantë, përmbajtjen e hadithit në fjalë?!”

“Nëse do të shfletojmë veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithë të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, në njërën anë, do të rastisim shumë rrallë, në gjetjen e hadithëve të cilët bëjnë fjalë, për cilësinë fisnike, të Imam Aliut (p.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ndërsa në anën tjetër, do të na dalin përpara syve, një mori hadithësh, të cilët kanë të bëjnë me, udhëheqësit famëkeq emeuitë, si Muauije Ibn Sufjanin, bijtë e Umejjes (emeuive) dhe udhëheqësve të tjerë, të kësaj dinastie tirane dhe ogurzezë”.

“Si për shembull, rishtas në veprën me titull: “Sahihu'l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, vërejmë se gjendet kreu me titull: “Muhammedi (p.q.m.t.) i mbylli të tëra dyert, përveç derës së shtëpisë, së Ebu Bekrit”. (7)

“Pikë së njëmbëdhjeti, duke u nisur nga kjo thënie, nënkuptojmë se përveç, derës së shtëpisë së Ebu Bekrit, të tëra dyert e shtëpive të bashkëkohësve, të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të mbyllura. Tani edhe nëse e marrim si të mirëqënë faktin se kjo cilësi fisnike, i përket vetëm Ebu Bekrit, bëjmë të ditur se zinxhirët e transmetimit të hadithëve, të cilët bëjnë fjalë, për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), janë më të fuqishëm dhe më të shumtë, se ata të cilët kanë të bëjnë, për Ebu Bekrin. Tani duam t’i drejtohemi Imam Buhariut, duke i shtruar pyetjen: “Vallë përse ke shënuar dhe përcjellur vetëm hadithin, i cili ka të bëjë me Ebu Bekrin dhe ke përjashtuar hadithin, i cili bën fjalë, me Imam Aliun?!” “Për më tepër duam të t’iu vëmë në dijeni të faktit, se numri i hadithëve të cilët bëjnë fjalë, për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), është më i madh se numri i hadithëve, të cilët kanë të bëjnë me Ebu Bekrin. Tani shtrojmë pyetjen: “Vallë a gjendet ndonjë komentim, nga ana e Buhariut, i cili mund të arsyetojë, shënimin dhe përcjelljen e këtij hadithi?!”

“Tani pikë së dymbëdhjeti, kumtojmë se ndonëse ky, është një hadith i gjatë, ne do të paraqisim vetëm pjesën më të rëndësishme. Ky hadith është si vijon: “Unë jam tepër mirënjohës Ebu Bekrit, nga të tërë njerëzit, për sa i përket shoqërisë dhe pasurisë. Nëse do të cilësoja dikë si mikun tim, atëherë do të cilësoja Ebu Bekrin. Islami i ka vëllazëruar dhe miqësuar njerëzit. Për këtë të mbyllen të tëra dyert e tjera, që janë të hapura në xhami, përveç derës së Ebu Bekrit”. (8)

“Ja pra siç shihet qartë, Imam Buhariu, ka shënuar dhe përcjellur këtë hadith. Pra me këtë nënkuptojmë se disa njerëz, paskan dhunti dhe mirësi, mbi të tjerët. Vallë cili na paska dhunti dhe mirësi, mbi mirësinë e Muhammedit (p.q.m.t.)?!”

Prezantuesi: “Thuaj o i dërguar: “Mos m’u mburrni se jeni muslimanë”. Kurani Famëlartë, i drejtohet Muhammedit (p.q.m.t.), që bashkësia muslimane, të mos i mburret atij, se janë muslimanë”.

I ftuari: “Pikë së dymbëdhjeti, është çështja që cekët. Pastaj është çështja e udhëzimit, të Ebu Bekrit në fenë islame dhe shpërblimi i veprave të tij të mira, e cila ndodhi falë mirësisë së Muhammedit (p.q.m.t.). Tani natyrshëm lind pyetja: “Vallë si mundet Ebu Bekri, të cilësohet sikur ka dhunti dhe mirësi, mbi të dërguarin e Allahut (l.m.t.). Tani nuk dua të hyj, në hetimin në fushën e jurisprudencës islame, pra  nëse hadithi i lartpërmendur është i vërtetë ose i rremë, sepse nuk ka asnjë dyshim se ky i fundit është një hadith i shpikur. Për hir të së vërtetës, duhet të themi se, shpikësi i hadithit të sipërcituar, është një njeri me të meta, i cili nuk e di pozitën e lartë të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani në këtë pikë të rëndësishme, të programit tonë nuk mund të lëmë pa përmendur dhe faktin se Muhammedi (p.q.m.t.), na qenka mirënjohës Ebu Bekrit, duke u nisur nga fakti se ky i fundit, e paska bërë shok. Duke u mbështetur në këtë pohim, arrijmë në përfundimin se pozita e të dërguarit të Allahut, na qënka më e ulët se ajo e Ebu Bekrit. (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!). Nëse aludimi i mësipërm do të ishte i vërtetë, atëherë Muhammedi (p.q.m.t.), do të ishte vëllazëruar me Ebu Bekrin, në ditën kur vëllazëroi mërgimtarët mekkas me ndihmëtarët medinas, por Muhammedi (p.q.m.t.), e vëllazëroi Ebu Bekrin me Umer Ibn Hattabin”.

“Duke u mbështetur sërish në hadithin në fjalë, arrijmë në përfundimin se i dërguari i Allahut (k.m.t.), ishte i varfër, ndërsa Ebu Bekri ishte i pasur. Megjithatë në ajetin 8, të Sures Duha thuhet: “Vallë a nuk të bëri të pasur, ndërsa ti ishe i varfër?!” “Tani pas shpalosjes së këtyre argumentëve të pamohueshme, një besimtar musliman, mund të ngrihet dhe të pyesë: “Le të marrim si të mirëqënë faktin, se vetëm dera e shtëpisë, së Ebu Bekrit qëndronte e hapur, pra ky virtyt fisnik, i përket vetëm tij, në një kohë kur të tëra dyert e tjera, ishin të mbyllura. Vallë ku qëndron rëndësia e këtij virtyti fisnik dhe vlera e tij e lartë?!”

“Pikë së trembëdhjeti, ndërsa ne në anën tjetër themi se, sipas hadithëve të vërtetë, del se ky virtyt fisnik, i përket vetëm Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe shtrojmë pyetjen: “Vallë çfarë kërkon të na thotë përmbajtja e këtij hadithi, në fushën e jurisprudencës islame dhe përse gjenden kaq shumë mosmarrëveshje, në lidhje me të?!” “Nëse do t’i hedhim një vështrim burimeve dhe veprave të dijetarëve sunnitë, do të vërejmë se këta të fundit, i kanë kushtuar shumë rëndësi, hadithit të lartpërmendur”.

“Pikë së katërmbëdhjeti, në veprën e tij me titull: “Umdetu’l-Kari” (Mbështetja e Lexuesit), Imam Ajniu shprehet: “Ky hadith shpalos, se ky virtyt fisnik, i përket vetëm Ebu Bekrit. Madje me këtë nënkuptojmë një shenjë të fuqishme, për meritokracinë e tij, ndaj udhëheqjes islame, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Për më tepër, duke u mbështetur, në thënien e Muhammedit (p.q.m.t.), pak kohë para se ky i fundit të ndërronte jetë: “Le të jetë vetëm Ebu Bekri, prijësi i bashkësisë së besimtarëve, në namaz”, na shfaqet përpara syve se ky i fundit e meriton, më shumë se të tjerët udhëheqjen”.

“Disa njerëz e kanë interpretuar këtë thënie profetike, duke u nisur nga hadithi, mbi mbylljen e dyerve, sikur ka të bëjë dhe me ekskluzivitetin e Ebu Bekrit, në meritën e udhëheqjes islame dhe në meritën e prijësit të besimtarëve në namaz, duke thyer kështu urdhrin e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), sikur ky i fundit të kishte thënë: “Askush tjetër përveç Ebu Bekrit, të mos kërkojë të drejtën e udhëheqjes islame”. (9)

“Pra shumica dërrmuese e dijetarëve sunnitë, ndajnë mendimin se hadithi, i cili ka të bëjë me mbylljen e të tëra dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.), nënkupton se Muhammedi (p.q.m.t.) ka çmuar pikërisht meritokracinë e Imam Aliut (p.m.t.) në udhëheqjen islame. Si rrjedhojë, në njëfarë mënyre, Muhammedi (p.q.m.t.), na ka lënë të kuptojmë, madje na ka sqaruar se është përkatësisht Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ai i cili e meriton më shumë se të tjerët udhëheqjen islame. Ndërsa për sa i përket, hadithit të sipërcituar, se Ebu Bekri duhet t’u prijë besimtarëve në namaz, pohojmë se ky hadith, nuk ka asnjë lloj vlere, në sytë tanë si bashkësi dijetarësh shiitë, sepse është një hadith tërësisht i shpikur”.

“Ja pra ashtu siç shihet qartë, sipas pohimit të Imam Ajniut, atij të cilit iu është lënë dera hapur, ai e meriton më shumë udhëheqjen, e cila është dhe drejta tij. Si rrjedhojë Muhammedi (p.q.m.t.), në mënyrë të tërthortë, ka bërë të qartë se, asnjë tjetër të mos kërkojë të drejtën e udhëheqjes. Gjithsesi tani nuk kam për qëllim, hetimin dhe shqyrtimin e përmbajtjes së hadithit të sipërcituar”.

“Ajo që dua të them është se, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, tanimë e kanë kuptuar dëshirën dhe synimin e Muhammedit (p.q.m.t.), nëpërmjet bërjes të ditur të hadithit të mësipërm, atij të mbylljes së dyerve. Me fjalë të tjera, nëse virtyti fisnik, i shpalosur në hadithin në fjalë, i përket Imam Aliut (p.m.t.), atëherë kjo do të thotë se dhe udhëheqja islame, duhet të jetë në duart e këtij të fundit. Tani për tani, unë nuk kam për qëllim hetimin dhe shtjellimin, e botëkuptimit dhe këndvështrimit të gabuar, të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste. Qëllimi ynë i vetëm, është goditja e këtyre të fundit, me armët e tyre”.

“Pikë së katërmbëdhjeti, duke u mbështetur, në pohimin e Imam Ajniut, theksojmë se duke u nisur në hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.), arrijmë në përfundimin se, atyre të cilëve u janë mbyllur dyert, nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë udhëheqjen islame. Meqenëse ky virtyt fisnik, i përket vetëm Imam Aliut (p.m.t.), themi se ky i fundit, e meriton më shumë se të tjerët udhëheqjen islame. Ajo që dua të sqaroj është se dera e atij të cilit, ka mbetur e hapur, ka ndodhur drejtpërdrejtë, me urdhrin e Allahut të Lavdëruar dhe atë të dërguarit të fundit. Kështu që pronari i kësaj dere, natyrshëm i lind e drejta, e kërkimit të së drejtës së udhëheqjes islame”.

“Pikë së pesëmbëdhjeti, në një fragment të ngjashëm, me atë të veprës me titull: “Umdetu’l-Kari” (Mbështetja e Lexuesit), e Imam Ajniut, hasim dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit”. Ky hadith është si vijon: “Ibn Abbasi na rrëfen se, Muhammedi (p.q.m.t.) pasi urdhëroi: “Mbyllini të tëra dyert, përveç deriçkës së Ebu Bekrit”, shtoi: “Ebu Hatimi nënvizoi se, me kjo thënie e Muhammedit (p.q.m.t.), ishte një shenjë, që udhëheqja islame, do të kalonte në duart e Ebu Bekrit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.), kishte lënë të nënkuptohej, se do të ishte pikërisht Ebu Bekri, ai i cili do të meritonte më shumë se të tërë, udhëheqjen islame pas tij dhe se askush tjetër, nuk kishte të drejtë mbi këtë udhëheqje islame”. (10)

“Tani për tani, do t’i lëmë mënjanë, debatimet, diskutimet dhe mosmarrëveshjet, se dera e shtëpisë së cilit bashkëkohës të nderuar, të Muhammedit (p.q.m.t.) ishte e hapur, ajo e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ose ajo e Ebu Bekrit. Duke u mbështetur në pohimet e mësipërme, të dijetarëve më të mëdhenj sunnitë, arrijmë në përfundimin se dera e atij, të cilit u la e hapur, ai kishte të drejtën ekskluzive të udhëheqjes islame. Atëherë u bëjmë thirrje, mbarë bashkësisë muslimane, lexuesve tanë të dashur, ndjekësve tanë të nderuar, analistëve, hulumtuseve dhe studiesve që të analizojnë, hetojnë dhe vërtetojnë, zinxhirin e transmetimit të hadithin në fjalë. Nëse ky hadith është një hadith i vërtetë, theksojmë ne nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se të përsërisim për të disatën herë, atë që kemi pohuar derimë tani, faktin kokëfortë se kjo cilësi fisnike i përket Imam Aliut (p.m.t.) dhe se e drejta e vetme, e udhëheqjes islame, i përket vetëm këtij të fundit. Kjo është një çështje thelbësore, e cila zotëron përmasa të gjëra dhe të thella. Për më tepër hadithin e lartpërmendur, e fuqizon dhe hadithi tjetër i vërtetë: “Unë jam qyteti i dijes, ndërsa Aliu (p.m.t.) është dera e tij. Ai i cili kërkon të hyjë në këtë qytet, duhet të hyjë nga dera e tij”.

“Pikë së gjashtëmbëdhjeti, duke u nisur nga ky hadith, na shpaloset përpara syve, se i dërguari i Allahut (k.m.t.), është qyteti i madh i fesë islame, i virtytit fisnik, i drejtësisë, ligjeve, normave, rregullave dhe zbatimit të fesë islame. Për më tepër, na sqarohet njëherë e përgjithmonë, se dera e vetme e hyrjes në këtë qytet, është kalimi në derën e Imam Aliut (p.m.t.). Kjo është arsyeja kryesore, se përse si Imam Ajniu ashtu edhe Ibn Hibbani, duke paraqitur argumentët te tyre bindës, i kanë mbyllur të tëra shtigjet e dyshimit, mbi meritokracinë e udhëheqjes islame, duke shtuar se asnjë tjetër, nuk ka të drejtë të kërkojë udhëheqjen islame”.

“Tani në këtë pikë thelbësore, të programit tonë, citojmë se Ibn Tejmijje, ndonëse e ka kuptuar shumë mirë, përmbajtjen e hadithit të sipërcituar, është orvatur me mish e me shpirt, lart e poshtë, me synimin e hedhjes poshtë, nënçmimit, përbuzjes dhe përçmimit, të virtyteve fisnike dhe vlerave të larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Lërmëni t’iu shpjegojmë se Ibn Tejmijje, ndonëse e ka perceptuar fare mirë, pëmbajtjen e hadithit të mësipërm, ka kundërshtuar cilësimin e tij si një hadith të vërtetë, duke aluduar se ky i fundit, është një hadith i dobët, i cili zotëron një zinxhir të dobët transmetimi, sepse në rast të kundërt, ai nuk do të kishte mundësi që të gjente një rrugëdalje shpëtimi”.

“Sërish në veprën e tij, ogurzezë me titull: Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje është treguar aq i pacipë, sa ka cilësuar si të shpikur, i cili nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi dhe hadithin e vërtetë, i cili është si vijon: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Ti je kujdesari im dhe i tërë besimtarëve”.

“Ja pra besoj se tanimë mbarë, besimtarët muslimanë, lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë se cila është, metoda e ndyrë e zbatuar, nga Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij. Themi se këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, duan të na detyrojnë me të tëra mënyrat, në pohimin se tërësia e hadithëve, të cilët bëjnë fjalë, për virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.) në përgjithësi dhe meritokracinë e udhëheqjes islame, të Imam Aliut (p.m.t.) në vecanti, janë të dobët, të mohuar, të lënë dhe të shpikur, të cilët nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë si argumentë fetarë”.

“Pikë së shtatëmbëdhjeti, u bëj thirrje lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, që të analizojnë, hetojnë dhe të vërtetojnë, zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi. Duke u mbështetur në pohimet e dijetarëve më të mëdhenj sunnitë dhe ekspertëve më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), arrijmë në përfundimin se përmbajtja e hadithit: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Ti je kujdesari im dhe i tërë besimtarëve”, ka të bëjë drejtpërdrejtë me Imam Aliun (p.m.t.). Këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, që të mos ngatërrohemi me nënkuptimet e fjalës “zotëri”, sepse atëherë gabimisht, mund të t’i japim interpretimin e “ndihmësit”, ose të “të dashurit” dhe si rrjedhojë, e përjashton përmbajtjen e hadithit, e cila ka të bëjë me udhëheqjen islame. Rishtas duhet të tregohemi të vëmendshëm në vërtetësinë e hadithit si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju në programin tonë paraardhës, sqaruat se disa nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë dhe muhaddithët më të njohur, pasi e kanë shënuar dhe përcjellur, hadithin e sipërcituar, kanë shtuar se ky është një hadith i vërtetë. Tani duam t’iu shtrojmë pyetjen: “Vallë si e e ka cilësuar, hadithin e mësipërm, dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani?!”

I ftuari: “Po keni shumë të drejtë! Në programin tonë paraardhës, ne përmendëm se në veprën e tij me titull: “Bidaje ue n’Nihaje”, Ibn Kethiri, në veprënn e tij me titull: “Ehadithu’l-Mutahhare eu’l-Mustahrexhi Mine’l-Hadithi Mutahhare Mimma Lem Juharrixhuhu’l-Buhari ue’l-Muslimi fi’s-Sahihajhima” (Hadithët e Pastër, Ose Nxjerrja e Hadithëve të Pastër, Të Cilët Nuk Janë të Shënuar Nga Buhariu dhe Muslimi, në Përmbledhjet e Tyre të Hadithëvë të Vërtetë), dijetari Ebu Abdullah Zijauddin Makdisit dhe në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), Nuruddin Ali Ibn Ebi Bekri Hejthemiu, sidhe në disa burime dhe vepra të tjera të përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, hadithi në fjalë, pra ai i mbylljes së dyerve, është shënuar si një një hadith i vërtetë”.

“Tani një besimtar musliman, me të drejtë të ngrejë pyetjen: “I nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju kërkojmë ndjesë por, dijetari bashëkohor shqiptar Shuajb Arnauti, e ka cilësuar si të dobët dhe të shpikur, hadithin e lartpërmendur. Ndërsa ne jemi kureshtarë, të dimë cilësimin e dijetarit tjetër, bashkëkohor shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Tani si fillim përgjigjemi, duke u shprehur se dijetari shqiptar, Shejh Albani, është një ndjekës i verbër i Ibn Tejmijjes, deri në atë shkallë, sa i ka cilësuar si të dobët hadithët e cilësuar si të tillë nga Ibn Tejmijje dhe i ka cilësuar si të vërtetë hadithët e cilësuar si të tillë nga ky i fundit”.

“Pikë së tetëmbëdhjeti, lejomëni t’iu bëjmë të ditur, se shpjegimi i Shejh Albanit, bart një rëndësi të jashtëzakonishme, duke mos harruar këtu, t’iu rikujtojmë se djetari tjetër shqiptar, Shuajb Arnauti, e ka cilësuar hadithin e sipërcituar, si një hadith të dobët ose të shpikur. Nëse dhe dijetari bashkëkohor shqiptar, Shejh Albani, ndan të njëjtin mendim, pra dhe nëse ky i fundit, e cilëson hadithin e mësipërm, si një hadith të dobët ose të shpikur, kjo nënkupton se të tërë dijetarët bashkëkohorë sunnitë dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të këtij mendimi dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të pohojmë se, vetëm muhaddithët e epokës së hershme, janë të njëzëri mbi faktin se hadithi në fjalë, është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi. Tani le t’i rikthehemi dhe njëherë, cilësimit të Shejh Albanit. Ky i fundit pohon se ky hadith është një hadith i dobët”.

“Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë përse Shejh Albani, mendon kështu?!” “Pa humbur kohë sqarojmë se në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), dijetari shqiptar, Shejh Albani shprehet: “Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (l.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Më tej Shejh Albani shton: “Hadithi i lartpërmendur, është një hadith i dobët. Hadithin e sipërcituar, e ka shënuar dhe Imam Nesaiu, në veprën e tij me titull: “Hasais” (Çështjet). Ndërsa Hakim Nishaburiu, në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), shënon se hadithi i mësipërm, është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi. Ndërsa Imam Dhehebiu, ka mbajtur një qëndrim asnjanës, pra as e ka pohuar dhe as e ka mohuar, cilësimin e Hakim Nishaburiut”. (11)

“Tani në këtë pikë jetike, të programit tonë, në pamje të parë, mund të krijohet përshtypja, se si dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, ashtu dhe dijetari tjetër bashkëkohor shqiptar Shejh Albani, e kanë cilësuar hadithin në fjalë, si një hadith të dobët dhe të shpikur, por për hir të së vërtetës kumtojmë se kjo është një përshtypje e gabuar, sepse Shejh Albani e ka cilësuar si të dobët, vetëm zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi dhe jo zinxhirët e tjerë të tij. Tani më të drejtë ngrejmë pyetjen: “Vallë a i ka cilësuar Shejh Albani, të tërë zinxhirët e transmetimit të këtij hadithi si të dobët, ose i ka cilësuar vetëm zinxhirin e transmetimit, të hadithit në fjalë, pra të hadithit i cili kalon në vëllimin e njëmbëdhjetë të veprës së tij?!” “Arsyeja kryesore e ngritjes së kësaj pyetjeje, është sepse dijetari shqiptar Shejh Albani disa herë citon: “Këto thënie, nuk i përkasin një hadithi, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi”, ndërsa herë të tjera thotë: “Ndonëse tek ky hadith gjenden disa zinxhirë transmetimi të vërtetë, gjthashtu gjenden dhe disa zinxhirë të tjerë transmetimi të dobët”. “Vallë çfarë ka dashur të nënkuptojmë Shejh Albani me këtë pohim?!”

“Sërish në një fragment tjetër, të veprës së tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), dijetari shqiptar, Shejh Albani shprehet: “Muhammedi (p.q.m.t.) urdhëroi: “Dëgjoni këtu tani! Unë urdhërova mbylljen e të tëra dyerve, brenda xhamisë sime, përveç derës së shtëpisë së Aliut (p.m.t.). Ndërsa disa njerëz, në mesin tuaj, nisën të merren me thashetheme. Betohem në Allahun (f.m.t.), se unë as nuk urdhërova mbylljen e këtyre dyerve dhe as qëndrimin e hapur, të derës së shtëpisë së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) sipas dëshirës sime. Por mua m’u urdhërua, vetëm mbyllja e këtyre dyerve dhe unë iu binda këtij urdhri!”

“Tani pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit të lartpërmendur, dijetari shqiptar Shejh Albani, shton duke thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë dhe se muhaddithët e tij janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm”. (12)

“Më tej Shejh Albani, vijon duke bërë të qartë, se përveç Ebu Belxhit, të tërë muhaddithët e hadithit të sipërcituar, janë muhaddithë, hadithët e të cilëve, janë shënuar dhe përcjellur, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se dhe Ebu Belxhi, është një muhaddith i besnik dhe i drejtë, ndonëse gabohej ndonjëherë, ashtu siç kemi përshkruar në programin tonë paraardhës”. (13)

“Megjithatë gjenden, një mori muhaddithësh dhe dëshmitarësh të tjerë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm, prandaj nuk kemi arsye, që të kapemi pas, gjendjes shpirtërore të Ibn Belxhit”. (13)

“Si rrjedhojë, si fillim ne duhet të lëmë mënjanë, paragjykimin e kotë, ndaj Ibn Belxhit dhe duhet të shikojmë më larg, duke pranuar kështu vërtetësinë e hadithit të mësipërm”. (14)

“Pikë së nëntëmbëdhjeti, hadithi i cili ka të bëjë me mbylljen e dyerve, nuk është një lajm i vetëm, i cili bart dyshime dhe pandehje, por ëhtë një hadith i vërtetë, kështu që fuqizon dhe njëherë, se kjo cilësi fisnike, i përket vetëm Imam Aliut (p.m.t.)”.

“Tani në këtë pikë të rëndësishme, të programit tonë, lejomëni t’iu bëj të ditur se një tjetër argument se Shejh Albani, e ka pranuar vërtetësinë e hadithit në fjalë, është dhe sqarimi i tij në parathënien e veprës së tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë”, në të cilën shprehet: “Në këtë vëllim kam radhitur hadithët e vërtetë, sipas rendit alfabetik dhe këtu përfshihet dhe hadithi: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. (15)

“Tani një besimtar musliman, rishtas mund të pyesë: “Vallë përse Shejh Albani, i ka cilësuar këta hadithë si të vërtetë, kur këta të fundit janë hadithë të dobët?!” “Ne përgjigjemi se ndonëse disa hadithë, në pamje të parë, të krijojnë përshtypjen, se janë hadithë të dobët, po të njëjtit hadithë, zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi, prandaj cilësohen si hadithë të vërtetë. Me fjalë të tjera, lërmëni t’iu shpjegojmë se dijetari shqiptar, Shejh Albani, e ka vlerësuar si të dobët, një hadith i cili ceket, në vëllimin e dhjetë të veprës së tij, ndërsa të njëjtin hadith, i cili kalon në vëllimin e gjashtë të së njëjtës vepër, e ka cilësuar si të vërtetë”.

“Për më tepër, vërtetuesi i veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur”, së Shejh Albanit, dijetari tjetër shqiptar, Shuajb Arnauti, e ka cilësuar si të dobët, hadithin e shënuar dhe përcjellur nga Ibn Abbasi, i cili kalon, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), sepse në zinxhirin e trasmetimit të këtij hadithi, gjendet Ebu Belxhi, të cilin Shejh Albani, e ka cilësuar si një muhaddith besnik. Madje ky i fundit, në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë), pasi ka shënuar dhë përcjellur hadithin e sipërcituar shton: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është  vërtetë, për më tepër edhe Hakim Nishaburiu, së bashku me Imam Dhehebiun, e kanë cilësuar këtë, si një hadith të vërtetë”. (16)

“Tani në këtë pikë thelbësore, të programit tonë, lërmëni t’iu sqaroj se, ne nuk duhet të ngatërrohemi nga titulli i veprës: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), së Shejh Albanit, duke u nxituar në paragjykimin se, tërësia e hadithëve të shënuar dhe të përcjellur këtu janë të dobët dhe të shpikur, sepse një pjesë e mirë e këtyre hadithëve, zotërojnë zinxhirë të vërtetë transmetimi”.

“Pikë së njëzeti, tani dua të shpalos, dy vlerësimet e mia, në lidhje më këtë çështje. Vlerësimi im i parë ka të bëjë me faktin se Shejh Albani, e ka perceptuar mirë, vërtetësinë e këtij hadithi. Duke u nisur nga mendimi, i disa ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithi (muhaddithëve), se hadithi i mbylljes së dyerve, jo vetëm që nuk është një lajm i vetëm, ose një hadith i dobët, por është një hadith i vërtetë, i shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur dhe si rrjedhojë dijetari shqiptar, Shejh Albani ka theksuar: “Një muhaddith i drejtë, duhet ta vlerësojë me bindje, hadithin e lartpërmendur, si një hadith i vërtetë”. “Ndërsa sipas mendimit të disa ekspertëve të tjerë sunnitë, të fushës së hadithit, nëse një hadith, shënohet dhe përcillet, nga pesë bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë ky hadith, cilësohet dhe vlerësohet, si një hadith i shënuar në mënyrë të pashkëputur. Tani le të kalojmë në numërimin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët e kanë shënuar dhe përcjellur hadithin e sipërcituar”.

“Në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës i Hadithëve të Pashkëputur), dijetar Kettaniu pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, nënvizon faktin se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i vërtetë, ndërsa për sa i përket hadithit: “Mbyllini të tëra dyert, përveç deriçkës së Ebu Bekrit”, shton se ky ëhtë një hadith i shpikur, i cili jo vetëm që nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi, por nuk ka asnjë gjasë, që të ketë ndodhur”. (17)

“Më tej dijetar Kettaniu vijon: “Disa nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët e kanë shënuar dhe përcjellur, hadithin e sipërcituar janë: “Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, Zejd Ibn Erkami, Ibn Abbasi, Xhabir Ibn Semureja, Ibn Umeri, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Xhabir Ibn Abdullah Ensariu, Enes Ibn Maliku dhe Burejde Eslemiu”. (18)

“Ndërsa tani, duke marrë parasysh, normat dhe kriteret e përcaktuara, nga muhaddith Ibn Hazmi, pohojmë me bindje të plotë se, numri i bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), e ka tejkaluar numrin pesë, kështu që ky hadithi i mësipërm, cilësohet si një hadith i vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur”.

“Duke u mbështetur në pohimin në fjalë, të dijetar Kettaniut, arrijmë në përfundimin se jo vetëm muhaddithët e epokës së hershme islame, por dhe ata bashkëkohorë, siç është dijetari shqiptar, Shejh Albani, e kanë cilësuar këtë hadith, si një hadith të vërtetë. Madje ky i fundit ka vënë theksin, në vërtetësinë e këtij hadithi kur shprehet: “Një muhaddith i drejtë, duhet ta vlerësojë me bindje, hadithin e lartpërmendur, si një hadith i vërtetë”.

“Tani dhe pas paraqitjes, së tërësisë së këtyre shpjegimeve, ende nuk mund të kuptojmë se, si pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, nxënësi i tij, Shuajb Arnauti dhe ndjekësit e tyre, ende marrin guximin të hedhin baltë, mbi hadithin e mësipërm, duke cituar se, është një hadith i dobët, ose i shpikur?!”

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Fet’hul-Bari” (Çlirimi i Qartë), dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, kumton se: “Unë shkova për të pyetur Ibn Umerin: “Vallë si ishte, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) dhe Uthman Ibn Affani, ndërsa Ibn Umeri ma ktheu: “Si fillim, mos më pyet fare se, si ishte Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), sepse mjafton të shohësh se, si e ka vlerësuar i dërguari i Allahut (l.m.t.), pozitën e tij dhe më pas përmendi hadithin e mësipërm”.

“Më tej Ibn Haxher Askalani vijon: “Të tërë muhaddithët e këtij hadithi janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm përveç Ala’së. Megjithatë muhaddith Ibn Maini e ka cilësuar Ala’në si nëj muhaddith besnik dhe të drejtë. Për më tepër, vlen për t’u përmendur fakti se, gjenden një mori, zinxhirësh të ndryshëm transmetimi të vërtetë, të cilët fuqizojnë njëri-tjetrin, duke e ngritur hadithin në shkallën e cilësimit si një hadith të vërtetë”. (19)

“Gjithashtu dhe dijetari tjetër sunnit, Ibn Umeri e ka perceptuar mirë, vërtetësinë e hadithit të mbylljes së dyerve. Madje ky i fundit, i ka mbyllur njëherë e përgjithmonë, të tëra shtigjet e hijes së dyshimit, duke i bërë të qartë muslimanëve, se ata nuk duhet të pyesin, madje për gjendjen morale dhe shpirtërore, të Imam Aliut (p.m.t.), sepse nuk është e nevojshme. Megjithatë pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, i nxitur dhe i verbëruar, nga armiqësia dhe urrejtja e thellë për Imam Aliun (p.m.t.), ka thënë se hadithi në fjalë, është një hadith i dobët dhe i shpikur”.

Prezahtuesi: “Ndërsa tani le të kalojmë, në vlerësimin e dytë, Zotëri Sejjid Ajetulah Kemal Hajdari. Vallë a nuk bie ndesh, hadithi i vërtetë, i cili bën fjalë për mbylljen e dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.) me hadithin e dobët, i cili ka të bëjë me mbylljen e dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Ebu Bekrit?!”

I ftuari: “Në të vërtetë nuk bie ndesh, sepse në këndvështrimin shkencor, këta dy hadithë nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Ashtu siç kemi shpjeguar dhe në programet tona paraardhëse, ne kemi parashtruar tre kushte, që një hadith të cilësohet si një hadith i vërtetë dhe si rrjedhojë, të përdoret si një argument fetar”.

1.      “Hadithi duhet të zotërojë, një zinxhir të vërtetë transmetimi”.

2.      “Hadithi duhet të zotërojë, një përmbajtje të qartë”.

3.      “Dijetarët muslimanë të të dyja shkollave, pra ata të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe ata të Shkollës së Ehli Bejtit, duhet të jenë njëzëri, mbi hadithin në fjalë”.

“Tani le t’i rikthehemi çështjes sonë. Fatkeqësisht themi me gojën plot se, dijetarët dhe muhaddithët sunnitë, nuk janë aspak njëzëri, me homologët e tyre shiitë, për sa i përket hadithi të mbylljes së dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Ebu Bekrit. Nëse dijetarët dhe muhaddithët sunnitë, vijojnë të aludojnë se hadithi i lartpërmendur, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, atëherë ne iu kundërpërgjigjemi duke thënë, se ne i hedhim poshtë dhe nuk i pranojmë hadithët e shënuar në këtë vepër. Nëse ju si dijetarë dhe mhaddithë sunnitë, ende vijoni këmbënguljen tuaj, duke pohuar se ju paraqitni hadithët në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, atëherë dhe ne si dijetarë dhe muhaddithë shiitë, vijojmë këmbënguljen tonë, duke theksuar, se ne paraqisim hadithët, në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit)”.

“Nëse ju, si bashkësi dijetarësh dhe muhaddithësh sunnitë, në njërën anë shtoni se vepra jonë me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), nuk përbën asnjë argument fetar për ju, atëherë edhe ne në anën tjetër, si bashkësi dijetarësh dhe muhaddithësh shiitë, nuk e pranojmë, si argument fetar, veprën tuaj me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Ajo që duam të themi, është se hadithi i sipërcituar, i cili bën fjalë, për mbylljen e dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Imam Aliut (p.m.t.) është një hadith, mbi të cilin të dyja palët, pra si ajo sunnite dhe ajo shiite, janë të njëzëri, pra është një hadith i vërtetë, ndërsa për sa i përket hadithit, i cili ka të bëjë, me mbylljen e dyerve, të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç derës së Ebu Bekrit, është një hadith i dobët, ose i shpikur, sepse është i pranuar si i mirë, vetëm nga pala sunnite. Për më tepër, lejomëni t’iu vë në dijeni të faktit se hadithi i vërtetë: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, është shënuar dhe përcjellur nga të paktën, nëntë bashkëkohës të Muhammedit (p.qm.t.), të cilët janë: “Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, Zejd Ibn Erkami, Ibn Abbasi, Xhabir Ibn Semureja, Ibn Umeri, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Xhabir Ibn Abdullah Ensariu, Enes Ibn Maliku dhe Burejde Eslemiu”.

“Gjithashtu, Ibn Haxher Askalani, na ka rikujtuar se, në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Bedhdhari” (Zinxhiri i Trasmetimit të Imam Bedhdharit), Imam Bedhdhari ka nënvizuar fakin se, qytetarët irakianë të Kufes, kanë shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur dhe me një zinxhir të vërtetë tansmetimi, hadithin i cili nxjerr në pah, se ky virtyt fisnik, i përket Imam Aliut (p.m.t.), ndërsa qytetarët arabë të Medinës, si kundërpeshë, kanë shënuar dhe përcjellur, hadithin e trilluar, pa asnjë zinxhir transmetimi, i cili pretendon se virtyti në fjalë, i përket Ebu Bekrit”. (20)

“Në këtë pikë jetike të programit tonë, me të drejtë shtrojmë pyetjet: “Vallë përse Imam Buhariu, në njërën anë, nuk ka ngurruar, në shënimin dhe përcjelljen e hadithit, i cili ka të bëjë me Ebu Bekrin, ndërsa në anën tjetër, ka përjashtuar, shënimin dhe përcjelljen e hadithit, i cili bën fjalë për Imam Aliun (p.m.t.)?!” “Vallë çfarë lloj mosmarrëveshje, mund të ketë Imam Buhariu, me Imam Aliun (p.m.t.), në veçanti dhe më anëtarët e bekuar, të Ehli Bejtit (p.m.t.) në përgjithësi?!”

“Tani lërmëni t’iu bëj të ditur, se para së gjithash, duhet të ritheksojmë faktin, se shumica e dijetarëve dhe ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithët), përfshirë këtu dhe dijetarin bashkëkohor shqiptar, Shejh Albanin, e kanë vlerësuar hadithin e mësipërm, si një hadith të vërtetë, i cili është shënuar dhe përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Tani dashje pa dashje, jemi të detyruar t’i rikthehemi përsëri përkufizimit, të dijetarit tjetër sunnit, Ibn Hibbanit i cili thotë: “Ky hadith është si vijon: “Ibn Abbasi na rrëfen se, Muhammedi (p.q.m.t.) pasi urdhëroi: “Mbyllini të tëra dyert, përveç deriçkës së Ebu Bekrit”, shtoi: “Ebu Hatimi nënvizoi se, me kjo thënie e Muhammedit (p.q.m.t.), ishte një shenjë, që udhëheqja islame, do të kalonte në duart e Ebu Bekrit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë. Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.), kishte lënë të nënkuptohej, se do të ishte pikërisht Ebu Bekri, ai i cili do të meritonte më shumë se të tërë, udhëheqjen islame pas tij dhe se askush tjetër, nuk kishte të drejtë mbi këtë udhëheqje islame”. (21)

“Megjithatë tani në këtë pikë kyçe, të programit tonë, e ndiejmë të domosdoshme të sqarojmë, se hadithi në fjalë, ka të bëjë plotësisht, me virtytin fisnik, i cili i përket ekskluzivisht Imam Aliut (p.m.t.), pra si rrjedhojë, të tëra cilësitë dhe virtytet fisnike, si dhe vlerat e larta, të mësipërme, i përkasin vetëm Imam Aliut (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “Lëmëni të shtoj, se dhe hadithi tjetër, i vërtetë i Muhammedit (p.q.m.t.), e vërteton hadithin e lartpërmendur. Në këtë hadith thuhet: “O Ali! Mua nuk më ka hije, që të ndahem nga kjo botë, pa të parë ty, si prijësin tim”.

I ftuari: “Po shumë e saktë! Nëse do të shtonim këtu dhe argumentët e tjerë, të padiskutueshëm fetarë, atëherë do të arrijmë në përfundimin se, e vërteta lakuriqe, gjithsesi do të dilte në dritë edhe në qoftë se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk do ta kishte bërë të ditur, vetëm versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, si dhe ngjarjen madhështore të Gadiru’l-Humit. Megjithatë i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), duke na shpalosur edhe hadithin: Muhammedi (p.q.m.t.), i mbyllte të tëra dyert e bashkëkohësve të tij, brenda në xhamisë së tij, përveç derës së shtëpisë, së Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”, na ka bërë të qartë, njëherë e përgjithmonë, se e drejta ekskluzive, e udhëheqjes e bashkësisë muslimane, i përket vetëm Imam Aliut (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Muhammedin, nga Jemeni, i cili ka një pyetje, lidhur me Hadithin Thekalejn. Urdhëroni!”

Muhammedi: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman sunnit, i cili jetoj në trojet jemenase. Unë dua të shpalos një mendimin tim, duke thënë se në këndvështrimin e jurisprudencës islame, na shfaqet përpara syve, domosdoshmëria e lidhjes fort, Dy Porosive të Paçmuara, përkatësisht pas Librit të Allahut, Kur’anit Famëlartë dhe Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.), pra Ehli Bejtit të tij të nderuar (p.m.t.)”.

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, lejomëni që t’iu sqarojmë se, për ne këndvështrimi se ne na mjafton, vetëm lidhja fort pas Librit të Allahut, Kur’anit Fisnik, duke hedhur pas krahëve dhe duke lënë mënjanë, Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), është plotësisht i papranueshëm. Gjithashtu ne kundërshtojmë fuqishëm dhe botëkuptimin tjetër, se për ne është i mjaftueshëm, vetëm lidhja fort pas Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.), duke përjashtuar Librin e Allahut, Kur’anin Fisnik. Arseyja e mohimit tonë është mëse e qartë, ne si bashkësi dijetarësh shiitë, kemi një besim të palëkundur, në faktin se ajetët kuranorë, kanë mbetur dhe janë të pandërruar dhe të pandryshuar, deri në ditët tona, pikërisht ashtu siç kanë zbritur në zemrën e kulluar të Muhammedit (p.q.m.t.). Si përfundim, dua t’u bëj thirrje këtyre pseudodijetarëve uhehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët pasi nuk kanë gjetur, qoftë dhe një gabim të vetëm, në lidhje me besimin tonë, të shkollës dhe mendimit shiit, që të mos bërtasin dhe ulërasin tërë ditën e natën, nëpër stacionët televizivë, por t’u përgjigjen pyetjeve tona, të cilat ua kemi parashtruar gjatë këtyre njëzetekatër programeve tona, të zhvilluara deri më tani. E përsëris për të fundit herë, se ne si bashkësi besimtarësh dhe dijetrësh shiitë, nuk besojmë në ndërrimin dhe ndryshimin e Kur’anit Famëlartë, por besojmë, në ruajtjen e Librit të Allahut dhe të Farefisit të Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa tani dua t’i jap fund, programit të kësaj mbrëmjeje të këndshme, duke përshëndetur besimtarët muslimanë, në mbarë rruzullin tokësor dhe ata tw cilwt kanë vizituar, tyrben e Imam Husejnit (p.m.t.), nw qyteti e shwnjtw irakian tw Kerbelasw”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (f.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (k.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Kuptimi i Kësaj Lutjeje Është: “Es-Selamu Alejke Ja Eba Abdillah Ue Ala’l-Eruahileti Helet Bi’l-Finaike. Alejke Minni’s-Selamullahi Ebeden Ma Bakitu Ue  Bakijetu’l-Lejli Ue’n-Nehari. Es-Selamu Ala’l-Husejni Ue Ala Ali Ibni’l-Husejni Ue Ala Euladi’l-Husejni Ue Ala Ashabi’l-Husejni”. “Paqja Qoftë Mbi Ty, O i Ati i Robit të Allahut. Paqja Qoftë Mbi Ty, Si Dhe  Mbi Të Tërë Shpirtrat, Të Cilët Janë të Strehuar Tek Ti (Ata Shpirtra, të Cilët Janë të Flijuar Për Ty Dhe Për Të Afërmit e Tu). Paqja e Allahut (f.m.t.), Qoftë Mbi Ju Gjithmonë, Nga Unë Për Sa kohë Që Unë Jetoj Dhe Për Sa Kohë, Që Dhe Nata Dhe Dita, Do Të Vijojë Të Jetë. Paqja Qoftë Mbi Husejnin, Mbi Ali Ibn Husejnin, Mbi Të Bijtë e Husejnit, Si Dhe Mbi Bashkëkohësit dhe Miqtë e Husejnit”

2.      Nuruddin Ali Ibn Ebi Bekri Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 103, Hadithi Nr: 15159, Analiza dhe Vërtetimi Nga Abdulkadir Ahmed Ata.

3.      Nuruddin Ali Ibn Ebi Bekri Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 103, Hadithi Nr: 15159, Analiza dhe Vërtetimi Nga Abdulkadir Ahmed Ata.

4.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 3, fq. 223, Analiza, Vërtetimi Nga Muhammed Rashid Salimi.

5.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhus’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 3, fq. 223, Analiza, Vërtetimi Nga Muhammed Rashid Salimi.

6.      Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbedhja e Madhe), “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunetët e Imam Tirmidhiut), vëll. 6, fq. 301, Analiza dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar, Shuajb Arnauti.

7.      Imam Buhariu, “Xhamiu’s-Sahiha” (Përmbledhja e Madhe e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 3, fq. 7, Shtëpia Botuese: “Libraria e të Parëve”.

8.      Imam Buhariu, “Xhamiu’s-Sahiha” (Përmbledhja e Madhe e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 3, fq. 7, Hadithi Nr: 3654, Shtëpia Botuese: “Libraria e të Parëve”.

9.      Bedruddin Mahmud Ibn Ahmed Ajniu, “Umdetu’l-Kari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Mbështetja e Lexuesit, në Shpjegimin e Përmbledhjes, së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 16, fq. 245.

10.  Ibn Hibbani, “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 276.

11.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 10, fq. 622, Pjesa e Dytë, Hadithi Nr: 4953.

12.  Me Termin “Hadih i Mirë”, Nënkuptojmë “Hadith i Vërtetë”, Kështu Që Ndonëse Rrallë Në Veprën e tij Me Titull: “Xhamiu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Tirmidhiut), Imam Tirmidhiu, e Përdor Këtë Term, Për të Theksuar se Ky Është Një Hadith i Vërtetë, i Cili Zotëron Një Zinxhir të Vërtetë Transmetimi. Gjithashtu Dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Mësuesi i Imam Buhariut, Imam Ali Ibn Medini, Si Dhe Muhaddithi i Njohur, Ibn Salahu, e Përdorin Termin “Hadith i Mirë”, Në Vend të Termit “Hadith i Vërtetë”.

13.  Në Shkencën e Hadithit, Termat “Dëshmitar” Dhe “Ndjekës” Kanë Kuptime të Ngjashme me Njëri-Tjetrin. Si Rrjedhojë, Ndodh që Ndonjëherë Vetëm një Muhaddith i Vetëm, Transmeton të Tërë Hadithin, Pra Transmetimi i Plotë, Kryhet Vetëm Nga Një Njeri. Ky Hadith, i Transmetuar Nga Një Muhaddith i Vetëm, Duhet të Analizohet në Përmbledhjet e Hadithëve. Kjo Analizë në Metodologjinë e Hadithit, Quhet Reputacion. Kur Kësaj Analize, i Shtohet dhe Një Analizë Tjetër, Nga Një Muhaddith Tjetër, Atëherë Themi se Analiza, e Ka Përmbushur Qëllimin e Saj.

14.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 6, fq. 482, Pjesa e Dytë, Hadithi Nr: 4953.

15.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daifa ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 6, fq. 637, 638, Pjesa e Dytë, Hadithi Nr: 4953.

16.  Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë”, vëll. 4, fq. 241.

17.  Ebu Abdullah Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Malikiu, “Nadhmu’l-Mutenasiri mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës i Hadithëve të Pashkëputur), fq. 122, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

18.  Ebu Abdullah Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Malikiu, “Nadhmu’l-Mutenasiri mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës i Hadithëve të Pashkëputur), fq. 122, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”, Bejrut, Liban.

19.  Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 20.

20.  Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin, e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë, të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 20.

21.  Ibn Hibbani, “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 276.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak