BRICS-i do të braktis dollarin si valutë botërore

  • None
Publikuar në Gus. 25, 2016, mesnatë

Vendet të cilët e përbëjnë BRICS-in(Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore), janë lojtarët kyç në sipërfaqen e ekonomisë globale, për shkak të cilit dollari po ndien shtypje, e kjo mund të ketë pasoja serioze, deklaroi analisti financiar Ernst Volf në intervistën e tij .

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të parandalojnë krijimin e valutës alternative e cila do të mund të zëvendësojë dollarin. “Banka e re për zhvillim” (Banka e BRICS-it) e krijuar para ca kohësh dëshiron të pavarësohet, edhe pse tani, vepron në kuadër të sistemit monetar të dollarit dhe i është nënshtruar atij. Në këtë aspekt, planet ekonomike të kësaj organizate të re po krijojnë xhelozinë e qeveritarëve amerikan, shtoi Ernst Volfi.  

Ai përkujton se sistemi monetar global është i nënshtruar dollarit dhe se e vetmja organizatë e cila ka të drejtë të shtyp këtë valutë  janë Rezervat federale të SHBA-ve. Pikërisht, amerikanët bëjnë çmos që të ruajnë dominimin botëror në sistemin valutor financiar. Përpjekjet e mëhershme që të dilet nga ky sistem kanë përfunduar me disfatë.

“Për shembull, Sadam Hyseini u përpoq të shes naftën në euro, e jo në dollar, Muamer Gadafi ka dashur të fus valutën e re e cila do të kishte mbështetje në ar. Të dyve këto përpjekje iu kanë sjell vdekjen”, ka deklaruar analisti gjerman Ernst Volfi.

Aktualisht, Rusia njashtu po përpiqet të krijojë rrugët e veta të pavarura ekonomike me Turqinë. Kryetarët e dy vendeve, Vladimir Putini dhe Rexhep Tajib Erdogani, kanë arritur marrëveshjen në takimin e tyre të fundit lidhur me tregtinë në mes këtyre dy vendeve të bëjnë me rubla dhe lira.  Në të vërtetë, Rusia shqyrton mundësinë që shitjen e naftës të bëjë edhe në valuta tjera, duke përfshirë edhe rublën.

“Kjo është shpallje luftë SHBA-ve  sikur Sadam Hyseini dhe Muamer Gadafi. Me padurim pres se çfarë do të ndodhi”, ka cituar Volfi.



Burimi : globalcir