Shejh Ahmed Noaina: Muslimani duhet të veproj sipas parimeve Kur'anore në të gjitha aspektet e jetës

  • None
Publikuar në Gus. 23, 2016, mesnatë

Një këndues  i shquar egjiptian i Kur’anit theksoi se mësimet dhe urdhërat e Kur’anit duhet të zbatohen në të gjitha aspektet e jetës.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA,  Shejh Ahmed Ahmed Noaina tha se sjelljet, fjalët dhe veprat e ummetit musliman duhet të jenë të bazuara në Kur’an.

Ai shtoi se mësimet e pastra të Librit të Shenjtë, Kur’an,  duhet të jenë të pranishme  në të gjitha dimensionet e jetës së një muslimani.

I pyetur në lidhje me mënyrat për të qëndruar kundër sulmeve kulturore dhe ideologjike perëndimore,  kundër Ummetit islam, Ahmed Noaina tha se sulmi duhet të ballafaqohet me anë të arsyes dhe logjikës.

Ai iu referua ajetit 125 të sures Nahl:

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. ” 

Në vende të tjera, kënduesi i shquar  i Kur’anit ka theksuar  ajetet e  Kur’anit mbi rëndësinë e mbrojtjes së institucionit të familjes, duke përfshirë edhe urdhërat për të respektuar prindërit.

Ai vuri në dukje se Kur’ani i Shenjtë thotë:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).  (Kur’an, Surja el-Isra:23.

I lindur në vitin 1954 në qytetin e Mutubas, Egjipt,  Shejh Ahmed Ahmed Noaina filloi të mësonte Kur'anin e Shenjtë përmendësh në moshën katër katër vjeçare dhe arriti të mësoi përmendësh të gjithë Librin e Shenjtë, Kur’anin në moshën tetë vjeçare.

Ai studioi stilet e këndimit të Kur'anit me Mjeshtrin Mustafa Ismail  dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar shkollimin e tij akademik në Pediatrics.

Shejh Ahmed Noaina konsiderohet si një nga mjeshtrit më të shquar të këndimit të Kur'anit në Egjipt dhe në Botën Islame.



Burimi : IQNA News