Teksti i plotë i fjalimit të Sejjid Hasan Nasrallahut

  • None
Publikuar në Gus. 21, 2016, mesnatë

Bismil-lah

Me ndihmën dhe caktimin e Allahut na u mundësua të jetojmë fitoren, nderin dhe krenarinë. Falenderimet i takojnë Allahut, i cili na mbrojti dhe nuk na privoi nga ndihma e tij në luftën tonë me armikun sionist. Gjithashtu falenderojmë të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë rezistencës dhe që e kanë mbështetur ushtrinë, popullin, qeverinë dhe gjithçka që rezistenca ka realizuar. Në korrik të vitit 2006, objektivat dhe interesat e Izraelit ishin shumë të mëdha. Ne kemi arritur një fitore duke i penguar izraelitët që të arrijnë të realizojnë këto objektiva. Lufta e korrikut të vitit 2006 ishte një luftë, që Izraeli mori përsipër duke u mbështetur në vendimet e Amerikës për të filluar një luftë kundrejt Libanit. Ne do të na vrisinin e varrosnin dhe do të na merrnin nga duartë armët tona. Kështu do të arrinin të kufizonin aktivitetet tona në Liban. Ky ishte plani i tyre! Do ta dëbonin Hizbullahun nga jugu, populli vendas do të bëhëj dëm kolateral dhe Hizbullahu do të dëbohej përgjithmonë nga Libani. Në Liban do të udhëhiqnin bashkimet e huaja ushtarake; do të krijoheshin 2 ushtri sioniste që do të rrisnin nivelin e sigurisë të Izraelit në rajon! Të gjitha këto do të realizoheshin në zbatim të planit të “Lindja e Mesme e Re” të shpallur nga C.Rice. Fillimisht do të shkatërronin Hizbullahun, më pas do të merreshin me grupimet e rezistencës të Sirisisë e më pas të të gjithë Palestinës. MEGJITHATË NUK E ARRITËN KËTË QËLLIM! Në atë periudhë, Hizbullahu gjendej në një pozicion mbrojtës dhe të gjitha planet e Hizbullahut ishin organizuar në mënyrë të këtillë që të pengonin në çdo mënyrë që armiku të arrinte të realizonte objektivat e tij. Pas kësaj lufte, Izraeli është dëmtuar në të gjitha fushat e mundshme, ushtarake, politike dhe ekonomike! Ato ditë i mbajmë mend të gjithë! Fitorja jonë në korrik të vitit 2006 i dha një tronditje të konsiderueshme strukturës së ushtrisë sioniste. Të gjithë filluan që të fajsojnë njëri-tjetrin. Pas fitores tonë të korrikut të vitit 2006 mbështetja dhe besimi që ekzistonte në mesin e sionistëve ndaj ushtrisë sioniste filloi të pakësohej. Sionistët, që në vitit 2006 provuan shijen e humbjes, kanë përjetuar periudhën më të vështirë dhe të dobët si të luftrave ashtu edhe të udhëheqjes. Që prej vitit 2006, sionistët po përjetojnë një krizë lidershipi dhe udhëheqjeje. Tashmë ekziston një mungesë besimi në entitetet sioniste. Fitorja jonë e vitit 2006 shkatërroi përgjithmonë mendësinë tradicionale që Ben Guron kishte rrënjosur në ushtrinë sioniste! Që prej vitit 2006, i cili ishte një pikë kthese për hisorinë, ushtria sioniste nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore në tokat që mban të pushtuara prej saj! Ndërsa sionistët përballeshin me kërcënime të shumta kundrejt tyre, shohim se Hizbullahu gjendej në një pozicion krejt tjetër. Pas ngjarjeve të vitit 2006, sionistët nuk mundën t’i shpallnin haptazi objektivat e tyre në luftën në Rripin e Gazës në vitin 2008! Sepse në luftën e fundit ata provuan shijen e humbjes së thellë. Raketat e rezistencës kanë një rreze të gjerë që përfshin të gjithë tokat që gjenden nën pushtimin e sionistëve. Ky shpartallim është kthyer një një rrezik jetësor për regjimin sionist. Përpara luftës së vitit 2006, sionistët mbështeteshin në prezencën e ShBA-së në Irak. Sionistët mund ta parashikonin vetë se sa drastik do të ishte rezultati i një lufte të dytë. Për këtë arsye, nuk guxonin kurrësesi t’i hynin një lufte të dytë!

Tashmë Izraeli sionist nuk bën më plane për të qënë superior ndaj të tjerëve, por bën plane për të mundur të mbijetojë. Para luftës, Shimon Perez shprehej se më në fund popujt arab kishin filluar që ta pranonin ekzistencën e Izraelit. Pas lufte, kjo thënie ndyshoi krejtësisht! Regjimi sionist ka arritur të shohë se nuk mund t’i vazhdojnë planet e tyre ushtarake dhe se përsa i përket aspektit ushtarak e ardhmja e Izraelit është në rrezik. Thirrjet e Netaniahut për të qëndruar në qetësi në kufirin e Izraelit me Libanin tregon se kjo teori e vetëpërmbajtjes strategjike ka funksionuar. Të gjitha këto argumente janë deklarime dhe dëshimi të Izraelit. Ne nuk ju paraqesim argumentë sepse të gjithë i besojnë Izraelit; askush nuk ka besim tek ne. Lufta e korrikut e goditi Izraelin në zemër; ia shkundi zemrën! Problemi qëndron këtu: Arabët, që prej periudhës së Ben Gurionit e deri më sot janë shprehur dhe vazhdojnë të shprehen se Izraeli është i fortë dhe i pamboshtshëm. Megjithatë atë ditë e panë Izraelin të biente në gjunjë përpara tyre. Në një fjalim timin në vitin 2000 kam thënë disa fjalë që janë bërë të famshme: “Izraeli është shumë më i dobët se rrjeta e merimangës.” Vite më pas, Netaniahu duke u shprehur se “ata që flasin për rrjeta merimangash, do të përballen me çelik” deklaroi të filluar luftën e vitit 2006. Lufta e Bin Xhubejlit e bëri Netaniahun që të përtypte fjalët e tij dhe të gjithë e panë rrjetën e shkatërruar të merimangës kur u tërhoqën me tanqet e tyre të shkatërruara. Para vitit 2006, ne nuk mund të ndërtonim shtëpi pranë kufirit me Izraelit, ndërsa ata ndërtonin vendbanime. Por sot ne ende gjendemi në kufi, ndërsa ata nuk janë më. Tashmë vendbanimet e tyre janë të rrethuar me mure! A nuk është kjo një fitore?

Tashmë dua që vëmendjen ta pozicionojmë diku tjetër... Ekzistojnë dëshmi dhe prova se ISIS-i është krijuar nga vetë zyrtarët e qeverisë së ShBA-së. Bagdadi është një “rob” i vjetër i Amerikës. Ndërsa Colani është një mik i vjetër i Bagdadit. Amerika i ka dhënë urdhër sauditëve që të financojë këta barbarë. Dijetarë të ardhur nga jashtë, me armë të ardhura nga jashtë kanë sjellë me dhjetra luftëtarë nga jashtë në Siri dhe Irak duke formuar grupime radikale. Amerikanët e kanë pranuar se e kanë miratuar, apo e kanë anashkaluar këtë situatë duke shpresuar se kjo lëvizje do të godiste dhe dobësonte Hizbullahun! Amerika ia hapi rrugën këtyre grupimeve tekfirxhje pasi i dështoi plani i “Lindjes së Mesme të Re”. Pasi u shtrënguan ShBa-ja, Iraku dhe Afganistani, Izraeli nuk bëri asnjë lëvizje. Këtë rradhë, për të shkatërruar Sirinë dhe ushtrinë e saj përdorën vendet e gjirit. Planet në Siri ishin që me anë të grupimeve të tekfirxhinjve ta trembnin popullin dhe kështu ta detyronin atë që të pranonin çfarëdo lloj zgjidhjeje që ata do të ofronin. Obama dëshiron që t’i marrë nga kontrolli ISIS-it, Musulin dhe Rakkan për të përforcuar pozicionin e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.  Pesë vite më parë (kur ISIS nuk ekzistonte) u pata thënë AlKaidës se Amerika do t’ju përdorë dhe më pas do t’ju shkatërrojë. Po e them përsëri: Jeni përdorur për të dobësuar rajonin. Nëse brenda jush ekziston një grimcë besimi NDALONI! Po forconi ShBA-në. Bëni akte terroriste në Bagdad, Damask, Pakistan, Afganistan dhe e quani veten shehidë – Për Çfarë? Në interes të kujt? Ndërsa neve na thonë të largohemi nga frontet e luftës.

Nëse ne tërhiqemi nga terreni, ISIS dhe Nusra do ta shkatërrojnë rajonin! Ne nuk mund ta lejojmë këtë! Gjatë gjithë fëmijërisë sonë jemi rritur duke besuar në mendësinë se poshtërimi nuik mund të jetë pjesë e jetës sonë! Çdo moment të luftës së vitit 2006 e kam përjetuar duke ndjerë vërtetësinë e shprehjes Poshtërimi nuk është pjesë e jetës sonë! Kur regjimi sionit na dha ultimatum, në çdo qelizë të trupit tim ndjeva shprehjen Poshtrimi nuk është pjesë e jetës sime!!! U them të gjithëve atyre që kanë plane dhe komplote kundër nesh: Ne nuk mundemi duke na vrarë dhe nuk do të mundemi! Koha e humbjes ka kalur. Tashmë jemi në periudhën e fitoreve!

 

Ato që nuk mundën t’i bënin që prej vitit 2006 po mundohen t’i bëjnë këto me shpifje dhe shtrëmbërime të së vërtetës!

Uesselam...