Regjimi i Bahrejnit arreston edhe gjashtë dijetarë musliman shi’itë

  • None
Publikuar në Gus. 16, 2016, mesnatë

Forcat e Sigurimit të Bahrejnit arrestuan edhe  gjashtë dijetarë muslimanë  shiitë për protestën e tyre kundër heqjes  së nënshtetësisë të udhëheqësit të muslimanëve shiitë, Ajetullah Shejh Issa Kassemit.

Sipas  gazetës së përdishme el-Wasat, Sejjid Muhammed Hadi el-Ghuraifi, Shejh Imad al-Shuala, Shejh Aziz al-Khizran, Shejh Munir Mua'tavak, Sejjid  Jasin al-Musavi  dhe Shejh Hussein al-Mahrous janë marrë në paraburgim sepse morën pjesë në një protestë përpara shtëpisë së Shejh Kassemit në fshatin al-Diraz pranë Manama-s. 

Më herët, forcat policore të regjimit të Al Khalifa-s arrestuan  dhe morën në pyetje edhe Shejh  Issa Mumen, Shejh Ali el-Hamli, Sejjid Muhsei Kerifi dhe Shejh Fazil Zaki. . 

Në fund të muajit të kaluar, forcat e regjimit arrestuan Sejjid Mexhid al-Mashaal, Sekretari i Këshillit të Dijetarëve Islam në Bahrejn, pasi bastisen  shtëpinë e tij.

Sundimtarët  e Bahrejnit janë kritikuar  si në Bahrejn dhe jashtë vendit për të tërbimin e tyre ndaj disidentëve.

Në javët e fundit, demonstruesit kanë mbajtur një protestë ulur  jashtë shtëpisë të Shejh Kassemit në fshatin Diraz për të denoncuar  heqjen e nënshtetësisë së tij.