Dijetarët musliman shiitë, sunnitë theksojnë unitetin Islamik

  • None
Publikuar në Gus. 9, 2016, mesnatë

Dijetarët shiitë dhe sunitë në provincën Balukistan të Pakistanit kanë mbajtur një takim duke diskutuar për ekstremizmin, pushtim kulturor dhe solidaritetin mes muslimanëve.

Një grup i dijetarëve musliman shiitë dhe muslimanëve sunnitë u mblodh në qytetin e Quetta, Pakistan, për të diskutuar mënyrat për t'u përballur me depërtimin e pushtimeve kulturore, ekstremizmin dhe nxitjen e unitetit mes sekteve të ndryshme islame, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

Pjesëmarrësit në këtë takim të përbashkët kritikuan  sektarizmin si arsye për ndarje dhe theksuan domosdoshmërinë e unitetit në mesin e të gjithë muslimanëve.  

Udhëheqësit fetarë dhe elitat nga shkolla të ndryshme juridike islamike kanë falur  edhe namazin së bashku.

Mulana Shirani, kryetar i Shoqatës së Dijetarëve Islamë në  Balukistan dhe kryetari i Këshillit Islamik në Pakistan, Sejjid Hashim Musavi, Imami Shia i Namazit të Xhumasë në Quetta dhe krerët e besimeve të ndryshme fetare ishin në mesin e pjesëmarrësve në këtë takim. 

Mbledhja e përbashkët e liderëve me drejtime të ndryshme islamike të cilët u takuan në këtë konferencë për të rifilluar aktivitetet me grupin fetar Bashkimi i Kombit Islamik i Mahaz-it, një grup fetar në vPakistan i cili ka filluar  për të rritur unitetin islamik në mesin e komuniteteve të muslimanëve shiitë dhe komuniteteve muslimanëve sunnitë  të Pakistanit.