Franca ka mbyllur rreth 20 xhami që nga dhjetori

  • None
Publikuar në Gus. 9, 2016, mesnatë

Autoritetet franceze kanë mbyllur rreth 20 xhami dhe mesxhide që nga dhjetori, sepse  konsiderohet se kanë predikuar radikalët, tha të hënën Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve. 

Nuk ka asnjë vend në Francë për ata që kërkojnë dhe nxisin urrejtjen në mesxhide ose në xhami, dhe të cilët nuk i respektojnë disa parime republikane, sidomos  barazinë midis burrave dhe grave, tha ministri. Kjo është arsyeja pse unë e mora vendimin disa muaj më parë për të mbyllur xhamitë përmes gjendjes së jashtëzakonshme, masave ligjore apo masave administrative. Rreth 20 xhami janë mbyllur, dhe do mbyllën edhe të tjera.

Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve   ishte duke folur pas një takimi me udhëheqësit e Këshillit Francez të Fesë Islame. Ka rreth 2.500 xhami dhe mesxhide në Francë, rreth 120 prej të cilave konsiderohet që po predikohet  Selefizmi radikal.

Ai tha se që nga viti 2012, 80 persona janë dëbuar nga Franca, dhe dhjetra e më shumë dëbimet janë në proces, pa dhënë detaje të mëtejshme. Takimi vjen ndërsa Franca përballet, lufton me kërcënimet e terroristëve të papara, është në shënjestër të sulmeve terroriste, më së fundi  masakra me kamion në Nisë ku u vranë 84 persona dhe vrasja e një prifti katolik në fshatin Normandisë në Saint-Étienne-du-Rouvray .

Sulmet e përsëritura kanë ngritur pyetje të vështira rreth dështimeve të sigurisë, por edhe në lidhje me financimet e huaja të shumë xhamive.

Kryeministri Manuel Valls, tha javën e kaluar se ai do të konsiderojë një ndalim të përkohshëm mbi financimet e huaja të xhamive, duke e kërkuar një model të ri për marrëdhëniet me Islamin. Bernard  Cazeneuve konfirmoi se autoritetet janë duke punuar mbi një foundacion francez  për Islamin i cili do të garantonte transparencë totale në financimin e xhamive me respektimin rigoroz të parimeve sekulare. 

Më 14 korrik, 2016, të paktën 84 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë pësuan lëndime,  kur një kamion kaloi përmes një turmë njerëzish të cilët po festonin Ditës Kombëtare Franceze në qytetin jugor francez të Nicës.

Më 13 nëntor 2015, një seri sulmesh të koordinuara terroriste, pretenduar nga grupi  terrorist tekfirist Daesh –ISIS, solli tronditje dhe tmerr në kryeqytetin francez. Rreth 130 vetë u vranë dhe mbi 350 të tjerë u plagosën në sulmet e tmerrshme.

Udhëheqësit muslimanë në Francë dhe në mbarë botën e kanë përsëritur dënimin e tyre të qartë kundër sulmeve terroriste.