Autoriteti i lartë musliman i Bahrejnit Shejh Isa Kassim fiton Çmimin e të Drejtave të Njeriut Islam

  • Ajetullah Shejh Isa Kassim
Publikuar në Gus. 9, 2016, mesnatë

Një ceremoni u mbajt në Teheran, në kryeqytetin e Iranit, të mërkurën për të paraqitur Çmimin e të Drejtave të Njeriut në Islam për herë të 3-të.

Shefi e Gjyqësorit të Iranit, Ajetullah Sadek Amoli Larixhani  dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Sallën e Konferencave të IRIB-it, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Islamike  për   të Drejtave e Njeriut Islam dhe Dinjitetit Njerëzor.

Autoriteti i lartë fetar  Bahrejnit, Ajetullah Shejh Isa Kassem dhe Arzu Merali,  anëtar themelues i Komisionit të të Drejtave të Njeriut Islamik (IHRC), janë shpallur si fitues të çmimit të këtij viti.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut e Gjyqësorit të Iranit e mban këtë ngjarje  për çdo vit për të njohur përpjekjet dhe arritjet e muslimanëve në promovimin e të drejtave të njeriut.

Në vitet e mëparshme, përveç të tjerëve, çmimin e fituan aktivistët nga Jemeni, Siria dhe Iraku. 



Burimi : IQNA News