Sania Mirza – femra nga India lojtare e suksesshme

  • None
Publikuar në Korrik 30, 2016, mesnatë

Emri i saj do të thotë e shkëlqyer dhe ajo është e përkushtuar për të nderuar emrin e saj. Sania Mirza është një lojtare Indiane profesionale e tenisit e cila aktualisht renditet e para në rangun e femrave. Ajo është lojtarja më e suksesshme femër nga India ndonjëherë. Për herë të parë është vërejtur ne vitin 2005 ku u bë femra e parë nga India që fiton në një garë tenisi. Kur karriera e saj si lojtare e vetme përfundoi sepse pësoi lëndime të rënda në dorë, ajo me përkushtimin dhe vullnetin e saj e mori veten në garat dyshe. Sot Sania dhe partnerja e saj, Martina Hingis, janë dyshja dominuese. Vetëbesimi, forca dhe elasticiteti i Sanias arrijnë kulmin e botës së sportit të tenisit. Ajo ka frymëzuar një gjeneratë të tërë në Indi që  t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe se ata mund të arrijnë çdo gjë, njëjtë sikur dhe vetë Sania.