Ambasadori i Iranit në Indi, Gulamriza Ansari: Vehabizmi burimi kryesor i terrorizmit

  • Ambasadori i Iranit në Indi, Gulamriza Ansari
Publikuar në Korrik 23, 2016, mesnatë

Vehabizmi është burimi  kryesor i të gjitha grupeve terroriste dhe ekstremiste të gjithë botën, tha ambasadori  i Republikës  Islamike të Iranit në Indi, Gulamriza Ansari .

Grupet terroriste si al-Kaida, Daesh (ISIS), Boko Haram dhe të gjitha grupet terroriste të tjera i kanë rrënjët e tyre në Vehabizëm, tha të dielen Gulam  Ansari në një ceremoni të përcjelluar nga studentët indianë.

Vehabitë,  me krimet e tyre dhe veprimet terroriste, e kanë njollosur tmerrësisht imazhin e Islamit, tha ambasadori  iranian.

Gulam  Ansari tha gjithashtu se politikat e miratuarta nga nxitësit e terroristëve, duke përfshirë Uashingtonin dhe aleatët e tij, kanë dështuar në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera në të gjithë botën, dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot  konsiderohet si qeveria më e urryer në mesin e vendeve të rajonit.



Burimi : IRNA