Mogherini: Unioni kërkon heqjen e sanksioneve bërthamore të Republikës Islamike të Iranit

  • None
Publikuar në Korrik 20, 2016, mesnatë

Shefja e diplomacisë evropiane nga BE kërkoi që të lejojë popullin iranian të shfrytëzojë dobinë e heqjes së sanksioneve.

Federika  Mogherini, tha se Unioni kërkon që heqja e sanksioneve bërthamore të Iranit të jetë në interes të popullit iranian. Në një fjalim të saj të mbajtur përpara përfaqësuesve të 28 vendeve anëtare, Federika Mogherini tha se është në interes të unionit që sanksionet ekonomike dhe financiare që lidhen me programin bërthamor të Iranit të hiqen.

Mogherini theksoi se në heqjen e sanksioneve financiare dhe ekonomike kundër Iranit duhet ruajtur transparenca me qëllim që bankat dhe kompanitë evropiane të kenë mundësi të shtrinë aktivitetin dhe të investojnë në Iran. Shefja e diplomacisë evropiane, u zotua se do të bashkëpunojë me sektorin privat për të hequr dyshimet lidhur me juridiksionin evropian sa i përket investimeve dhe bashkëpunimeve.

Me gjithë nënshkrimin e marrëveshjes së 14 korrikut të vitit 2015, Uashingtoni vazhdon të parandalojë çdo lloj transaksioni bankar me dollar me Iranin. Amerika gjithashtu ka kërcënuar bankat ndërkombëtare se ndaj tyre do të hakmerret në rast se kryejnë transaksione me persona apo kompani iraniane. Ndërkohë disa sanksione të vendosura nga Evropa kundër Iranit, janë aty ku kanë qenë dhe nuk janë hequr.