Ramazani në Brazil

  • Muslimanët e Brazilit duke e falur namazin e jacisë në xhami
Publikuar në Korrik 8, 2016, mesnatë

Brazili është një shtet i Amerikës Jugore, ku Krishterimi është feja dominuese.  Por është edhe një pakicë e vogël muslimane që jeton në Brazil.

Federata e Shoqatave Muslimane të Brazilit vlerëson se janë rreth 1.5 milion muslimanë në shtetin e pestë më të madh  në botë për nga sipërfaqja apo madhësia dhe popullsia.

Islami në Brazil është thënë se së pari është praktikuar nga skllevërit afrikanë të sjellur nga Afrika Perëndimore. Studiuesit  kanë shënuar se  Brazili ka marrë  skllevër muslimanë më shumë se kushdo tjetër në Amerikë.

Në qytetet braziliane ku ka një komunitet musliman, xhamitë luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e vëllazërisë dhe solidaritetit mes myslimanëve.

Kjo duket aq më tepër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur xhamitë organizojnë  programe të veçanta në të gjithë Botën Islame.

Në muajin Ramazan, xhamitë dhe qendrat islamike në qytete si Sao Paulo dhe Rio de Janeiro do të përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre për t’i shërbyer muslimanëve.

Ndër programet e tyre të veçanta në muajin e shenjtë të Ramazanit, të Kur’anit,  mbahen seanca të leximit, këndimit të Kur’anit, ndonjëherë mbahen me pjesëmarrjen e kënduesve të Kur’anit  nga vende të ndryshme Islame.

Ata gjithashtu shtrojnë iftar për çdo natë të Ramazanit për besimtarët muslimanë që kanë agjëruar.   

Sipas Shejh Sadik Othmani, Sekretar i Këshillit të Imamëve dhe Çështjeve Islamike, muslimanët dhe qendrat islamike të Brazilit, gjithashtu, shpenzojnë shumë kohë në aktivitete bamirësie në muajin e Ramazanit.

Ai thotë se aktivitetet sociale të muslimanëve në Brazil kanë ndihmuar të përmirësojnë imazhin e tyre në shoqëri në mënyrë që ata tani janë një komunitet i respektuar në Brazil.

Ai vuri në dukje se sivjet, Michel Teme, kryetari aktual  i Brazilit,  organizoi një ceremoni iftari  me pjesëmarrjen e diplomatëve nga vendet islamike dhe përfaqësuesit e organeve braziliane islame.



Burimi : IQNA News