Rezistenca, e vetmja rrugë për palestinezët, për popujt e rajonit

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut  Sejjid  Hassan Nasrallah
Publikuar në Korrik 4, 2016, mesnatë

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut  Sejjid  Hassan Nasrallah theksoi se rezistenca është rruga e vetme për popullin palestinez dhe shtetet tjera në rajon, në ballafaqim me regjimin e Izralit. 

Në një fjalim televiziv që është transmetuar të premten me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit- Jerusalemit, Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi përpjekjet e disa regjimeve rajonale që kanë për qëllim minimin e Boshtit të Rezistencës, por theksoi se vendet rajonale nuk do të ndalen  duke mbështetur Palestinën.

Udhëheqësi i Hizbullahut tha se Dita e Kudsit- Jerusalemit është shënuar në shtetet dhe popujt të cilëve e kundërshtojnë regjimin saudit.

Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Humejni, e ka caktuar, emëruar të xhumanë e fundit të muajit hënor të Ramazanit si Ditën

Ndërkombëtare të Kudsit - Jerusalemit.  

Të xhumanë, në mbarë botën organizohen mitingje për të shprehur mbështetjen e tyre për palestinezët dhe përsëritën thirrjen e tyre për t'i dhënë fund mizorive të regjimit të Tel Avivit dhe okupimin e territoreve palestineze.

Në vende të tjera në fjalën e tij, Sejjid Hassan Nasrallah tha se regjimi i Izraelit frikësohet për  humbjen e terroristëve Tekfiristë të Daesh (ISIS-it) në Siri.

Regjimi i Tel Aviv është ekspozuar ndaj një kërcënimi ekzistencial, ka thënë Sejjid Hassan Nasrallah, duke shtuar se Izraeli ka frikë  nga demonstrata në disa kryeqytete arabe.

Daesh (ISIS) dhe grupi terrorist Fronti al-Nusra ndjekin të njëjtën ideologji, ideologjinë e Vehabiste, tha ai.

Siria thotë se Izraeli dhe aleatët perëndimore dhe rajonal të tij janë duke i ndihmuar grupeve tekfiriste militante që veprojnë brenda shtetit arab.

Ushtria siriane ka konfiskuar në mënyrë të përsëritur sasi të mëdha të armëve  të prodhuara në Izrael dhe pajisje të përparuara ushtarake nga militantët të përkrahur nga shtetet e huaja.

Vitin e kaluar, mediat britanike publikuan pamjet që tregojnë se si forcat izraelite e trajtojnë një terrorist tekfirist të plagosur në Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Regjimi izraelit ka shpëtuar mbi 2.000 militantë tekfiristë që kanë kushtuar rreth 13 milionë dollarë gjatë tre viteve të fundit, shtoi raporti i gazetës britanike Daily Mail i publikuar në dhjetor të vitit 2015.



Burimi : IQNA News