Kina projektoi super kompjuterin më të shpejtë në botë

  • None
Publikuar në Qershor 21, 2016, mesnatë

Kina ka arrit të projektojë super kompjuterin më të shpejtë në botë, sipas mendimit të shumicës, mund të jetë hap i rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë informative dhe llogaritëse në botë.

Kjo është hera e parë që Kina ka arritur të zhvillojë super kompjuterin më të shpejtë në botë, pa ndihmën e teknologjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në  konstruktimin e tij.

Web portali kinez Supercomputer në raportin e vet ka publikuar se për super kompjuterin e mëparshëm, i cili ishte më i shpejti në botë, janë shfrytëzuat pjesët amerikane të Intelit.

Tani Kina ka me sukses kësaj here ka arrit të prodhoj super kompjuterin më të shpejtë me emrin Sun Wei i cili në raport me kompjuterin e mëparshëm ka shpejtësinë më të madhe pa shfrytëzimin e teknologjisë importuese të ndonjë shteti të jashtëm.

Analizat më të reja tregojnë se me projektimin e këtij kompjuteri, numri i super kompjuterëve kinez ka arrit shifrën prej 167, gjë që është pak më tepër në raport me 165 super kompjuter amerikan të shpejtë, dhe në këtë fushë Kina ka kaluar në vendin e  parë ne botë.