Në Arabinë Saudite 30% e studentëve të mjekësisë pijnë duhan

  • None
Publikuar në Qershor 17, 2016, mesnatë

Një ish-zyrtar i shëndetësisë  i Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ministrave Shëndetësorë  ka shprehur shqetësim lidhur me rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë në Mbretërinë  Saudite që pijnë duhan dhe u kërkoi atyre që të braktisin këtë zakon  gjatë muajit të Ramazanit.

Raporti ndryshon në mes të universiteteve të ndryshme të Gjirit, por deri në 30 për qind e studentëve të mjekësisë të universiteteve saudite pijnë duhan, Dr. Tavfik bin Ahmed Khoxha, ish-drejtor i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ministrave Shëndetësorë  i tha një botimi lokal.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit është një mundësi e mirë për të lënë duhanin, por për fat të keq shumë duhanpirës   dështojnë për të bërë këtë. Në të kundërtën, ata e rrisin normën e pirjes së duhanit dhe nargiles, sidomos gjatë natës, tha ai.  

Dr. Tavfik bin Ahmed  Khoja tha se disa studime kanë treguar se konsumi i duhanit në mbrëmje gjatë Ramazanit dhe tubime të natës rrit procesin e magazinimit të nikotinës në trup.  

Proceset e tilla të magazinimit në baza ditore e bën trupin shumë të ngopur me toksina, duke kërcënuar shëndetin dhe jetën e duhanxhiut.

Lidhur me çështjen e shprehisë të pirjës së duhanit në komunitetin mjekësor, ai tha: Unë kam bërë shumë  përpjekjeve përmes programeve të ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të pirjes së duhanit, ndërsa u bëj  thirrje autoriteteve për të rritur taksat dhe çmimet për produktet e duhanit.

I kam vënë edhe kushtet në kontratën e punës gjatë mandatit tim udhëheqës  që një punonjës duhet të jetë një jo-duhanxhi, sepse zyra është model për mjekët dhe të tjerët. 

Duke komentuar mbi diabetin dhe obezitetin, Dr. Tavfik bin Ahmed  Khoja tha se shkaqet kryesore janë shprehitë e këqija të të ushqyerit  dhe mënyra e dobët e jetesës.

Treguesit dëshmojnë  se 65 për qind e anëtarëve të komunitetit të Gjirin, veçanërisht në Arabinë Saudite, nuk bëjnë asnjë ushtrim apo madje as edhe të ecin. Kjo reflekton në rritjen e normës së kësaj sëmundjeje,  veçanërisht të diabetit të tipit II, tha ai.

Këto sëmundje nuk mund të kontrollohet nëse nuk ekziston një bashkëpunim i vërtetë nga anëtarët e komunitetit, tha dr. Tavfik bin Ahmed Khoja.

Ministritë e Shëndetit në Gjirin Persik shpenzojnë miliona në fushata dhe programe për të rritur ndërgjegjësimin, por roli i individëve është më i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve, shtoi ai  



Burimi : Arab News