Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Njëzetënjëtë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 12, 2016, mesnatë

“Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull, si dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanëve shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (f.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (k.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të njëzetënjëtë, me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe “Vërtetësia e Hadithit Thekalejn”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është dhe njëkohësisht, imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Kam dëshirë ta nis programin tonë, të kësaj mbrëmjeje, ashtu siç tanimë e kemi bërë zakon me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të gjashtë të nderuar, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.). Kjo lutje është si vijon: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo gjendje e mjeruar, do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (m.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu: “Ja Allah, Ja Rrahman, Ja Rrahim, Ja Mukalibe’l-Kulubi, Thebbit Kalbi Ala Dinike” (O Allah, O i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave, Përforcoje Zemrën Time Në Fenë Tënde!)”.

Prezantuesi: “Duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë ajetët kuranorë dhe sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili përfshin dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se, imami i dymbëdhjetë dhe i fundit i pafajshëm i Ehli Bejtit, Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.) do të jetë ai i cili, do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, sepse kjo e fundit është e mbytur dhe e zhytur, në llumin dhe ndyrësinë e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, diktaturës, imoralitetit, korrupsionit, mosbesimit, shthurjes, shtypjes dhe tiranisë. Ndërsa tani po e përshëndesim dhe ne, nga ana jonë si dhe nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin, me përshëndetjet më bujare dhe më të ngrohta, të cilit i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

Prezantuesi: “Tani i nderuar Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Besoj se dhe ndjekësit tanë të nderuar tanimë do të kujtohen, mbi faktin se ju në programin tonë paraardhës, shpjeguat dhe sqaruat në formën më të bukur dhe kuptimplotë, duke dhënë përkufizime në mënyrë të hollësishme, mbi termin e “Ehli Bejtit”. “Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Tani do të donim t’iu pyesim me mirësjellje se, vallë a do të kishit mirësinë të na sqaronit në mënyrë të bukur, të qartë dhe të përmbledhur, hapat që duhen ndjekur, me synimin e mësimit të anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (l.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit, besnik të Allahut (f.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë, anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (f.m.t.) qofshin dhe mbi ndjekësit tanë të nderuar. Si fillim, lërmëni t’iu rikujtoj se, kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Tani dua të bëj, një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program, ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse”.

“Çështja që do të trajtojmë, në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit”.

“Në fillim të programit tonë, të kësaj mbrëmjeje dua të cek disa pika jetike, për të cilat kemi bërë fjalë dhe në programet tona paraardhëse. Por duke u nisur nga rëndësia e madhe që bartin në vetvete, jemi të detyruar që t’i sqarojmë edhe njëherë, sepse këto janë disa pika jetike, mbi të cilat ka të bëjë edhe trajtimi i çështjes sonë madhore”.

“Pikë së pari, dua t’iu rikujtoj mbarë bashkësisë së besimtarëve muslimanë, ajetin e lartësuar kuranor 55, të Sures Dharijat, në të cilin thuhet: “Përkujto, sepse me të vërtetë përkujtimi, u bën dobi besimtarëve”. Më pas dua të vijoj, me rifreskimin e mendjeve të ndritura, të vëllezërve tanë muslimanë, mbi përcaktimin dhe përkufizimin, e anëtarëve të bekuar, të cilët përfshihen brenda termit të “Ehli Bejtit”. Lërmëni t’iu rikujtoj se synimi i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, është bekimi, lartësimi, lavdërimi, nderimi, respektimi dhe ushqimi i dashurisë ndaj pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Pikë së dyti, kemi theksuar se anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, janë të pandashëm nga Kur’ani Fisnik dhe se ky i fundit është i pandashëm nga anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”. Si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se, qëllimi kryesor i zbrjtjes së ajetit kuranor të lartpërmendur, është bekimi, lartësimi, lavdërimi, nderimi, respektimi dhe ushqimi i dashurisë, ndaj pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”. Gjithashtu duhet të sqarojmë faktin se Allahu (k.m.t.), i ka dalluar, i ka lartësuar, i ka ngritur dhe i ka veçuar, këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit” si asnjë i dërguar, lajmëtar, ose njeri i mirë më parë”.

“Madje dijetar Sejjid Sherif Xhurxhani, ndan të njëjtin mendim, duke i u bashkangjitur pjesës dërrmuese të dijetarëve sunnitë dhe shiitë, të cilët janë të njëzëri mbi faktin se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Për më tepër Sejjid Sherif Xhurxani shton se Allahu (l.m.t.), i ka dalluar, lartësuar, i ka ngritur dhe i ka veçuar këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më lart se familja e Musait, Harunit dhe Imranit, duke u mbështetur në ajetët kuranorë”.

“Pikë së treti, ne si bashkësi dijetarësh muslimanë shiitë, jemi të mendimit se, për daljen tërësisht në dritë dhe bërjen plotësisht të qartë, të synimit të njohjes, të anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” nuk është i mjaftueshëm një program i vetëm, por do të na nevojiten një sërë programesh rresht. Ndërsa tani me synimin e sqarimit, më mënyrë të hollësishme, të ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ashtu siç e cekëm shkurtimisht dhe në programin tonë paraardhës, arrijmë në përfundimin se hapat që duhen ndjekur, me synimin e njohjes së anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” janë si vijojnë:

Hapi i Parë: “Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë çfarë përfaqëson dhe çfarë duhet të nënkuptojmë me termin e “Ehli Bejtit”, duke u nisur në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor?!” “Jam i bindur se tanimë, besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë si rrezet diellore, përgjigjen e kësaj pyetjeje, sepse e e kemi shpjeguar dhe sqaruar, disa herë në mënyrë të hollësishme, në programet tona  paraardhëse. Më pas kemi cituar se, me termin e “Ehli Bejtit”, duhet nënkuptojmë vetëm përdorimin e tij, në këndvështrimin fetar. Më tej kemi ilustruar shembuj të ndryshëm, duke i dhënë përgjigjen e merituar kësaj pyetjeje, mbi përdorimin e gjërë të këtij termi”.

Hapi i Dytë: “Pastaj kemi vijuar, në shpjegimin dhe sqarimin e hadithëvë të mirë, të vërtetë dhe të pandërprerë, të shënuar dhe të përcjellur, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa në këto çaste, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.), do të sqarojmë çështjen e hadithit të pandërprerë. Jam i mendimit se tanimë, besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se kemi sqaruar se, për të cilësuar një hadith të Muhammedit (p.q.m.t.), si të pandërprerë është kusht që hadithi, të jetë i shënuar dhe i përcjellur, nga katër, pesë ose më shumë transmetues”.

“Themi se kjo është një shenjë e qartë se këta argumentë të padiskutueshëm fetarë, ajetë dhe hadithë, fjalë, shprehje dhe thënie, i përkasin vetëm pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Për më tepër dua të theksoj se këta hadithë, përmbajnë dhe dukurinë, ose veçorinë e pohimit dhe mohimit të dikujt. Përsa i përket dukurisë së pohimit, citojmë se i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), jo vetëm njëherë por disa herë, ka bërë të qartë se, cilët janë pesë anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë përfshirë brenda veshjes së tij të leshtë dhe të zezë”.

“Ndërsa për sa i përket dukurisë së mohimit, themi se ndonëse Ummu Selemeja i ka bërë kërkesë dhe lutje Muhammedit (p.q.m.t.), për përfshirjen e saj, brenda termit të “Ehli Bejtit”, saktësojmë se ky i fundit, e ka kundërshtuar dhe e ka mohuar kërkesën dhe lutjen e saj.  Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), në hapin pasardhës do të sqarojmë, qëllimin e zbritjes së ajetit të sipërcituar”.

Hapi i Tretë: “Në këtë hap, të programit tonë. të kësaj mbrëmje të këndshme, me të drejtë do të shtrojmë pyetjet: “Vallë cilat janë shpjegimet dhe sqarimet, e dijetarëve më të mëdhenj muslimanë, mbi përfshirjen e anëtarëve të bekuar brenda termit në fjalë?!” “Vallë a e kanë përcaktuar dhe përkuzfizuar ata, se cilët janë anëtarët e bekuar, të cilët përfshihen brenda këtij termi, ose kanë shtuar ata edhe anëtarë të tjerë, brenda termit të përmendur?!” Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), në hapin pasardhës do të sqarojmë, në mënyrë të hollësishme, përgjigjen e këtyre pyetjeve”.

Hapi i Katërt: “Në këtë hap, do të shtrojmë pyetjen: “Vallë cili është qëndrimi i interpretuesve dhe i komentuesve të Kur’anit Famëlartë, mbi qëllimin parësor, të zbritjes së Ajetit të Pastrimit?!” “Lërmëni t’i bëj të ditur se, qëllimi parësor i zbritjes së ajetit të lartpërmendur, është i pakrahasueshëm me asnjë ajet tjetër kuranor. Si rrjedhojë themi se ashtu siç i drejtohet, drejtpërdrejtë Allahu (f.m.t.) anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, nuk i drejtohet asnjë të dërguari, lajmëtari, ose njeriu të mirë, gjatë shpalljes së të tërë ajetëve kuranorë”.

“Pra për të disatën herë, ripërsërisim se duke u nisur, nga ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, themi me plot gojën se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht, Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Gjithashtu shtojmë se, kur zbriti ajeti i lartpërmendur, interpretuesit dhe komentuesit e Kur’anit Fisnik, e kanë dalluar dhe veçuar këtë ajet madhështor, duke e emërtuar pikërisht si Ajeti i Pastrimit. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), në hapin pasardhës do të sqarojmë, qëllimin e zbritjes së ajetit të sipërcituar”.

Hapi i Pestë: “Ndërsa në këtë hap të programit tonë, do të pyesim: “Vallë a gjenden dhe argumentë të tjerë të padiskutueshëm fetarë, ajetë dhe hadithë, fjalë, shprehje dhe thënie, të cilët bëjnë fjalë se, brenda termit të lartpërmendur, përfshihen edhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ose këta argumentë të padiskutueshëm fetarë, vërtetojnë se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)?!”. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), në hapin pasardhës do të shpjegojmë në mënyrë të imtësishme, duke i dhënë përgjigjen e duhur kësaj pyetjeje të rëndësishme”.

Hapi i Gjashtë: “Në këtë hap të programit tonë, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, do t’i japim përgjigjen përkatëse, duke u mbështetur në dijet dhe shkencat fetare dhe pyetjes së shtruar: “Vallë a gjendet ndonjë argument tjetër fetar, i cili bën fjalë, për përfshirjen brenda termit të sipërcituar, të bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.)?!”. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, arsyeja e shtrimit në këtë mënyrë, të kësaj pyetjeje është se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, mbrojnë aludimin se krahas përfshirjes së pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) pëfshihen edhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Atëherë pa humbur kohë, do të nisim trajtimin e çështjes, nga nga hapi i gjashtë, sepse tanimë kemi përfunduar me sukses, shpjegimin dhe sqarimin e pesë hapave paraardhëse. Si rrjedhojë, besoj se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mëse të qartë se ne, në programet tona paraardhëse, kemi arritur përfundimin se një pjesë e madhe, dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë dhe shiitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), janë të njëzëri mbi përcaktimin dhe përkufizimin e prerë, të pesë anëtarëve të bekuar, të termit të “Ehli Bejtit”.

“Për më tepër kemi bërë të ditur se, brenda termit në fjalë, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, më saktësisht i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.) Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Tani në këtë pikë të programit, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, ne si bashkësi dijetarësh dhe ekspertësh shiitë, të fushës së hadithit (muhaddithësh), ende nuk mund të përceptojmë se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, ende mund të kundërshtojnë dhe të mohojnë, pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra se, brenda përkufizimit të termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm me këta pesë anëtarë të bekuar. Megjithatë këta pseudodijetarë uehhabsitë, me qasje emeuiste, aludojnë se brenda këtij termi, përfshihen dhe njerëz të tjerë”.

Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Në programin tonë paraardhës, ju pasi përmendët dhe radhitët bukur dhe qartë, emrat e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë dhe shiitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), theksuat se këta të fundit janë të njëzëri mbi faktin se brenda termit në fjalë, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, më saktësisht i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.qm.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Ndërsa tani duam t’iu drejtojmë pyetjen: “Vallë a gjenden edhe dijetarë të tjerë, të cilët ndajnë të njëjtin mendim?!”

I ftuari: “Në fakt ajo që dua të them është se, nuk gjenden vetëm disa dijetarë, të cilët janë të njëzëri mbi këtë çështje, por gjenden shumë të tillë. Megjithatë tani për tani, si pasojë e dukurisë së kohës së kufizuar, nuk e shoh të arsyeshme përmendjen e emrave, të të tërë këtyre dijetarëve, por në vend të saj dua të cek disa nuanca të hollësishme, në shpjegimet dhe sqarimet e tyre. Gjithshtu dua të bëj të qartë se këto nuanca, nuk përmbajnë vetëm cilësi përsëritëse, sepse krahas shpalosjes së të vërtetës, këto nuanca të hollësishme, zotërojnë dhe disa shpjegime, sqarime dhe të dhëna shtesë”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Pra ne ende e kësaj dite ende, nuk kemi mundur të kuptojmë dhe as të perceptojmë se, si këta pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, mund të dalin kundër argumentëve të padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), pra thëniet dhe veprat e tij”.

“Për më tepër Imam Tahauiu, e shpjegon në këtë mënyrë, hadithin si vijon: “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve, nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) shtoi: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im, të cilët e meritojmë më tepër pastrimin nga ndryrësia e mëkateve. Ndërsa Uasile Ibn Ethkaja, iu drejtua Muhammedit (p.qm.t.): “Vallë a bëj pjesë dhe unë në “Ehli Bejtin” tënd?!” “Ndësa Muhammedi (p.q.m.t.) ia ktheu: “Po edhe ti bën pjesë tek Ehli bejti im”. Si përfundim Uasile Ibn Ethkaja, shtoi se kjo ishte gjëja që doja dhe shpresoja më shumë në këtë botë”.

“Pa humbur kohë citojmë se në prgramin tonë paraardhës, kemi cekur dhe veprën me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), e dijetarit hanbelit, Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliut”.

“Por para së gjithash, duam të bëjmë të ditur, gjendjen fetare, morale dhe shpirtërore, të këtij dijetari. Tani dua të sqarojmë se, analisti dhe vërtetuesi i jetëshkrimit të burimeve dhe veprave të Ibn Said Tufi Hanbeliut, uehhabisti saudit Abdulal Atue shkruan: “Ibn Said Tufi Hanbeliu është një jurist, i cili i përket doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite dhe se ky i fundit, i ka shkruar të tërë veprat, në përputhje të plotë me doktrinën hanbelite. Lërmëni t’i sqaroj se Abdulal Atue, është një akademik dhe profesor, i cili ka kryer studimet e larta, në Universitetin Uehhabist Saudit, të quajtur “Muhammed Ibn Suudi”, si dhe është një anëtar i katedrës së këtij universiteti. Gjithashtu dijetar Merdauiu, e cilëson Ibn Said Tufi Hanbeliun, si një një nga analistët, dijetarët, miratuesit dhe vërtetuesit më të mëdhenj dhe më të njohur, të doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite”.

“Më pas në krerët pasardhës, dijetar Merdauiu shton: “Si përfundim dua të sqaroj dy gjëra të rëndësishme mbi këtë dijetar të njohur. Ibn Rexheb Hanbeliu, e ka akuzuar këtë dijetar se i përket doktrinës shiite. Por këtë aludim e ka hedhur poshtë, tërësisht një analist dhe vërtetues dhe profesor bashkëkohor, i cili është akademik, në Universitetin e Ezharit, në kryeqytetin egjiptian të Kajros. Ajo që duam të shpalosim, është se nuk ka rëndësi nëse ky dijetar, e ka hedhur poshtë, rrëzuar ose shkatërruar, tërësisht aludimin e Ibn Rexheb Hanbeliut, por ajo që ka rëndësi për ne, është se Ibn Said Tufi Hanbeliu e ka shkruar veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), tërësisht sipas doktrinës dhe shkollës së mendimit hanbelite, që nga fillimi deri në fund dhe se në veprën e lartpërmendur, nuk gjendet asnjë gjurmë ose shenjë e vetme, që të ka të bëjë me doktrinën dhe shkollën e mendimit shiit”. (1)

“Më tej akademiku dhe profesori uehhabist saudit, Abdulal Atue, vijon duke thënë: “Nuk ka asnjë të dhënë konkrete, asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë, e cila do të bënte të mundur krijimin e aludimit sado të vogël, se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen edhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), përveç se këtyre pesë anëtarëve të bekuar, të cilët janë saktësisht, i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Ndërsa në veprën me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytët e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, është shënuar hadithi si vijon: Enes Ibn Maliku transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. “Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë, në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.) thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”.

“Në ajetët 3, 4, të sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se, ne duhet t’i drejtohemi para së gjithash, burimit kryesor dhe parësor, i cili nuk është tjetër vetëm se, sunneti profetik, pra interpretimet, komentimet, miratimet, mosmiratimet, pëlqimet, mospëlqimet, shpjegimet, sqarimet, thëniet dhe veprat e Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht në përcaktimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.

“Besoj se tanimë, të tërë ne e kemi të qartë se, çfarë nënkuptojmë me termin “Ehli Bejti”, në këndvështrimin dialektik, gjuhësor, leksikografik dhe tradicional. Lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më saktësisht Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”. (2)

“Në këtë pikë të programit tonë, themi se duke u mbështetur, në tërësinë e ajetëve dhe hadithëve të lartpërmendur, pohojmë se sipas shpjegimeve dhe sqarimeve të dijetar hanbeli, Ibn Said Tufi Hanbeliut, mund të krijohet përshtypja se, brenda anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, mund të përfshihen edhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Por nëse tregohemi të kujdesshëm, do të vërejmë se ndonëse bashkëshortja e Muhammedit (p.qm.t.) Ummu Selemeja, i ka bërë kërkesë dhe lutje Muhammedit (p.q.m.t.), për përfshirjen e saj, brenda termit të “Ehli Bejtit”, saktësojmë dhe theksojmë se ky i fundit, e ka kundërshtuar dhe e ka mohuar, në mënyrë kategorike kërkesën dhe lutjen e saj”.

“Për më tepër, këtë fakt e vërteton dhe argumenti (ajeti) lidhës paraardhës, përkatësisht ajetët 31 dhe 32 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij” edhe argumenti (ajeti) pasardhës, përkatësisht ajeti 34 i sures në fjalë, në të cilin thuhet: “Përkujtoni nga ajetët e Allahut dhe rregullat e fesë, që po u lexohen në shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, Allahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për gjthçka”, të cilët trajtojnë çështje të ndryshme nga Ajeti i Pastrimit. Si rrjedhojë themi se këta të dy argumentë, mund të përdoren kategorikisht, në dhënien e kuptimit të duhur të ajetit në fjalë”.

“Më tej kemi dhënë shembuj të ndryshëm ilustrimi. Duke u nisur nga ky fakt, bëjmë të ditur se në gjuhën arabe, gjenden dhe shumë dukuri pohimi dhe mohimi, që ndërthuren me njëra-tjetrën. Madje këta shembuj janë të dukshëm edhe të qartë edhe në ajetët kuranorë. Megjithatë çështja mund të ndërlikohet, deri në atë pikë sa ndonëse në pamje të parë, dy ajetë të cilët duket sikur kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, në të vërtetë përmbajnë dy kuptime të ndryshme në vetvete. Si rrjedhojë pohojmë se, argumenti (ajeti) lidhës paraardhës dhe argumenti (ajeti) lidhës pasardhës, nuk kanë të bëjnë aspak me Ajetin e Pastrimit, i cili është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij, Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (3)

“Gjithashtu ne të tërë e dimë shumë mirë faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihet brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç e kemi bërë të ditur në programet tona paraardhëse, e përsërisim edhe njëherë se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë fëmijtë, të bijtë, të bijat, bashkëshortet dhe farefisin e një njeriu. Për më tepër përmendëm dhe se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe nënën, të atin, madje dhe mikun, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, të një njeriu. Për më tepër kemi shtuar se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe kafshët shtëpiake, të një njeriu”.

“Si rrjedhojë, për hir të së vërtetës, dua t’iu bëj të ditur se, duke u nisur nga argumentët, faktet, përkufizimet dhe përmbledhjet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, askush nuk ka drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se ne nuk i kemi përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja kryesore e mospërfshirjes sonë të këtyre të fundit, brenda termit të Ehli Bejtit”, është fakti se ne nuk jemi duke e përdorur termin e “Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor”.

“Në këtë pikë të progamit tonë, themi me bindje të plotë se, askush nuk ka të drejtë, as të na japë mend dhe as të na tërheqë vërejtjen duke na thënë: “Për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, duhet të hetojmë dhe të shqyrtojmë, në mënyrë të hollësishme, përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Gjithashtu kumtojmë se, aq më keq askush nuk ka të drejtë, të na mbushë mendjen se, termi i “Ehli Bejtit”, përfshin edhe bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë se askush nuk ka të drejtë, të japë mendimin ose miratimin e tij vetjak, mbi një çështje për të cilën Muhammedi (p.q.m.t.) i ka dhënë zgjidhje, ose gjendet Sunneti i tij Profetik, pra thëniet dhe veprat e tij”.

“Me fjalë të tjera edhe nëse e pranojmë si të mirëqënë faktin se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), themi se gjendet një ndalesë, e cila ndalon përcaktimin dhe përkufizimin, vetëm në këta pesë anëtarë të bekuar. Lërmëni t’iu citoj se këtë fakt, e kanë pranuar dhe shumë dijetarë të mëdhenj dhe ekspertë të njohur të fushës së hadithit (muhaddithë) sunnitë. Tani dua t’iu rikujtoj se në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Problemeve të Pezulluara), dijetar Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, sqaron qëllimin kryesor të zbritjes së Ajetit të Pastrimit, i cili është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Më tej Imam Tahauiu sqaron se, vetëm këta pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t), janë të përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe asnjë tjetër. Madje Muhammedi (p.q.m.t.), ka ndaluar në mënyrë kategorike, përfshirjen brenda këtij termi, të bashkëshorteve të tij të nderuara, të bashkëkohësve të tij të nderuar dhe të ndonjë tjetri”.

“Për më tepër Imam Tahauiu, vijon duke cituar: “Nëse dikush aludon se duke u nisur nga Ajeti i Pastrimit, arrijmë në përfundimin se brenda termit të “Ehli Bejtit”,  përfshihen dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), ne u përgjigjemi: “Argumenti lidhës paraardhës dhe argumenti lidhës pasardhës, nuk kanë të bëjnë aspak me çështjen e Ajetit të Pastrimit, sepse ky i fundit, trajton një çështje ndryshe nga dy argumentët e lartpërmendur”. (4)

“Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, nuk dua të hyj në sqarimin e çështjes së argumentit lidhës paraadhës ose pasardhës. Me dëshirën, lejen dhe dëshirën e Allahut (k.m.t.) edhe këtë çështje do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme, në programin e saj përkatës. Megjithatë këtu nuk mund të lë, pa përmendur faktin se, përemrat vetorë, të cilët janë përdorur në ajetin (ajetin) lidhës paraardhës dhe argumentin (ajetin) pasardhës janë në gjininë femërore dhe në numrin shumës, përkatësisht në ajetët 31, 32 përkatësisht ajetët 31 dhe 32 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet  e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin, jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij” dhe 34 të Sures Ahzab, në të cilin thuhet: “Përkujtoni nga ajetët e Allahut dhe rregullat e fesë, që po u lexohen në shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, Allahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për gjthçka”,  ndërsa përemrat vetorë, të cilët janë përdorur në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe, Ajeti i Pastrimit janë në gjininë mashkullore dhe në numrin njëjës: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

“Ja pra ashtu siç shihet hapur dhe qartë si rrezet e Diellit, në njërën anë pra ajetët 31, 32 dhe 34 të Sures Ahzab, përemrat vetorë janë përdorur, në gjininë femërore dhe në numrin shumës, ndërsa në anën tjetër, në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, përemrat vetorë, janë përdorur në gjininë mashkullore dhe në numrin njëjës. Jam i besimit se këta dy argumentë të padiskutueshëm fetarë, janë mëse të mjaftueshëm, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë, përcaktimit dhe përkufizimit të identitetitet, të anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”.

“Gjithashtu ajetët e lartpërmendur, pra ajetët 31, 32 të cilët janë argumenti (ajeti) lidhës paraardhës dhe ajeti 34, i cili është argumenti (ajeti) lidhës pasardhës, janë një tregues të fortë se ajeti sipërcituar, pra ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, nuk ka të bëjë aspak me dy argumentët e tij paraardhës dhe pasardhës. Këtë na e sqaron më së miri, vetë i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), ose sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.) pra thëniet dhe veprat e tij i cili ka thënë: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Një tjetër dijetar i madh sunnit, i cili e ka cekur këtë nuancë të imtësishme, është edhe dijetari i madh Ibn Haxher Askalani. Por përpara se të kaloj, në shpjegimet dhe sqarimit e këtij dijetari të madh sunnit, dua të përmend disa hadithë, të cilët bëjnë fjalë për bashkëshorten e parë dhe më të dashur të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Hadithi i parë është si vijon: “Aishe Bint Ebi Bekri shënon: “Unë e kisha zili më shumë se të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) Hadixhen (p.m.t.), sepse ky i fundit e përmendte shumë atë. Ndonjëherë Muhammedi (p.q.m.t.) therte një dash dhe ua shpërndante, të tëra pjesët e kurbanit të afërmve, shokëve dhe miqve të Hadixhes. Njëherë e në mërzitje e sipër shpërtheva dhe i thashë: “Ti po sillesh sikur ka vetëm një Hadixhe në këtë botë”. Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) mu përgjigj: “Ajo kishte këto dhe ato cilësi të larta, ajo më dhuroi kënaqësinë e të qënit prind dhe të pasurit fëmijë”. (5)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, ky post i lartë, është ruajtur vetëm për Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.) dhe për asnjë bashkëshorte tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.). Sipas disa hadithëve e njëjta gjë nuk mund të thuhet dhe për Aishe Bint Ebi Bekrin. Megjithatë këmbëngulim fuqishëm në faktin se, hadithët e lartpërmendur, kanë të bëjnë vetëm me Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.). E themi këtë sepse të dyja palët, pra si dijetarët dhe ekspertët e hadithit (muhaddithët) sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithët e sipërcituar, kanë të bëjnë vetëm me bashkëshorten e parë të nderuar të Muhammedit (p.qm.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Ashtu siç e kemi përsëritur dhe më herët, ritheksojmë faktin se hadithët e mësipërm, përmbajnë cilësitë e pohimit dhe mohimit. Besoj se tanimë të tërë besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të shpalosur përpara syve dhe të rrënjosur thellë, në mendjet e tyre të ndritura se, bekimi, përshëndetja dhe shpëtimi i Krijuesit të Gjithësisë, Allahut (f.m.t.) dhe kryeengjëllit të tij besnik Xhibrilit (p.m.t.), janë vetëm e vetëm, për bashkëshorten e parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), pra janë ekskluzivisht për Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.). Ja pra ashtu siç shihet dukshëm ky post i lartë, është ruajtur vetëm për Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.) dhe për asnjë bashkëshorte tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani një ndjekës i yni i nderuar me të drejtë, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë cila është arsyeja parësore, e përmendjes së këtyre hadithëve, të cilët bëjnë fjalë për bashkëshorten e parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)?!”

“Ne iu përgjigjemi kësaj pyetjeje, të ndjekësit tanë të nderuar, duke kumtuar se, veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani thotë: “Termi i “Ehli Bejtit”, i cili kalon në hadithin në fjalë, përmban dhe një arsyetim dhe një kuptim tjetër. Duke u nisur nga tërësia e fakteve të mësipërme, arrijmë në përfundimin se termi i “Ehli Bejti”, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), mbështetet pikërisht në bashkëshorten e tij të parë dhe të nderuar Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Ndërsa në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, themi se shprehja e Aishe Bint Ebi Bekrit, drejtuar Muhammedit (p.qm.t.): “Ti po sillesh sikur ka vetëm një Hadixhe në këtë botë”, e cituar në hadithin e lartpërmendur, është një tregues i qartë i lakmisë, smirës dhe zilisë së madhe, të ushqyer nga ana e bashkëshortes më të re dhe të virgjër të Muhammedit (p.q.m.t), Aishe Bint Ebi Bekrit, drejt bashkëshortes së tij të parë dhe të nderuar, Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.)”.

“Kjo shrehje e dalë, nga goja e Aishe Bint Ebi Bekrit, me të vërtetë është e çuditshme, e habitshme dhe interesante, në një kohë kur vetë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), e nderonte dhe  respektonte jashtëzakonisht shumë, nënën e parë të besimtarëve muslimanë, Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.), si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm dhe të përqendrohen, tek pjesa e fundit e këtij hadithi. Nëse Muhammedi (p.q.m.t.), do të ishte bërë prind, pra do të kishte patur fëmijë, nga bashkëshortet e tij të tjera, atëherë bekimi, nderimi, lavdërimi dhe respektimi, nuk do t’i përkiste vetëm Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.), por të tërë nënave të besimtarëve muslimanë”.

“Duke u mbështetur, në argumentët e sipërcituar, del në pah edhe njëherë hapur dhe qartë se, as dy bashkëshortet e Uthman Ibn Affanit, më saktësisht dy bijat e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk mund të cilësohen, të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit”. Këtë e themi sepse bijat e Muhammedit (p.q.m.t.), cilësohen vetëm ato, që kanë lindur nga martesa e tij, me bashkëshorten e tij të parë të nderuar Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Hadithi në fjalë është shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhariut”.

“Ndërsa hadithi i dytë është si vijon: “Jahja shënon nga Ismaili se ka thënë: “Unë e kam pyetur Abdullah Ibn Ebi Eufanë, nëse ky i fundit e ka pyetur ndonjëherë Muhammedin (p.q.m.t.): “Vallë a është përgëzuar, nëna jonë Hadixheja, me një shtëpi në Xhennet, o i dërguari i Allahut?!” Ndërsa ky i fundit ma ktheu: “Po kjo është e saktë! Hadixheja është përgëzuar me një shtëpi të ndërtuar nga perlat, e qetë, e heshtur dhe e mirë në Xhennet!” (6)

“Ndërsa hadithi i tretë është si vijon: “Njëherë kreyeengjëlli Xhibril (p.m.t.) pranë Muhammedit (p.q.m.t.) dhe i tha: “O i dërguari i Allahut. Tek ti është drejtuar dhe po vjen Hadixheja. Ajo është duke të të sjellë një enë me ushqim. Kur të vije tek ti, përshëndete nga ana e Zotit tënd dhe nga ana ime. Për më tepër përgëzoje atë, me një shtëpi të ndërtuar nga perlat në Xhennet. Në atë shtëpi, nuk do të ketë as zhurmë dhe as shqetësime”. (7)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, ky post i lartë, është ruajtur vetëm për Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.) dhe për asnjë bashkëshorte tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.). Ja pra duke u mbështetur në tërësinë hadithëvë të mirë dhe të vërtetë profetikë, të Muhammedit (p.q.m.t.), themi se këta hadithë kanë të bëjnë vetëm e vetëm, me bashkëshorten e parë të Muhammedit (p.q.m.t.), nënën e besimtarëve muslimanë, Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Megjithatë këmbëngulim fuqishëm në faktin se, hadithët e lartpërmendur, kanë të bëjnë vetëm me Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.). E themi këtë sepse të dyja palët, pra si dijetarët dhe ekspertët e hadithit (muhaddithët) sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithët e sipërcituar, kanë të bëjnë vetëm me bashkëshorten e parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.). Ashtu siç kemi përmendur edhe më herët, ritheksojmë se këta hadithë, përmbajnë dhe dukurinë, ose veçorinë e pohimit dhe mohimit të dikujt. Ja pra citojmë se përshëndetja e Krijuesit të universit tonë, Allahut (l.m.t.) dhe kryeengjëllit të tij besnik, janë eskluzivisht për bashkëshorten e parë, të Muhammedit (p.q.m.t.), nënën e besimtarëve muslimanë, Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.) dhe për asnjë bashkëshorte tjetër të tij”.

“Në këtë pikë jetike të programit tonë, një vëlla musliman me të drejtë, mund të shtrojë pyetjen: “Vallë cila është lidhja analitike mes hadithëve të mësipërme, të cilët kanë të bëjnë me bashkëshorten e parë të Muhammedit (p.q.m.t.), nënën e besimtarëve muslimanë, Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.), me çështjen që po trajtojmë?!”

“Ndërsa ne u përgjigjemi, duke thënë se duke i hedhur një vështrim, veprës me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani thotë: “Termi i “Ehli Bejtit”, i cili kalon në hadithin në fjalë, përmban dhe një arsyetim dhe një kuptim tjetër. Duke u nisur nga tërësia e fakteve të mësipërme, arrijmë në përfundimin se termi i “Ehli Bejti”, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), mbështetet pikërisht në bashkëshorten e tij të parë dhe të nderuar Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

“Këtë fakt e vërteton më së miri, qëllimi i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Duke u mbështetur, në tërësinë e të dhënave të sipërcituara, ariijmë në përfundimin se termi i “Ehli Bejtit”, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), mbështetet pikërisht në bashkëshorten e tij të parë dhe të nderuar Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.). Me këtë nënkuptojmë se pikë së pari, e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e Muhammed Ibn Abdullahut (p.q.m.t.) dhe e Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.) Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), dy nipërit e tyre të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) janë të përfshirë drejtpërdrejtë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, gjithashtu edhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), që në fëmijërinë e tij, është rritur në shtëpinë e Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.) dhe pas shtegtimit të kësaj të fundit nga kjo botë, është martuar me të bijën e saj të nderuar, Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.). Ja pra ky është arsyetimi dhe kuptimi tjetër, i termit të mësipërm”. (8)

“Ja pra ky është edhe kutpimi i hadithit, të sipërcituar të Muhammedit (p.am.t.) kur thotë: “O bashkësi besimtarësh! Askush nuk ka të drejtë të më akuzojë as mua dhe as famlijen time, duke u nisur nga fjalët e një njeriu si Abdullah Ibn Ubejji. Betohem në Allahun (f.m.t.) se unë kam parë vetëm mirësi nga ata. Këta njerëz përgojuan një njeri, nga ai cili unë di kam parë vetëm mirësi. Ai njeri për mua, mund të jetë vetëm një anëtar i familjes sime”. Pra është shumë e qartë se, bashkëshortja e nderuar, e Muhammedit (p.q.m.t.), Ummu Selemeja nuk përfshihet, në mënyrë kategorike, brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Lërmëni t’iu citoj se shpjegimet dhe sqarimet e Ibn Haxher Askalanit, janë jashtëzakonsht të rëndësishme. Tani një vëlla musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyetjet: “Vallë a përfshihen edhe bashkëshortet e tjera, të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”, ashtu siç përfshihet dhe bashkëshortja e tij e parë dhe e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidi (p.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”?!” “Vallë a përfshihen dhe familjet e nderuara të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Abbas Ibn Abdulmuttalibit (p.m.t.), Akil Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe Xhafer Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit”, ashtu siç përfshihet dhe bashkëshortja e tij e parë dhe e nderuar e Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidi (p.m.t.)?!” Ne i përgjigjemi në mënyrë të prerë: “Jo kurrën e kurrës! Asnjëri nga këta nuk përfshihet brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Këtë e themi sepse argumentin (ajetin) lidhës paraardhës, në ajetët 31 dhe 32, të Sures Ahzab dhe në argumentin (ajetin) lidhës pasardhës, në ajetin 34, të Sures Ahzab, fjalëza “shtëpi”, ka zbritur në gjininë femërore dhe në numrin shumës, më saktësisht: “shtëpitë tuaja”, ndërsa në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, ka zbritur në gjininë mashkullore dhe në numrin njëjës, më saktësisht: “shtëpi”. Si rrjedhojë themi me plot gojën se, ky ajet ka zbritur pikërisht për këtë shtëpi, pra për shtëpinë e Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.), pra për anëtarët e kësaj shtëpie, përkatësisht për Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.) dhe jo për shtëpitë e tjera, të bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Tani në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, lërmëni t’iu bëj të ditur se të dyja palët, pra si dijetarët dhe ekspertët e hadithit (muhaddithët) sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se hadithët e sipërcituar, kanë të bëjnë vetëm me bashkëshorten e parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.) dhe ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, ka zbritur në për të bërë të qartë sëse kjo është shtëpia e cekur në këtë ajet. Për më tepër dijetarët dhe ekspertët e hadithit (muhaddithët) sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se qëllimi kryesor i zbritjes së ajetit të lartpërmendur, është përcaktimi dhe përkufizimi i shtëpisë së bashkëshortes së parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.), e cila gjithashtu është shtëpia e dhëndrit të saj Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t), bijës së saj Fatime Bint Muhammedit (p.m.t.), dy nipërve të saj, Hasan Ibn Aliut (p.qm.t), Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), bijve, nipërve dhe pasardhësve të tyre dhe e imamit të dymbëdhjetë të pafajshëm, Imam Muhammed Mehdiut të Pritur (p.m.t.)”.

“Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë edhe njëherë dua t’i vë në dijeni, bashkësinë e besimtarëve muslimanë, se shtëpia e përmendur në ajetin e sipërcituar, është pikërisht shtëpia e bekuar, e begatuar, fisnike, e lavdëruar, e nderuar dhe e ngritur, e bashkëshortes së parë të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), nënës së besimtarëve, Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.). Ja pra është pikërisht kjo, shtëpia për të cilën vetëm Krijuesi i Gjithësisë, Allahu (f.m.t.) dhe kryeengjëlli i tij besnik, Xhibrili (p.m.t.) e kanë përshëndetur në mënyrë të veçantë. Kjo është arsyeja kryesore, e zbritjes së Ajetit të Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

“Ndërsa ne u përgjigjemi, duke thënë se duke i hedhur një vështrim, veprës me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), “Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani thotë: “Termi i “Ehli Bejtit”, i cili kalon në hadithin në fjalë, përmban dhe një arsyetim dhe një kuptim tjetër. Duke u nisur nga tërësia e fakteve të mësipërme, arrijmë në përfundimin se termi i “Ehli Bejti”, pra i familjes dhe i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), mbështetet pikërisht në bashkëshorten e tij të parë dhe të nderuar Hadixhe Bint Huejlidin (p.m.t.)”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë për sqarimet tuaja të shkëlqyra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndërsa tani kemi dëshirë, që ta na shjegoni kuptimin hadithit, i cili është i shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Hadithi është si vijon: “Njëherë Aishe Bint Ebi Bekri, në mërzitje e sipër shpërtheu, iu drejtua Muhammedit (p.q.m.t.) dhe e pyeti: “Vallë a nuk të është dhuruar ndonjë bashkëshorte më e mirë se Hadixheja?!” “Ndërsa i dërguari i Allahut (k.m.t.), Muhammedi ia ktheu: “Jo! Betohem në Allahun (l.m.t.) se, nuk më është dhuruar asnjë bashkëshorte më e mirë se ajo (Hadixheja)”.

I ftuari: “Epo ja pra në hadithin e mësipërm, është e shpalosur e vërteta lakuriqe, me të tërë lakuriqësinë e saj. Megjithatë tani për tani, nuk kam për synim, të hyj në trajtimin e çëshjes së autenticitetit, të hadithëve të shënuar dhe të transmetuar nga Imam Buhariu. E them këtë sepse më herët ashtu siç besimtarët, ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar, do të kujtohen se është i njëjti Imam Buhari, ai i cili ka shënuar dhe transmetuar këtë hadith: “Aishe Bint Ebi Bekri shënon: “Unë e kisha zili më shumë se të tëra bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) Hadixhen (p.m.t.), sepse ky i fundit e përmendte shumë atë. Ndonjëherë Muhammedi (p.q.m.t.) therte një dash dhe ua shpërndante, të tëra pjesët e kurbanit të afërmve, shokëve dhe miqve të Hadixhes. Njëherë e në mërzitje e sipër shpërtheva dhe i thashë: “Ti po sillesh sikur ka vetëm një Hadixhe në këtë botë”. Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.) mu përgjigj: “Ajo kishte këto dhe ato cilësi të larta, ajo më dhuroi kënaqësinë e të qënit prind dhe të pasurit fëmijë”.

“Ndërsa tani një besimtar musliman, natyrshëm mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse duhet të ndjejë xhelozi dhe zili, Aishe Bint Ebi Bekri, e cila është gjthashtu nëna e besimtarëve muslimanë, ndaj bashkëshortes së parë dhe të nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Hadixhe Bint Huejlidit (p.m.t.)?!” “Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.) dhe këtë çështje, do ta trajtojmë në programin e saj përkatës”.

“Një tjetër dijetar sunnit, i cili e ka përcaktuar dhe e ka përkufizuar, përfshirjen brenda termit të “Ehli Bejtit”, në pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), është edhe dijetari i madh Munauiu, i cili në veprën e tij me titull: “Fejdu’l-Kadiri” (Frymëzimi i Paracaktimit), i cili ndërsa është duke shpjeguar Hadithin Thekalejn citon: “Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (l.m.t.) dhe mbajti një vazë, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu (f.m.t.) më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij!” Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij. Më pas vijoi: “Më pas, (po ju lë) edhe Ehli Bejtin tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Më tej, në një fragment tjetër, të veprës së tij me titull: “Fejdu’l-Kadri Sherhu’l-Xhami’s-Sagiri Mine’l-Ehadithi’l-Beshiri ue Nedhiri”, (Frymëzimi i Paracaktimit të Shpjegimit të Vogël Të Hadithëve Përgëzues dhe Paralajmwrues dijetar i madh sunnit Muhammed Abdurrauf Munauiu, shton se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn, është si vijon: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga këta dy Porosi të Paçmuara është me madhe se tjetra”. Ndërsa në një version tjetër të tij, në vend të fjalëzës: “porosi” është përdorur fjalëza: “prijës”, pra “Unë po lë në mesin tuaj Dy Prijës të Paçmuar. Njëri nga këta dy Prijës të Paçmuar është më i madh se tjetri”.

“Versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është forma: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”.

“Ndërsa në një vend tjetër të veprës në fjalë, gjendet edhe shtesa: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Lërmëni t’iu citoj se, dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), kanë dhënë dy mendime, mbi kuptimin e fjalëzës: “litar”. Këta të fundit, kanë thënë se me këtë fjalëz, duhet të nënkuptojmë:

a.       “Zotimin e dhënë ndaj Allahut (l.m.t.)”.

b.      “Litarin i cili do të na çojë, drejt arritjes së kënaqësisë së Tij”.

“Për më tepër këta dijetarë dhe ekspertë të mëdhenj të fushës së hadithit (muhaddithë), janë të njëzëri mbi faktin se në disa hadithë, fjalëza: “Farefisi im”, është përdorur në vend të fjalëzës: “Ehli Bejti im”. Ja pra në këtë mënyrë, zhduket njëherë e përgjithmonë, hija e dyshimit se cilët janë anëtarët e bekuar të Farefisit të Pastër, ose të Ehli Bejtit, të të dërguarit të fundit të Allahut (f.m.t.), Muhammedit (p.q.m.t.). Me synimin e njohjes sa më të thellë, të anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pohojmë se na vjen në ndihmë dhe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (9)

“Ashtu siç e kemi bërë të ditur dhe në serinë e programeve tona paraardhëse, e ripërsërsim faktin se çështja të cilën po shpjegojmë, sqarojmë dhe trajtojmë, është çështja e Hadithit Thekalejn. Kjo është edhe arsyeja kryesore se, përse para së gjithash kemi bërë të qartë, njëherë e përgjithmonë, identitetin e pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Themi se edhe dijetar Munauiu, ndan të njëjtin mendim me ne, prandaj ai ka krijuar një lidhje të fortë mes Hadithit Thekalejn, Ajetit të Pastrimit dhe Ehli Bejtit, ose Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Një tjetër dijetar i madh sunnit i cili, e ka përcaktuar dhe e ka përkufizuar, përfshirjen brenda termit të “Ehli Bejtit”, në pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), është edhe dijetari i madh Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, i cili në kreun me titull: “Kreu i Virtytëve të Ehli Bejtit”, të veprës së tij me titull: “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabil’l-Muslimi (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit), shkruan: “Aishe Bint Ebi Bekri transmeton: “Njëherë Muhammedi (p.q.m.t.) në mëngjes herët, kishte hedhur sipër krahëve, një veshje të leshtë të zezë dhe po bëhej gati, të dilte nga shtëpia. Në kohën kur po hapte derën, ia behu Hasan Ibn Aliu. Muhammedi (p.q.m.t.) menjëherë e përfshiu brenda veshjes së leshtë të zezë. Më pas erdhi dhe Husejn Ibn Aliu. Muhammedi (p.q.m.t.) menjëherë e përfshiu brenda veshjes së leshtë të zezë. Më pas arriti dhe Fatime Bint Muhammedi. Muhammedi (p.q.m.t.) edhe me të veproi të njëjtën gjë. Ndërsa në fund mbërriti dhe Ali Ibn Ebi Talibi. Muhammedi (p.q.m.t.) edhe me të veproi të njëjtën gjë. Më pas lexoi ajetin kuranor: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!” (10)

“Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, e ndjejmë të domosdoshme të ritheksojmë se pasi shpjeguam se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë të përfshira brenda këtij termi dhe më pas bëmë të ditur se ndonëse Ajeti i Pastrimit, ndonëse zbriti në shtëpinë e njërës nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ummu Selemesë, Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e lejoi përfshirjen e kësaj të fundit, brenda termit të “Ehli Bejtit”. Ashtu siç kemi përmendur dhe në programet tona paraardhëse, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), duhet të veprojnë duke u mbështetur kryesisht në ligjet, normat dhe rregullat profetike, qiellore dhe hyjnore dhe jo të kryejnë keqintrepretimin, ose komentimin sipas dëshirave, egove, epsheve dhe orekseve të tyre vetjakë”.

“Ndërsa në një vend tjetër, të veprës së lartpërmendur me titull: “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabil’l-Muslimi (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit), Imam Kurtubiu kumton: “Aishe Bint Ebi Bekri transmeton se, Husejni iu drejtua Zejd Ibn Erkamit dhe e pyeti: “O Zejd! Tregomë se cilët janë anëtarët e kësaj shtëpie të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a janë anëtare të kësaj shtëpie dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?! Ndërsa Zejd Ibn Erkami iu përgjigj: “Bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), janë anëtare të kësaj shtëpie. Por anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, janë ata të cilët iu është ndaluar, dhënia e zekatit pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë”. “Më pas Husejni vijoi të pyeste Zejd Ibn Erkamin: “Vallë cilët janë këta?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami ia ktheu: “Këta janë familet e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Abbas Ibn Abdulmuttalibit (p.m.t.), Akil Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe Xhafer Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. “Më tej Husejni e pyeti Zejd Ibn Erkamin, për të fundit herë: “Pra këtyre anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” dhe familjeve të tyre iu është ndaluar dhënia e zekatit?!” “Ndërsa Zejd Ibn Erkami i dha përgjigje për herë të fundit: “Po! Shumë e saktë!” (11)

“Gjithashtu kemi shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), në mesin e tyre radhitet dhe Imam Kurtubiu, i cili zotëron një mendim tjetër, mbi kuptimin e termit të “Ehli Bejti”, hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në fillimet e argumentit (ajetit) lidhës paraardhës, në mbarimet e argumentit (ajetit) lidhës pasardhës, në mbarimet e ajetēve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.

“Megjithatë Imam Kurtubiu sjell edhe shembullin e ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht!” “Pastaj dijetari i madh Ebu Abbas Kurtubiu, vazhdon sqarimin e tij, duke thënë se, duke u mbështetur në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe anëtaret e kësaj shtëpie, pra bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), si dhe gjithashtu familjet e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Abbas Ibn Abdulmuttalibit (p.m.t.), Akil Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe Xhafer Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), të cilëve iu është ndaluar dhënia e zekatit. Më tej Imam Kurtubiu, u jep një përgjigje të bukur, të pastër, të qartë, të prerë dhe vendimtare, duke i thënë: “Jo!” pyetjes: “Vallë a janë të përfshirë, anëtarët dhe familjet e lartpërmendura, brenda termit të “Ehli Bejtit?!”

“Për më tepër, le të ndjekim në mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme shjegimet e tij. Imam Kurtubiu bën të ditur, duke i dhënë përgjigje kështu pyetjes së shtruar nga ana e Husejnit: “Vallë a janë anëtare të kësaj shtëpie dhe bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” Zejd Ibn Erkamit në hadithin e sipërcituar. Me termin bashkëshorte, nënkuptojmë bashkëshorten e një njeriu, e cila bën pjesë në anëtarët e asaj shtëpie, sepse ajo është e martuar dhe ka fëmijë së bashku me bashkëshortin e saj përkatës. Gjithashtu bashkëshortja e kësaj shëpie, ka lënë prindërit e saj dhe ka ndërruar tanimë mbiemrin e saj, duke marrë atë të bashkëshortit të saj, sepse është bërë pjesë e asaj shtëpie, e cila punon me mish e me shpirt, për rritjen e nivelit të begatisë dhe mirëqënies së shtëpisë së saj”.

“Ndërsa për sa i përket, anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, për të cilët bën fjalë Ajeti i Pastrimit, themi me plot gojën se, dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë, e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se brenda këtij termi, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Më pas shpjegojmë dhe sqarojmë për të disatën herë se, dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë, e fushës së hadithit (muhaddithët), kanë vendosur njëherë e përgjithmonë se brenda këtij termi, nuk përfshihen as bashkëshortet dhe as bashkëhohësit e Muhammmedit (p.q.m.t.). Më pas Zejd Ibn Erkami ka bërë të ditur se në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), si dhe gjithashtu familjeve të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Abbas Ibn Abdulmuttalibit (p.m.t.), Akil Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe Xhafer Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), iu është ndaluar dhënia e zekatit”. (12)

“Përgjigjia jonë është se tërë dijetarët dhe ekspertët sunnitë dhe shiitë të fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi autenticitetin e hadithit të vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.): “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë (prijës)”, ndërsa në ajetin 13 të Sures Huxhurat thuhet: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju nga një mashkull dhe një femër, ju bëmë popuj e fise që të njiheni mes jush. Me të vërtetë te Allahu më i ndershmi, në mesin tuaj, ju është ai që më tepër i ruhet dhe frikësohet nga mëkatet. S’ka dyshim se Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për gjithçka”.

 “Gjithashtu Imam Kurtubiu, si përfundim të shpjegimit dhe sqarimit të tij, citon hapur dhe qartë se, qëllimi i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, është argumenti më i fortë, i cili ka vulosur njëherë e përgjithmonë, duke përcaktuar dhe përkufizuar, identitetin e pesë anëtarvë të bekuar të “Ehli Bejtit”. “Argumenti është si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (p.q.m.t.) thirri në praninë e tij Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (13)

“Ja pra ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë, besoj fuqishëm se besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tainmë se dijetari i madh sunnit, Ebu Abbas Kurtubiu ka bërë të qartë se në këndvështrimin fetar, pra duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, pra nën dritën e Librit të Allahut (f.m.t.), Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra të thënieve dhe veprave të tij, arrijmë në përfundimin se brenda termit të “Ehli Bejtit” përfshihen vetëm këta pesë anëtarë, më saktësisht i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.) Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.

“Më tej Ebu Abbas Kurtubiu, kumton duke bërë të ditur se, në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet dhe bashkëkohësit e nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), por diçka të tillë as nuk e hasim dhe as e rastisim, absolutisht në Kur’anin Famëlartë. Në këtë pikë të programit tonë duam, të ilustrojmë këtë shembull, të këtyre nuancave me ajetë kuranorë: “Në ajetin 73 të Sures Hud thuhet: “Engjëjt i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij, qoftë mbi ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Me të vërtetë, Ai është meriton falenderimin dhe është bamirës i madh”,  ose siç citohet në ajetin 25 të Sures Jusuf, në të cilin thuhet: “Më pas që të dy ata u nxituan drejt derës, ndërsa ajo (Zulejhaja), ia grisi këmishën nga mbrapa dhe pranë derës, ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha: “Si mund të jetë ndëshkimi i atij (Jusufit), që orvatet t’i bëjë keq familjes tënde, përveç se të burgoset, ose dënohet me një dënim të dhembshëm?!”,  ose në ajetin 29 të Sures Kasas, në të cilin thuhet: “Më tej kur Musai e përmbushi afatin kohor dhe udhëtoi me familjen e tij, hodhi vështrimin drejt anës së (Malit) Tur dhe pa një zjarr. Më pas familjes së tij i tha: “Rrini këtu, unë kam parë një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai, ndonjë lajm të gëzuar, ose një pishtar nga ai zjarr që të ngroheni”.

“Jam mëse i bindur se tanimë, ashtu siç shihet qartë dijetari i madh sunnit Imam Kurtubiu, ndan të njëjtin mendim, duke i u bashkangjitur pjesës dërrmuese të dijetarëve sunnitë dhe shiitë, të cilët janë të njëzëri mbi faktin se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Për më tepër Sejjid Sherif Xhurxani shton se Allahu (l.m.t.), i ka dalluar, lartësuar, i ka ngritur dhe i ka veçuar këta pesë anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, më lart se familja e Musait, Harunit dhe Imranit, duke u mbështetur në ajetët kuranorë”.

“Gjithashtu lërmëni t’iu rikujtoj se dijetari i lartpërmendur, është një nga dijetarët të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, i cili bën dallimin mes këtyre dy nuancave, mbi përcaktimin dhe përkufizimin e anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, duke i dhënë kuptimin e duhur si njëri term: “Ehli Bejtit”, pra në këndvështrimin fetar, ashtu edhe termit tjetër “anëtar i familjes”, në këndvështrimin gjuhësor dhe leskikografik të saj”.

“Muhammedi (p.q.m.t.) jo vetëm njëherë, por shpesh herë e ka sqaruar, identitetin e pesë anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit” dhe se nuk ka përfshirë asnjë tjetër brenda këtij termi, aq më pak bashkëshortet ose bashkëkohësit e tij. Ai e kishte mundësinë që t’i mblidhte, ato dhe ata në një vend dhe më pas t’i bënte të qartë se edhe ato dhe ata, ishin të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit” por nuk e bëri, ose në rast të kundërt ai nuk do e kishte hedhur poshtë, ose kundërshtuar, kërkesën ose lutjen e Ummu Selemesë”.

“Për më tepër këtë çështje, e kanë sqaruar në mënyrë të hollësishme dhe dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit, sidomos imami i dytë i pafajshëm, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.), ose Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.)”.

“Ndërsa tani dua t’i ftoj besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, që t’i hedhim një vështrim, veprës me titull: “Daru’s-Sahabe” (Vendi i Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), e dijetar Sheukaniut i cili shënon: “Në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe e Hadithëve të Vërtetë), e Imam Taberaniut, Ebu Xhemile me një zinxhir të besueshëm transmetimi, shënon dhe transmeton hadithin: “Tani kalojmë në thënien e Imam Hasanit (p.m.t.), e cila është si vijon: Transmetues Husejni shënon: “Pasi Imam Aliu (p.m.t.) ra dëshmor, në vend të tij, u zgjodh Imam Hasani (p.m.t.), si prijësi i bashkësisë muslimane. Njëherë ndërsa Imam Hasani (p.m.t.) po falej, papritur ia behu një njeri, i cili e sulmoi Imam Hasanin (p.m.t.) me hanxhar dhe e plagosi. Kur iu afrova këtij të fundit, vura re se ai ishte duke bërë sexhde, në çastin e plagosjes. Më pas Imam Hasani (p.m.t.), u sëmur për disa muaj rresht dhe kur u shërua plotësisht hipi në minber dhe tha: “O ju irakianë, kijeni frikë Allahun për ne, sepse ne jemi prijësit dhe të ftuarit tuaj! Ja pra ne jemi Ehli Bejti. Allahu për ne ka zbritur ajeti 33 të Sures Ahzab, pra Ajetin e Pastrimit i cili është si vijon: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht! Më tej transmetuesi pohon se Imam Hasani (p.m.t.), e përsërit aq shumë këtë ajet, sa të të tërë të pranishmit në xhami, u përlotën dhe nisën të qanin me dënesë”. (14)

“Ndërsa tani në këtë pikë kyçe, kam dëshirë ta mbyll programin tonë, të kësaj mbrëmjeje të këndshme, me shpjegimin e goditur, të akademikut, dijetarit dhe profesorit të madh egjiptian bashkëkohor, Muhammed Bekir Ismailit, të Universitetin të Ezherit, të kryeqytetit egjiptian të Kajros, i cili në veprën e tij me titull: “Daru’s-Sahabe fi’l-Menazileti’l-Karabeti ue’s-Sahabeti” (Vendi i Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), në Këndvështrimin e Afrimitetit dhe Shoqërisë), e dijetarit tw madh sunnit Muhammed Ibn Ali Sheukaniu shënon: “Qëllimi parësor dhe kryesor, i zbritjes së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajetit të Pastrimit, në të cilin thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”,. është për të na rrëfyer dhe për të na treguar hapur dhe qartë, se është pikërisht shëpia e vetëm pesë anëtarëve të bekuar, përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (l.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”. (15)

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, për sqarimet tuaja të shkëlqyra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ndërsa tani kemi dëshirë, që ta na theksoni edhe njëherë për herë të fundit, për besimtarët, lexuesit dhe ndjekësit tanë të nderuar, për programin e kësaj mbrëmjeje, se dalëngadalë po del në shesh, e vërteta lakuriqe dhe po zhduken njëherë e përgjithmonë, hijet e dyshimit të ngritura mbi përcaktimin dhe përkufizmin, e shtëpisë së përmendur, në ajetin e sipërcituar kuranor. Pra ashtu siç të tërë besimtarët muslimanë e kanë kuptuar tanimë, pohojmë se bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë e bekuar të Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), nëpërmjet së cilës Muhammedi (p.q.m.t.), i ka mbyllur të tëra dyert e shtëpive të tjera, të cilat të dërgonin në xhami”.

I ftuari: “Me dëshirën, lejen dhe dëshirën e Allahut (f.m.t.) edhe këtë çështje do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme, në programin e saj përkatës. Si rrjedhojë, do të sqarojmë se bëhet fjalë pikërisht për shtëpinë e bekuar të Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.), nëpërmjet së cilës Muhammedi (p.q.m.t.), i ka mbyllur të tëra dyert e shtëpive të tjera, të cilat të dërgonin në xhami. Një nga kriteret e ndyrësisë është dhe mëkati.

Megjithatë dua të ritheksoj faktin se është pikërisht kjo shtëpia e pastruar, tërësisht nga ndyrësia e mëkateve dhe e cila shërben dhe si xhami”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Aliun, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Aliu: “Es-selamu alejkum. Unë jam një musliman shiit, i cili jetoj në trojet saudite. Unë dua të shpalos një vlerësim timin, për vëllezërit tanë sunnitë dhe uehhabistë sauditë. Ne si bashkësi besimtarësh shiitë, këmbëngulim fuqishëm në faktin, se anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, janë vetëm pesë, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Kur te themi këtë nuk nënkuptojmë se kjo këmbëngulje, ka të bëjë me adetët, imitimet, traditat ose zakonet, sepse vetë termi i “Ehli Bejtit”, është një argument i fortë në vetvete. Tani pyetja që dua të shtroj është: “Vallë si është e mundur, që e bija tjetër e Muhammedit (p.q.m.t.), Zejnebeja, motra e Fatime Zehrasë (p.m.t.), nuk është e përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit” dhe vallë a gjendet ndonjë argument tjetër, i cili vërteton të kundërtën?!”

I ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, vëlla i nderuar musliman, dua t’iu bëj të ditur se përfshirja, ose mospërfshirja e bijës tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.), Zejnebes, brenda termit të “Ehli Bejtit”, nuk paraqit asnjë problem. Tani lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se në ditët tona, na dalin përpara syve, disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, si imam, mufti, thirrës, moderatorë, me një fjalë “aktorë të mirëfilltë” e të tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, adresat dhe faqet e tyre të internetit si dhe rrjetet e tyre shoqërore, duke ngritur akuza të llojit: “Vallë përse ju besimtarët dhe dijetarët shiitë, i dalloni dhe i ndani veçmas familjen e Muhammedit (p.q.m.t.), me anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit?” “Pra ju si dijetarë shitë, vallë përse një pjesë të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), e përjashtoni ndërsa pjesën tjetër, anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit”, i mbani afër, e lavdëroni, nderoni dhe e respektoni?!” “Vallë cila është arsyeja që ju i dalloni dhe i lartësoni, familjen e nderuar të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ndërsa e përjashtoni familjet e tjera të Abbas Ibn Abdulmuttalibit (p.m.t.), Akil Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe Xhafer Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)?!”

“Ndërsa ne u përgjigjemi se, ne si bashkësi dijetarësh dhe besimtarësh shiitë, besojmë fuqishëm në faktin e pamohueshëm se, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen vetëm pesë anëtarë të bekuar, të cilët janë përkatësisht i dërguari i fundit i Allahut (k.m.t.), Muhammed Ibn Abdullahu (p.q.m.t.), djali i xhaxhait, dhëndri dhe prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), e bija e lavdëruar dhe e përzgjedhur e tij, Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.), si dhe dy nipërit e tij të bekuar, zotërinjtë e djemve të Xhennetit, Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliu (p.m.t.)”.

“Tanimë jam i mendimit se, mbarë bashkësia muslimane, e di shumë mirë hadithin e vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili ka thënë: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. “Pra ashtu siç shihet qartë, Muhammedi (p.q.m.t.) nuk ka thënë: “Libri i Allahut dhe Zejnebeja”. “Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin, se jo vetëm bijat e tjera, por asnjëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), (Aisheja, Ummu Selemeja, Safija), nuk përfshihet, brenda termit të “Ehli Bejtit”.

“Tani ajo që ne si bashkësi dijetarësh shiitë, ende nuk mund as të kuptojmë dhe as të perceptojmë, është dukuria se, vallë si është e mundur që dhe pas paraqitjes, përmendjes dhe sjelljes, së tërësisë së këtyre argumentëve bindës dhe hadithëve të vërtetë, dalin disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, që u ka marrë koka erë, të cilët në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme, bërtasin dhe ulërasin lart e poshtë, tërë ditën e natën, në adresat dhe faqet e tyre të internetit se, hadithi në fjalë është i dobët, i cili zotëron një zinxhir të dobët transmetimi”.

“Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull,  po përmend këtu hadithin e njohur, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihul’l-Buhari” (Përmbledhjet e e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut), e Imam Buhariut. Ky hadith është si vijon: “Ibn Abbasi transmeton: “Disa bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin të pranishëm në shtëpinë e Muhammedit (p.q.m.t.), kur këtij të fundit, iu afrua çasti i ndërrimit të jetës. Në këta çaste Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Ejani pranë meje, sepse do t’iu shkruaj diçka, që nëse lidheni fort pas së cilës, nuk do të shmangeni kurrë. Ndërsa njëri nga ata, bashkëkohësit e tij, përkatësisht Umer Ibn Hattabi, duke ndërhyrë dhe duke ia prerë fjalën tha: “Më të vërtetë të dërguarit të Allahut, i është rënduar dhimbja, nga sëmundja e agonisë së vdekjes, këshu që ai nuk e di se çfarë flet dhe flet përçart. Si rrjedhojë, mes të pranishmëve nisi kundërshtimi dhe mosmarrëveshja. Disa nga të pranishmit këmbëngulën në sjelljen e një letre dhe të një lapsi, duke u mbështetur në thënien e Muhammedit (p.q.m.t.), se ai do t’i shkruante diçka, që nëse lidheshin fort pas së cilës, nuk do të shmangeshin kurrë. Ndërsa disa të tjerë, këmbëngulën në fjalët e Umer Ibn Hattabit, se Muhammedi (p.q.m.t.), ishte pranë agonisë së vdekjes dhe se nuk dinte se çfarë fliste. Kështu që të dyja palët, nisën të ngrinin zërat dhe të bërtisnin e të ulërisnin, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.), deri në atë masë, saqë nuk kuptohej më se çfarë po flisnin. Duke parë këtë gjendje të mjerë dhe të nderë, Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Dilni jashtë! Nuk është diçka aspak e hijshme, që t’i bërtisni njëri-tjetrit në praninë time”.

“Pra ne ende sot e kësaj dite, pas paraqitjes dhe përmendjes, së tërësisë së argumentëve të padiskutueshëm fetarë kuranorë, ajetëve kuranorë dhe sunnetit profetik, fjalëve dhe thënieve të Muhammedit (p.q.m.t.), ende as nuk mund të kuptojmë dhe as të perceptojmë, se si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, sërish dalin hapur në anashkalimin, kundërshtimin, mohimin dhe lënien mënjanë të këtyre dy argumentëve”. (16)

“Besoj se tanimë e keni kuptuar nivelin e arsimimit, edukatës dhe kulturës të tyre. Nëse bëhet fjalë për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.), këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, thjesht dhe vetëm thonë Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni, ndërsa kur bëhet fjalë për Ebu Bekrin ata menjëherë ngrihen në këmbë, mbajnë qëndrim, duke vënë dorën në zemër dhe thonë Ebu Bekr Siddiku, Umer Faruku, Uthman Esedi etj...”

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Shakirin nga Mbretëria e Kuvajtit. Urdhëroni”.

Shakiri: “Es-selamu alejkum! Unë jam një musliman sunnit, i cili do të doja t’i rikujtoja Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarit se pak më herët kur citoi ajetët 72 dhe 73, të Sures Hud, në të cilët thuhet: “Ajo (Bashkëshortja e Ibrahimit) tha: “E mjera unë. Vallë si do të lind unë, kur jam plakur tanimë, ndërsa ky bashkëshorti im është i thyer në moshë. Me të vërtet kjo është diçka e çuditshme. Engjëjt i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij, qoftë mbi ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Me të vërtetë, Ai është meriton falenderimin dhe është bamirës i madh”,  Gjithashtu për më tepër dua të shtoj se, bashkëshortja e përmendur në ajetët e mësipërm, është Sara e cila njëkohësisht është edhe e bija e xhaxhait të Ibrahimit (p.m.t.) dhe jo Haxhereja”.

I ftuari: “Alejkum selam! Si fillim, vëlla i nderuar musliman, dua t’iu bëj të ditur se përfshirja, ose mospërfshirja e bashkëshortes së dytë, të Ibrahimit (p.m.t.), Haxheres, brenda termit të “Ehli Bejtit”, nuk paraqit asnjë problem. Tani dua të të bëj të qartë se qëllimi i zbritjes, së i ajetëve të lartpërmendur nuk trajtimi i çështjes së përfshirjes, ose të mospërfshirjes së Haxheres, brenda termit të “Ehli Bejtit”, por pikësynimi kryesor i këtyre ajetëve, është se ajetët në fjalë i drejtohen bashkëshortes së parë të Ibrahimit (p.m.t.), Saras”.

“Ja pra ky është botëkuptimi dhe këndvështrimi i gabuar i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste.  Tani lërmëni t’iu citoj se gjenden shumë ajetë kuranorë, të cilët kanë zbritur pikërisht për cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë të Ehli Bejtit. Disa nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, të cilët nuk janë gjë tjetër, vetëm se disa krijesa të gjora, të mjera, të paditura, endacakë shkretëtire, të cilët hidhen në sulm, si qentë dhe zagarë e tërbuar, duke na thënë na tregoni një ajet, i cili ka të bëjë me cilësitë fisnike dhe virtytët e lartë, të Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Ndërsa tani kemi në linjë, vëllain tonë Umerin nga Republika Arabe Siriane. Urdhëroni”.

Umeri: “Es-selamu alejkum! Unë jam një musliman sunnit, i cili do të kisha një kërkesë, në formë lutjeje, për Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Pyetja ime është: “Vallë a mund të krijoni një lidhje analitike mes ajetit 103, të Sures Ali Imran, në të cilin thuhet: “Lidhuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani” dhe versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn, në të cilin thuhet: “Unë po ju lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut, ose litari i zgjatur, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

I ftuari: Alejkum selam! Them se kjo është një pyetje retorike, vëlla i nderuar musliman, sepse të tërë ne e dim shumë mirë faktin se, porosia më e madhe është pikërisht Kur’ani Famëlartë, sepse ky i fundit ka bërë të ditur, duke na vënë në dijeni të ligjeve, normave dhe rregullave të përgjithshme, por menjëherë duhet të pohojmë se, është pikërisht porosia tjetër, më e vogël, ajo e cila është sunneti profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), e cila sqaron më mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme të këtyre ligjeve, normave dhe rregullave. Detyra dhe përgjegjësia jonë më e rëndësishme, është pikërisht zbatimi i ajetit në fjalë: “Lidhuni fort pas litarit të Allahut dhe mos u përçani”.

“Por tani me të drejtë dhe natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cili është litari i Allahut (l.m.t.)?!” “Ndërsa ne si bashkësi besimtarësh dhe dijetarësh shiitë, e kemi jashtë mase të qartë, se cili është litari i Allahut (f.m.t.). Pra ne e kemi përpara syve dhe të rrënjosur thellë në mendje, se përgjigjia e kësaj pyetjeje është, hadithi profetik i Muhammedit (p.qm.t.), pra versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn, në të cilin thuhet: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”.

“Nëse gjendet ndonjë dijetar, nga të dyja palët, i cili aludon se, mund të përfshihen edhe njerëz të tjerë brenda termit të “Ehli Bejtit”, atëherë ai është i detyruar, që ta na sjellë argumentin e tij përkatës, ose në rast të kundërt është i detyruar, që të pranojë të vërtetën në heshtje. Me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (k.m.t.), argumentin lidhës, do ta sqarojmë në mënyrë më të hollësishme, në programet tona pasardhëse. Ashtu siç kemi thënë edhe ne programet tona parardhëse, kemi sqaruar se disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kanë gënjyer dhe mashtruar, pa pikën e turpit duke thënë se, hadithët të cilët kanë të bëjnë me çështjen, të cilën po e sqarojmë janë të dërguar, të dobët, të lënë, të mohuar, ose të shpikur”.

“Por duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, që të mos lejojmë krijimin e përshtypjes së gabuar, se Libri i Allahut dhe Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.), pra Ehli Bejti i tij, janë Dy Porosi të Paçmuara të ndara veçmas, sepse ata janë të pandashëm nga njëri-tjetri, pra janë një trup i vetëm. Kjo është arsyeja kryesore, e vijimit të hadithit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.): “Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

“Me fjalë të tjera, nëse do të krahasojmë Kur’anin Fisnik, me Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), do të arrijmë në përfundimin se Kur’ani Famëlartë është “Kitabu’s-Samiti” (Libri i Heshtur), ndërsa Farefisi i Pastër i Muhammedit (p.q.m.t.), pra Ehli Bejti i tij është “Kitabu’n-Natiki” (Libri Folës) Si përfundim e mbyllim duke thënë se, ky është dhe qëllimi i zbritjes se ajetit 43 kuptimplotë, të Sures Nahl, në të cilin thuhet: “Pyesni dijetarët, për atë që nuk e dini!”

“Shumica e besimtarëve muslimanë, zbulimin e së vertetës, megjithëse këtë synojnë dhe këta pseudodijetarë të gjorë dhe të mjerë uehhabistë, me qasje emueiste, sepse janë të zhytur në një rrugë pa krye e pa fund dhe enden nëpër errësirën e padijes së thellë. Me lejen, dëshirën dhe vullnetin e Allahut (l.m.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në programin tonë pasardhës”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë thellësisht nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu (l.m.t.) qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit  e tij të mirë. Lusim Allahun (f.m.t.), që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu (k.m.t.), do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 1, Pjesa e Parathënies, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Dytë, Kum Republika Islame Iraniane.

2.      Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 110, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Dytë, Kum Republika Islame Iraniane.

3.      Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 3, fq. 111, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turku, (viti 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam” Botimi i Dytë, Kum Republika Islame Iraniane.

4.      Ebu Xhafer Ahmed Ibn Muhammed Ibn Selami Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 2, fq. 247, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Institucioni i Shpalljes”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

5.      Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), “Kreu i Kurorëzimit të Muhammedit (p.qm.t.) me Hadixhen (p.m.t.)”, vëll. 7, fq. 173, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

6.      Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), “Kreu i Kurorëzimit të Muhammedit (p.qm.t.) me Hadixhen (p.m.t.)”, vëll. 7, fq. 173, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

7.      Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), “Kreu i Kurorëzimit të Muhammedit (p.qm.t.) me Hadixhen (p.m.t.)”, vëll. 7, fq. 173, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

8.      Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), “Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Shpjegimi i Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 173, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Vendi i Paqes”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Dijetar Muhammed Abdurrauf Munauiu, “Fejdu’l-Kadri Sherhu’l-Xhami’s-Sagiri Mine’l-Ehadithi’l-Beshiri ue Nedhiri”, (Frymëzimi i Paracaktimit të Shpjegimit të Vogël Të Hadithëve Përgëzues dhe Paralajmërues), vëll. 3

10.  , fq. 19, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Ahmed Abdusselami, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

11.  Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabi’l-Muslimi, (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit) vëll. 6, fq. 302, 303, 304, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Dytë, Damask, Siri.

12.  Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabi’l-Muslimi, (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit) vëll. 6, fq. 302, 303, 304, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Dytë, Damask, Siri.

13.  Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabi’l-Muslimi, (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit) vëll. 6, fq. 302, 303, 304, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Dytë, Damask, Siri.

14.  Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele min Talhisi Kitabi’l-Muslimi, (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Muslimit) vëll. 6, fq. 302, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Dytë, Damask, Siri.

15.  Muhammed Ibn Ali Sheukani, “Daru’s-Sahabe fi’l-Menazileti’l-Karabeti ue’s-Sahabeti” (Vendi i Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), në Këndvështrimin e Afrimitetit dhe Shoqërisë), fq. 209, (viti i botimit 1409 hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.

16.  Muhammed Bekir Ismaili, “Fakihu’l-Ummeti ue Merxhiu’l-Ummeti” (Juristi i Bashkësisë Muslimane dhe Autoriteti i Bashkwsisw Muslimane) fq, 73. (viti i botimit 1411 hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam, Bejrut, Liban.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

“Ky pra ishte dhe mësimi i njëzetenjëtë, nga shtatëdhjetë e katër, mësimet e Hadithit Thekalejn, të analizuar, të interpretuar, të komentuar, të përmbledhur, të përpunuar, të shënuar, të vërtetuar dhe të drejtuar, nga dijetari i madh shiit, i Shkollës së Ehli Bejtit, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

Vijon...