Ekstremistët perëndimor po e braktisin me të madhe isis-in

  • None
Publikuar në Qershor 11, 2016, mesnatë

Po rritet numri i ekstremistëve perëndimorë që po e braktisin të ashtuquajturin shtet islamik (ISIS) në Irak dhe Siri dhe po kthehen në vende si Franca, ku shërbimet e sigurisë janë duke u përpjekur që të zgjedhin të penduarit e vërtetë nga të dyshuarit për terrorizëm, thonë ekspertët.

 ISIS, i cili është duke humbur shumë tokë në disa fronte në Siri dhe Irak, po ashtu është duke u përballur me braktisjen e shumë vullnetarëve të huaj të cilët iu bashkuan atyre në luftë gjatë vitit 2014 por më pas u kthyen në shtëpitë e tyre, shkruan straitstimes.com.

“Ata e ndjejnë se ne kemi hyrë në fazën përfundimtare. Shumë prej tyre kanë filluar të na dërgojnë mesazhe dhe duan të din se  mund të kthehen”, tha për AFP koordinatori kombëtar i inteligjencës së Francës, Didier Le Bret

“Zgjerimi i lavdishëm i kalifatit nuk është më në rendin e ditës dhe ne e dimë se disa janë vrarë duke u përpjekur për të ikur,” shtoi ai.

Kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës DGSE Patrick Calvar, i tha Asamblesë Kombëtare kah mesi i muajit maj se 244 persona ishin kthyer në Francë nga Siria dhe Iraku.

“Ne po shohim çdo ditë e më shumë përpjekje për rikthim në shtëpitë e tyre”, u tha ai ligjbërësve.

Tutje ai shtoi se shumë prej tyre edhe janë penguar nga ISIS duke u konsideruar si tradhtar pas dëshironin ta braktisnin Sirinë dhe se tradhtarët sipas politikës së ISIS-it duhet menjëherë që të ekzekutohen.

Shiraz Maher, njëra nga hulumtuesit e cila i ka intervistuar dezertorët tha se shumica e ushtarëve që janë kthyer insistonin se nuk kanë shkuar në Siri për atë qëllim.

“Dua që t’u them të gjithë muxhahidinëve që të mos vijnë në Siri. Ky nuk është xhihad. Ju do ta gjeni vetën duke vrarë myslimanë të tjerë”, citon ajo ushtarët e kthyer nga ISIS.

Humbjet që ka pësuar ISIS-i në Siri dhe Irak gjatë javëve të fundit mund të nxisin edhe lëvizjen  e ushtarëve drejt shtëpisë.

Jeta në fortesat e Shtetit Islamik sikurse në qytetin sirian të Raqqa është shpesh shumë larg nga vizionet utopike të një shoqërie të pastër islame sipas së cilës edhe janë joshur disa luftëtarë të huaj.