Suada Jashari nga Kosova, në ekipin e futbollit për femra në Turqi

  • None
Publikuar në Maj 28, 2016, mesnatë

Drejtori Turk me theks të veçantë tha se kosovarja Suada Jashari është futbolliste e mirë dhe menaxhon topin me të dy këmbët. Sipas tij, me këtë transferim dëshiron që gjithashtu t’i fuqizojë edhe më tepër marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës.

Klubi i Ligës së parë të futbollit për femra nga Turqia 1207 Antalya ka marrë në provë tri futbolliste nga jashtë.

Klubi 1207 Antalya i cili sezonin e kaluar kishte arritur të radhitet në vendin e katërt me 38 pikë të tubuara, ka filluar punimet parapërgatitore për sezonin e ri.

Drejtori teknik Husejn Turk tha se për prova e kanë ftuar futbollisten kosovare Suada Jashari e cila luan në pozitën e sulmueses së krahut të majtë, si dhe sulmuesen e Malit të Zi, Tina Malesija dhe mesfushoren serbe Aleksadra Doprosavljeviç.

Ai njoftoi se këto futbolliste kanë zhvilluar ndeshje përgatitore më 19 maj në Antalya me ekipin e parë kombëtar të futbollit të femrave të Turqisë. “Këto futbolliste zaten ishin në listën e lojtareve të cilat i kemi përcjellur për një kohë të gjatë. Vendimin për futbollistet në fjalë do ta marrim në sezonin e ri në mesin e muajit korrik”, tha Turk.