Kompanitë amerikane të naftës duan çmimin prej 75 dollar

  • None
Publikuar në Maj 27, 2016, mesnatë

Edhe pse lufta me çmimet e naftës ishte nisur me qëllim që të dobësohej fuqia e Rusisë, pasi që sektori i naftës e mbushte në një masë të madhe buxhetin shtetëror të saj, tani po duket se ka shkaktuar shembjen e kompanive amerikane të naftës në sektorin e rërës argjilore, e me këtë edhe krizën e gjithëmbarshme në sektorin amerikan të naftës. Edhe pse në fillim të vitit çmimi i naftës filloi të përmirësohet, tani ka arrit mbi 50 dollar për barel, akoma nuk është e lartë që kompanitë amerikane të naftës prapë të rinisin ngritjen e prodhimtarisë.

Këtë në intervistën për televizionin amerikan CNBC ka deklaruar Tom Ward, kryetari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane të naftës Tapstone Energy, njëra nga kompanitë më të mëdha private amerikane, e cila ishte fillestare të ashtuquajturës”revolucioni i rërës argjilore”  në SHBA-të. Tom Ward vëren se kompanitë e naftës kanë probleme në qasje financimi nga ana e sektorit bankar, i cili shumë fabrikave të tillë i ka zvogëluar linjat kreditore për shkak të kolapsit me çmimet e naftës. Në këtë rast vlerësohet se për shtimin e prodhimtarisë së naftës kompanive amerikane ju nevojitet çmimi prej 75 dollar për barel të naftë.”Njëri nga problemi kryesor me të cilën përballen kompanitë e naftës amerikane është qasja në kapital, pasi që bankat kanë marrë qëndrim të kujdesshëm, e ne për këtë shkak gjendemi në situatë të vështirë.

Sekreti ynë i vogël është se fabrikat nuk mund të punojnë në rast se nuk i shfrytëzojnë rrjedhat e parasë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të rrisin prodhimtarinë e naftës. Nga fillimi i karrierës sime, që nga viti 1980, kam qenë i bindur se kompanitë a naftës duhet të shpenzojnë më shumë se që realizojnë me fitimin vetanak, me përjashtim të lojtarëve kyç në industri. Fabrikat amerikane të naftës kanë nevojë në qasje në kredi dhe kapital, e tani jemi në situatën në të cilin bankat dukshëm kanë zvogëluar linjat kreditore. Çmimi aktual prej 50 dollarë për barel, sipas mendimit tim, është jo e mjaftueshme për tërheqjen e investimeve në sasi të konsiderueshme. Në kohën e fundit shpesh dëgjojmë se tregu i naftës lëviz drejt gjendjes së balancuar, por njëkohësisht është i dukshëm kolapsi i çmimit të naftës aktual, gjë që shpesh ndodh, por kësaj here ka shkuar aq larg, shumë më tepër se që do të mund të sqarohet faktorëve të ofertës dhe kërkesës. Prandaj, fabrikat ishin të detyruara të ndërmarrin hapat radikale për zvogëlimin e shpenzimeve. Kur të bihet vendimi për ndalimin e shpuarjeve dhe pamundësinë e numrit të caktuar të shpuerjeve, ai vendim nuk reflektohet menjëherë në çmimet e tregut. Në të vërtetë do të kisha cek se për shkak të rrënjës së çmimit të naftës kushtet financiare dhe disponueshmëria ndaj kredive për kompanitë e naftës edhe më tutje do të bien. Për këtë shkak, edhe me rritjen e çmimit të naftës, po të kthehej në nivelin e mëparshëm të prodhimtarisë do të na duhen shumë muaj, në rast se jo edhe vitet.

“Gjithsesi, sipas mendimit tim, për rritjen e prodhimtarisë së dukshme të naftës në SHBA-të, shumica e kompanive amerikane të naftës kërkojnë çmimin prej 75 dollar për barel”, ka deklaruar Tom Ward. Në të vërtetë, ky ishte  shembulli klasik amerikan i rrënjës në kurthin vetanak, pasi që Rusia ka rritur prodhimtarinë në nivele historike  dhe ka zbuluar tregje të reja, ndërsa naftë edhe ashtu po ka në sasi të pakufizuara. Për kalimin e kufirit prej 50 dollarësh për barel, Goldman Sacsh ka tërheq hapin në të cilin në një ditë e ka ngritur çmimin e naftës për 4%. Në të njëjtën ditë çmimet kanë kaluar 50 dollarin për barel, ashtu që tani bareli i Brentit ka kushtuar 51 dollar, ndërsa nafta WTI ka arrit nivelin prej 50 dollarësh. Ndërsa barel i naftës së papërpunuar të Brentit në ankandin në Londër ka kaluar kufirin prej 50 dollarësh për herë të parë pas 4 nëntorit të vitit 2015.

Në këto kushte, vendet  të cilët buxheti i tyre varet nga çmimi i naftës, ndërsa ishin të goditura me vlerësimet e gabuara të strategëve amerikan” se si ekonomia ruse do të shembet dhe si pasojë e kësaj do të ketë edhe trazirat sociale, që do të mund të sillnin gjer tek ndryshmi i regjimit në Kremljin të Rusisë”, tani mund të presim dhe të shikojmë përpjekjet e Washingtonit që të njëjtat çmime të ngrit për barel të pranueshme për sektorin amerikan të naftës nga rëra argjilore. Në të kundërtën sektori amerikan i naftës do të jetë në situatën e pavolitshme dhe prej vendit i cili ka realizuar qëllimin e vet që të jetë i pavarur nga importi i naftës, do të detyrohet prapë të kthehet” partnerëve” të vet të vjetër për mbushjen e rezervave të saja të naftës.

Por pikërisht këtu është problemi, pasi që në rast se kompanive amerikane të naftës iu nevojiten çmimet prej 75 dollar për barel, OPEC-u nuk është dakord me këtë strategji dhe se duan që edhe një kohë sektori i prodhimit të naftës nga rëra argjilore edhe një kohë të mbetej e paralizuar. Në të vërtet, kryesuesi i OPEC-ut kërkon që nafta të jetë 65 dollar për barel që është për momentin e mjaftueshme. Edhe sipas ministrit të energjetikës së Katarit, Muhamed bin Saleh al Sad, çmimi i naftës në tregun botëror do të duhej të ishte 65 dollar për barel. Çmimi i naftës në mënyrë rapide ka rënë dukshëm gjatë këtyre dy viteve, me ç’rast nga 115 dollar për barel ka rënë në 35 dollar për barel, por tani po shihet se çmimi ka nis dalëngadalë të rritet dhe për momentin ka arrit çmimi i naftës në tregun botëror të jetë 50 dollar për barel të naftës.



Burimi : altermainstreaminfo.hr