Kosova u pranua në FIFA

  • None
Publikuar në Maj 15, 2016, mesnatë

Federata ndërkombëtare e futbollit(FIFA) ka pranuar Kosovën anëtare e plotë në Kongresin e FIFA-së të mbajtur në Meksiko. Për pranimin e Kosovës kanë votuar 86% të delegatëve të pranishëm. Kosova u pranua me 141 vota për dhe 23 kundër dhe kështu u bë anëtare e 210-të e FIFA-së. Pranimi i Kosovës për anëtare e plotë të FIFA-së është shënuar me kremtë dhe fishekzjarre në Prishtinë. Pas votimit, pranishmëve prezent me një fjalë përshëndetëse iu është drejtuar Fadil Vokrri kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.”Emocionet e mëdha momentalisht janë tek unë. Të gjithë në Kosovë gjatë kemi pritur këtë ditë, që të jemi anëtar i plotë të familjes së FIFA-së. I falënderoj të gjithëve që na kanë dhënë mbështetjen dhe kanë votuar për pranim”, ka thënë Vokrri. Vendimin e FIFA-së e ka komentuar në Prishtinë edhe Predrag Joviqi, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.”Rinia e Kosovës e cila merret me futboll ka qëllimin e vet. Kjo është një gjë e madhe për Kosovën. Ky është vendimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Çështja e Kosovës ishte pika e fundit e rendit të ditës së Kongresit të FIFA-së, pika e 15-të, që të pranohej Kosova në FIFA ishte e nevojshme shumica e votave.”Lajmet e shkëlqyera, Kosova është anëtare e FIFA-së. Sporti nuk ka kufi. Do të luajmë njashtu pa kufi. Urime”, ka shkruar në Twitter kryetari i Kosovës Hashim Thaqi. Kosovës iu hapën dyert për FIFA pasi që parapraksiht është pranuar në UEFA. Kjo do të thotë se reprezantacioni i Kosovës tani do të fitojë vendin për kualifikimet për Kampionatin Botëror në Rusi, 2018, i cili do të fillojë në shtator.

Sipas marrëveshjes paraprake, Kosova do të duhej të jetë në grupin kualifikues me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.

 



Burimi : Al Jazeera