Poetja iraniane ftohet në Kongresin e 23-të Botëror të Poetëve në Osaka

  • None
Publikuar në Shk. 6, 2014, 1 a.m.

Poetja iraniane Hadixhe Shiran është ftuar në Kongresin e 23-të Botëror të Poetëve që do të mbahen në Osaka, Japoni, prej 25-29 mars 2014.


      Gjatë kongresit, poetë nga e gjithë bota bashkohen në miqësi dhe kremtim për të dëgjuar poezitë e njëri-tjetrit dhe për të dëgjuar kumtesat e paraqitura në lidhje me poezinë, ku medalje dhe kurora dafinë ari janë bërë gati për t’u dhuruar poetëve më të mirë, kështu ka lajmëruar faqja e Kongresit të Poetëve.


    Hadixhe  Shiran 76 - vjeçare s’ka pasur asnjë trajnim akademik, por ka thurrur mbi 3000 vargje. Ajo ka lindur në Isfahan, ka pasur një jetë të vështirë, u detyrua të martohet me një burrë shumë më të vjetër se mosha e saj kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare dhe kishte lëvizur në qytete të ndryshme të gjitha këto vite. Megjithatë, ajo ishte gjithmonë e interesuar për të mësuar.


      Disa programe, gjithashtu, janë përgatitur në periferi të kongresit, duke përfshirë shetitje të shkurtëra në të gjithë qytetin, si dhe leksione nga kultura japoneze.


      Bashkimi Ndërkombëtar i Poetëve Laureat e ka mbajtur  Kongresin Botëror të Poetëve çdo dy vjet që nga viti 1969 në vende të ndryshme të  botës për të promovuar vëllazërinë dhe paqen me anë të poezisë.