Dhuna ndaj femrave

  • None
Publikuar në Maj 8, 2016, mesnatë

Për dhunën karshi familjes, gruas, nga aspekti psikologjik, për revitën VLERA  na flet psikologja nga Skenderaj, Abide Istrefi…

Ç`farë është dhuna ndaj femrave?

Grave, vetë pse u ka takuar të jenë gra, jetojnë format të ndryshme të dhunës, nga ana e partnerit që fillon nga kontrollimi e deri tek agresiviteti fizik. Kjo në shumë kultura justifikohet, ku ende besohet se burrat kanë të drejtë të kontrollojnë lirinë dhe jetën e grave.

Cilat janë motivet më të shpeshta?

Kriza ekonomike, alkooli dhe substancat narkotike, mungesa e komunikimit në çift, tradhtia, etj.

Cilat janë  llojet e maltretimit, të cilat më shumë ndikojnë tek gratë?

Fizike, verbale, sexual, psikologjike.

Cilat gra janë më të ndikuara nga dhuna?

Dhuna prek çdo grua të çfarëdo moshe, pozite ekonomike dhe sociale dhe çfarëdo religjioni. Mund të ndodh brenda në çift, nëpër vendet publike.

Ç`farë e shtyn një grua për të justifikuar abuzimin nga partneri?

Në fillim shumë gra nuk e kuptojnë se janë viktima të abuzimit, por besojnë se çdo gjë i detyrohet faktorëve si stresi i problemeve në punë, alkooli, droga, etj. Për këtë, në një fare mënyre ndjehen fajtore që nuk kanë mundur të arrijnë të jenë ashtu siç ka dëshirë burri për të gjetur lumturin, pjesa ma e madhe e këtij qëndrimi vije nga sfondi ynë i kulturës tradicionale, ku gratë kanë një rol të nënshtruar, dhe varësisë nga burri. Për këtë arsye dhe për shkak të presionit familjar që vjen nga bërthama e familjes ose nga religjioni. Gratë besojnë se çiftet për të kapërcyer vështirësitë duhet të qëndrojnë së bashku pa i marrë parasysh rrethanat. Dhe, shumë nga to, mendojnë se fëmijët kanë nevojë për baba afër , edhe në qoaftë se ai baba është më i keqi.  Përveç kësaj, ka gra që s`kanë të ardhura financiare, nuk kanë mundësi si t`ia dalin mbanë, dhe preferojnë ta durojnë situatën. Pataj, ka edhe prej atyre grave që njëherë e kanë denoncuar rastin, ato më pas jetojnë në një rrezik të fshehur aq sa për to aq edhe për  fëmijët e tyre.

Përse flitet për dhunë ekonomike?

Kur partneri përpiqet të obligojë gruan që të punoj e t`i dorëzoj të holla, pra, të përvetësoj para nga puna e gruas, kjo pra quhet dhënë ekonomike.

Çka është dhuna fizike?

Janë të gjitha format e agresivitetit ndaj grave që fillojnë nga shtyrjet dhe ngrehja e flokëve, grushtimi, e deri tek goditja me objekte të forta.

Cilat janë justifikimet kryesore që një grua i`a thotë vetës dhe tjerëve rreth sjelljes së partnerit?

Këto janë kryesisht arsyetimet: Nëse duroj  pak më shumë gjërat do të ndryshojnë, do të përmirësohet lidhja, nëse ai nuk do të pinte alkool, nëse s`do të përdorte drogë, po të kishte një punë, po të kishte para, nuk do të më grushtonte. Diçka kam bërë keq, ai më do çfarë tjetër mund të kërkoj, thjesht vetëm nganjëherë e humb kontrollin. Nëse partneri punon justifikohet kështu: Ai punon, sjell para në shtëpi dhe është i mirë me fëmijët, më ka goditur por ishte vetëm një here, është duke kaluar një periudhë të vështirë, duhet ta mirëkuptoj.

Cilat janë shenjat paralajmëruese, të cilat mund të ndikojnë që të reagoj një grua, që partner i saj mund të ketë kriza të dhunës në familje?

Një burrë maltretues mund të dëshmohet nga sjelljet si: nervozizmi,  përbuzja, indiferenca në çift, heshtje të gjata, kontrollimi i lëvizjeve hyrjet daljet e partnerit, akuzon për pabesi, tradhti, tenton ta izoloj nga familjarët dhe miqtë, kufizon qasjen në punë ose studime, e kritikon, e kontrollon financiarisht deri në qindrakën e fundit, e kërcënon se do t`i bëj dëm asaj dhe fëmijëve, i shkatërron objektet personale të partnerit, godet,  frikëson partneren dhe fëmijët.

Çka është dhuna psikologjike?

Kur burri përpiqet të kontrolloj gruan duke e kërcënuar, përbuzur dhe duke i bërë presion emocional me qëllim që ta bëj të ndjehet e pa sigurt dhe pa kontroll rreth jetës së saj dhe vendimeve të saj.

Ç`nënkuptohet me dhunë seksuale?

Kur një grua është e detyruar nga format fizike, ose kërcënimet psikologjike për të pasur relacione seksuale, ose për të realizuar akte seksuale, të cilat rezultojnë poshtëruese dhe degraduese nga gratë.

A mund të ketë dashuri të vërtetë nga ana e një burri që maltreton fizikisht gruan?

Një person që maltreton fizikisht, emocionalisht, seksualisht, dhe ekonomikisht gruan, në thelb s`ka dashuri për vetën dhe s`mund të do, s`mund t`i dojë të tjerët në mënyrë të plotë. Maltretuesi vuan nga patologjia dhe i nevojitet ndihmë njëjtë si anëtarëve të  maltretuar. Gratë dhe burrat me partneret e tyre kontrollues mund të kërkojnë ndihmë ligjore në qasjen e trajtimit psikologjik, pa u bërë objekt keqardhje, apo tallje.

Si mund të arrij që një grua të kuptoj se është evidente se në çdo çift ka konflikt, mospajtime, dhe këto të mos rezultojnë me dhunë?

Më e rëndësishmja është të pranohet që ekziston problem, pastaj të kërkohet ndihmë dhe në fund me përkrahjen e shoqërisë, pastaj të mësoj të do dhe respektoj vetën. Duhet të kuptojnë situatën,  duhet të mësojnë t`i zgjidhin konfliktet duke biseduar dhe mirëkuptuar. Po, përderisa përpiqemi të jemi garues, individualist, dhe fitues mbi tjerët, vështirë që do të dalim nga këto dhunë.

A mundet një grua të ndryshoj sjelljen e burrit të saj dhunues vetë, pa ndihmën e ndonjë profesionisti?

Askush s`mund të ndryshoj sjelljen e dikujt, nëse ai person nuk dëshiron të marrë parasysh dëshirën për të ndryshuar. Një burrë dhunues është një person që ka nevojë për dashuri, mbështetje nga familjarët, miqtë dhe profesionistët, mbi të gjitha, nevoitet të merr vendim t`i jep kuptim jetës në formë pozitive.

Si mund të bindet një grua që të braktis burrin, i cili e maltreton?

Ka rëndësi të madhe të nxitet vetëvlersimi, në momentin që e kemi vetërepektin e kemi të qartë se nuk e kuptojmë maltretimin për as një arsye. Për ketë duhet pasur mbështetje nga famija, shoqëria, drejtësia. Shoqëria s`duhet të fajsoj një grua, gjithashtu nëse burri e shfrytëzon, e sheh vetëm si object.

Çka është ngacmimi seksual?

Kur një gruaje i kërkohet favore seksuale në këmbim të qëndrimit në punë, ose si kusht për të fituar një pozitë më të mirë pune. Gjithashtu ndodh në vendet e studimit, kur kushtëzohen për note, për të kaluar vitin.

Ç`farë nënkuptohet me ngacmimet, ose sulmet në hapësirat publike?

Gati të gjitha gratë të moshave të ndryshme dhe pozitave sociale, kanë qenë të shqetësuara, ose të ngacmuara në rrugë, në transport, përfshirë dhe në punë. Me pretekstin e një “komplimenti”.

Dhuna në nivel të lartë në familje, ndaj gruas është preokupuese gjithsesi, çfarë konsekuencash sjell?

Pasojat mund të jenë këto: Mosfunksionimi në familje, të ulë vetëvlerësimin, problem psikologjike dhe fizike.

Si i mbrojnë ligjet gratë ndaj dhunës?

Ligji kundër dhunës në familje, mbron gratë nga maltretimi që i prek jetën e tyre ose integritetit fizik në familje, ose në martesë. Ligji duhet të zbatohet më shumë, t`i mbroj para formave të ndryshme të dhunës. A.R