Kosova u pranua në UEFA

  • None
Publikuar në Maj 4, 2016, mesnatë

Delegatët në Kongresin e UEFA-së me 28 vota për dhe 24 kundër kanë pranuar  Kosovën anëtare e unionit evropian të futbollit, UEFA-së. Votimit paraprakisht ka parapri përpjekja për ndryshimin e statutit, delegatët me votim të fshehtë kanë refuzuar propozimin që të ndryshojë neni 5, paragrafi 1 i Statutit të UEFA-së, i cili mundëson pranimin e shteteve të cilët janë pranuar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare në kontinentin evropian. Ishte e nevojshme për ndryshim 2/3 e votave, që do të thotë nga 54 vota, duheshin 36 vota. Propozimi i Zvicrës nuk kaloi vetëm për 3 vota, pasi atë e përkrahën 33 delegat, 20 ishin kundër dhe 1 ishte i përmbajtur.

Në Kongresin e 40-të të UEFA-sl, pika e 10-të e rendit të ditës ishte pranimi i Kosovës në UEFA-së. Gjithsejt 38 shtete, anëtare të UEFA-së , nga gjithsjet 54 shtete anëtare të UEFA-së e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të UEFA-së Teodor Teodoridis ka thënë se kjo organizatë do të bëjë çmos që reprezantacionet e Serbisë dhe Kosovës të mos takohen në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit evropian. ”Shpesh kemi praktikën, që është e dukshme, posaqërisht në garat e reprezantacioneve. Shembull kemi Rusia dhe Ukraina, si dhe Azerbejxhani dhe Armenia”, ka thënë Teodoridis.

Teodoridis ka shtuar se reçeta e njëjtë do të zbatohet edhe në ndeshjet në mes klubeve serbe dhe kosovare. Kosova në rast se pranohet edhe në FIFA, për të cilin do të shqyrtohet me 13 maj, do të mund të hyjë në kualifikime për Kampionatin botëror të futbollit 2018 i cili do të mbahet në Rusi.

Sipas paralajmërimeve ekzitson plani që reprezantacioni i atjeshëm mund të jetë në grup me ekipet e Kroacisë, Turqisë, Islandës, Finlandës dhe Ukrainës.