Islami filloi me lulëzuar në Kubë

  • None
Publikuar në Maj 1, 2016, mesnatë

Kur mësova se kishte Islam dhe një komunitet musliman në Kubë, unë vërtet u gëzova, sepse kurrë nuk kisha dëgjuar për të, tha fotografisti  Joan Alvado.
Kjo kishte thyer të gjitha idetë e paramenduara që ne nuk kemi në lidhje me shoqërinë kubane.
Shumica e imazheve që ne shohim jashtë Kubës janë makinat ngjashme klasike, ndërtesat ngjyrë vibrante.  Por fotografisti John Alvado na tregon diçka të ndryshme. Fotografitë e tij serike Muslimanët kubanë, fokusohet në jetën e atyre që kanë përqafuar fenë Islame.
Rreth 85 për qind e kubanezëve janë katolikë dhe vetëm 0.1 për qind e popullsisë janë myslimanë, sipas një studimi të vitit 2009 nga Qendra Hulumtuese Pew.
Ai thotë se arsyet për konvertimin e kubanezëve janë të dryshme. Përderisa disa njerëz e shohin Islamin si fe pak më shumë e vërtetë ose më e pastër se të tjerat, ka nga ata që e përqafojnë  Islamin për arsye më shumë personale dhe të veçanta.
Ai ka dhënë një shembull se si Islami mund të jetë pozitiv për ata që kanë probleme me alkoolin, pasi  Islami është një mënyrë jetese për ta për t’u shmangur nga alkooli. Kur’ani ndalon pirjen e verës dhe pijeve alkoolike.
Ka sfida, edhe pse, edhe pse ka që vijnë me praktikimin e Islamit në një vend ku është e një pakicë e tillë drastike. Një nga ato kryesore është gjetja e një vend për t’u falur, pra gjetja e një xhamie.  
Komunitetet janë duke u organizuar në grupe të vogla, dhe dikush në secilin grup do të ofrojë shtëpinë e tij Ditën Xhuma për t’u falur, ( lutur), , tha ai.
John Alvado thotë  muslimanët kubanezë  janë vazhdimisht duke mësuar në lidhje me fenë e tyre të re dhe po zhvillohen bashkarisht
Çdo njeri është duke bërë një punë të vogël  rreth  interpretimit të tyre se si duhet të lexohen, kuptohen dhe të praktikohen rregullat Islame dhe kjo është ajo që ju intereson, tha ai.
Kam mësuar shumë gjëra në lidhje me Islamin dhe besimin Islam dhe idetë  e tyre  në Havanë më shumë se sa kam mësuar duke punuar në Turqi, tha fotografisti spanjoll.
Kuba është një vend shpirtërorë dhe i pasionuar, tha ai, sidomos kur është fjala për fenë. Në fillim, ai nuk ishte i sigurt se si njerëzit do të reagojnë kur ai do t’iu thoshte se ai dëshiron për t’i fotografuar. 
Që nga vitit 2012, shumica e rreth 10.000 muslimanëve kubanezë janë  konvertuar në fenë Islame, sipas Wikipedias. Ka pasur shumë studentë muslimanë që hyjnë në Kubë për të studiuar në shkollat  prestigjioze të  Kubës. Numri i studentëve është rreth 1500-2000. Në mesin e këtij grupi janë  studentë me prejardhje pakistaneze, ndër të tjera. Është e njohur se popullata dominuese që shkojnë  për të studiuar në Kubë janë  studentë pakistanezë që janë  rreth 936. 
Në vitin 2001, Shejh Muhammed bin Nassir al-Aboudy, Ndihmës Sekretar’ i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane (MWL) udhëtoi për në Kubë për të marrë leje nga autoritetet kubane për të themeluar një organizatë islame e cila do të mbështesë komunitetin musliman të Kubës.   Ndër qëllimet e tjera të propozuara nga organizata do të jetë ndërtimi  i  një xhamie dhe përhapjen e Kulturës Islame në mesin e muslimanëve.
Që nga korriku i vitit 2015,  Fondacioni i Turqisë për Çështjeve Fetare ka hapur  një mesxhid, një dhomë për t’u falur, që është mesxhidi i parë  për namaz për muslimanët në Kubë dhe xhamia e parë  në Kubë është në ndërtim e sipër me ndihmën e Turqisë.
Muslimanët kubanezë  e kanë mësuar Islamin përmes ambasadave të vendeve të Lindjes së Mesme, si dhe me studentët që vijnë për të studiuar në Kubë nga vendet myslimane. Islami filloi të përhapet në mesin kubanezëve në vitet 1970 dhe '80. Edhe tani librat islame, audio, janë pothuajse inekzistente në Kubë. Përkthimi i Kur’anit dhe librat tjera të rëndësishme Islame nuk janë në dispozicion në Kubë. Komunitetit  Musliman të Kubës  madje i mungojnë edhe kuadrot e shkolluara fetare. 


Burimi : Islamic News