Drejtësia e merkelit, peshorja që anon vetëm në një krahë

  • None
nga Alma Prifti | Publikuar në Prill 23, 2016, mesnatë

Situata e rënduar e emigrantëve të bllokuar në Greqi ka bërë që Kancelarja Gjermane Angela Merkel të ndërrmerte vet udhëtimin drejt Turqisë për një  marrëveshje në dobi të së trija palëve. Dihet se atributi i Gjermanisë në lidhje me emigrantët e luftës është primar mbi cdo problematikë tjetër. madje, Gjermania përdhosi edhe krizën ekonomike në Ballkan duke refuzuar fuqishëm kërkesat e azilkërkuesve nga Ballkani ekonomike apo politike qofshin arsyet. Sipas Kancelares, vëmendje të vecantë marrin ata popuj që janë në rrezik në shtetet e tyre për shkak të luftës në Lindjen e Mesme e quajtur ndryshe si Lufta Islamike! Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë tëBE kanë mbërritur në zonën kufitare të Turqisë për të parë gjendjen në kampet me refugjatë të ardhur nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera të Azisë. Vizita zhvillohet ndërkohë që udhëheqësit evropianë qetësojnë të sheshojnë e lindura nga marrëveshja që nënshkroi BE me Turqinë për të penguar dyndje të mëtejshme refugjatësh drejt Evropës, sepse Kancelarja kontestoi se numri i refugjatëve eshte shumë i madh dhe Gjermania nuk mund tja dalë e vetme në këtë betejë.

Në bazë të marrëveshjes me vlerë 7 miliardë dollarë, refugjatët që mbërrijnë në brigjet e Greqisë do të kthehen në Turqi. Si shpërblim, turqve u jepet e drejta për të udhëtuar pa viza në Evropë, por ende nuk është miratuar integrimi i Turqisë në BE. Strehimi i refugjatëve për Turqinë është më tepër cështje interesash politike duke liberalizuar vizat me Europën për shtetasit turq, mbi të gjitha edhe shuma prej 7 miliard dollarësh qendron në interesin e Turqisë duke u njohur tashmë si shtet i shtrënguar ekonomik për ata që e kanë provuar emigrimin në Turqi.

Ende mbetet i cuditshëm fakti se nga gjendet ky numër kaq i madh njerëzish sikurse Lindja e Mesme të jetë prodhues makinerik i qenjeve njerëzore, por Europa po përpiqet të jetë e pergatitur në përballimin e këtij flluksi që vijnë nga një luftë të cilës nuk mund të dish si ta quash. Marrëveshja e përballimit të refugjatëve, e cila hyri në fuqi tre javë më parë, fillimisht synonte të ngadalësonte vërshimin e refugjatëve drejt Evropës. Por sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, gjatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër anijesh që mbërrijnë në Greqi, duke sjellë mesatarisht 150 njerëz në ditë. Përfshirë këtu edhe refugjatët që zbarkojnë në Shqipëri tranzicion edhe përse Shqipëria ka shtrirë kërkesën e saj për strehimin e një numri të caktuar të refugjatëve edhe përse ky shtet është ekonomikisht i rrënuar. Pavarësisht deklaratave boshe të BE-së se Shqipëria është shtet i sigurt ekonomikisht, sepse kështu i leverdis BE-së të shprehet, fakti që rreth 80% e shqiptarëve janë azilkërkues ekonomik në Europë, është prova më e madhe se vendi ynë nuk mund të strehojë refugjatët duke mos qen e zonja të përballojë qytetarët e saj. Kancelarja Merkel nuk e përfshiu Shqipërinë në marrëveshjen e refugjatëve të fuste Shqipërinë në BE si këmbim të strehimit të refugjatëve që janë bllokuar tranzit në kufijtë Shqiptare, por e la jashtë kësaj marrëveshje sikur ky shtet të ishte jashtë interesave Europiane. Ndoshta edhe është, përderisa refugjatët e saj refuzohen të integrohen në jetën Europiane duke qen brenda në Europë për tu zëvendësuar nga një popull joeuropian të cilët nuk e njohin fjalën Faleminderit!