Emigrantët nuk duan të rrinë në Greqi ndërsa maqedonasit përdorin lot sjellës kundër tyre.

  • None
Publikuar në Prill 10, 2016, mesnatë

Një grup i madh i emigrantëve në kampin Idomeni të Greqisë  kanë dashur të lënë kampin e tyre ja kanë mësyrë kalimit të kufirit për në Maqedoni. Emigrantët janë munduar që të rrëzojnë gardhin , por nuk kanë mundur pasi që policia  ka shpërndarë turmën. Sipas informatave nga organizatat humanitare kanë njoftuar se ata janë duke trajtuar njerëzit e ekspozuar në gazin lotsjellës.

Dëshmitarët Reuters thanë se incidenti ndodhi pasi një grup i vogël i individëve u përpoqën të bindin rojet kufitare maqedonase që të hapin portën e gardhit. Pasi morrën përgjigj e negative, ata me çanta të paketuara, filluan të ecin në drejtim të kufirit të rrethuar.

Autoritetet greke janë përpjekur për të bindur popullatën që të qëndrojnë në kampet e pritjes, por emigrantët me vendosmëri po përpiqen që të largohen nga aty .