Rusia hap Bankën e Parë Islame

  • None
Publikuar në Prill 2, 2016, mesnatë

Banka e Parë Islame në Federatën Ruse u hap të enjten në Republikën e Tataristanit.

Sipas faqes  Russiya al-Yawm, Rusia do të ofrojë shërbime bankare islame për individët, kompanitë dhe investitorët e huaj. 

Duke iu drejtuar një ceremonie të mbajtur  me rastin e hapjes së bankës, kryetari i Tataristanit,  Rustam Minnikhanov shprehu besimin se banka do të ndihmojë për të tërhequr investime për Republikën  e Tataristanit.            Republika e Tataristanit  është një subjekt federal i Rusisë që ndodhet në Rrethin   Federal të Vollga-s.  Kryeqyteti i tij është qyteti Kazan.

Islami është aktualisht feja e dytë më e përhapur në Federatën Ruse.

Sot në Rusi ka rreth 25 milionë muslimanë.  Deri në vitin 2020, muslimanët do të përbëjnë një të pestën e popullates së përgjithshme.