Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon sulmin terrorist në Lahore

  • None
Publikuar në Prill 2, 2016, mesnatë

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka dënuar bombardimet barbare në Lahore, qyteti më i madh në Pakistanin Lindor, më 27 mars 2016, duke vrarë 65 qytetarë të pafajshëm dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës të Bashkëpunimit Islamik, OIC, Iyad Madani Amin, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta dhe keqardhje të thellë për familjet e viktimave, shumica e të cilëve ishin duke festuar  festën e Pashkëve.

Ai uroi shërim të shpejtë të plagosurve dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik, në udhëheqjen, qeverinë dhe popullin e Pakistanit në përballjen me terrorizmin dhe krimin. Iyad Madani Amin tha se ky krim i tmerrshëm është një fyerje për njerëzimin.

Ai bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në mënyrë që të eliminohen grupet kriminale dhe terroriste; dhe të adresohen shkaqet e shfaqjes së tyre.   Ai gjithashtu theksoi nevojën për t’i izoluar dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që prapa këtyre akteve çnjerëzore; dhe për t’i ndjekur këto grupe sepse ata tani kërcënojnë jetën e qytetarëve paqësorë dhe po uzurpojnë të drejtën e tyre legjitime për jetë normale, dinjitoze dhe paqësore. 

Iyad Madani Amin theksoi të drejtën e minoriteteve për shtetësi dhe për të praktikuar besimin e tyre në paqe dhe rehati. Ai theksoi se këto akte terroriste ndikojnë  keq tek muslimanët dhe jo-muslimanët  dhe se autorët e akteve janë nihilistë  dhe barbarë.

Sekretari i Përgjithshëm  i Organizatës të Bashkëpunimit Islamik, OIC, Iyad Madani Amin, njoftoi synimin e tij për të ftuar Akademin Islame Ndërkombëtare të Fikhut që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme që të marrin në konsideratë duke përsëritur dënimin dhe kriminalizimin e të gjithë atyre që pretendojnë përgjegjësinë për këto krime.