A do të arrihet marrëveshja për rritjen e çmimit të naftës?

  • None
Publikuar në Prill 1, 2016, mesnatë

Eksportuesi kryesor i naftës, Arabia Saudite, do të ngrijë prodhimin në rast se edhe prodhuesit tjerë, duke përfshirë edhe Iranin, do të ndërmarrin hapin e njëjtë. Këtë ka deklaruar princi Muhamed bin Selman në intervistën për agjencionin njujorkase “Blumberg njuz” . “ Në rast se të gjitha vendet pajtohen për ngrirjen e prodhimtarisë, ne jemi të gatshëm. Por, në rast se  dikush vendos të rris prodhimtarinë, atëher edhe neve nuk do ta refuzojmë asnjë rast e cila na vie, ka deklaruar princi Muhamed, duke sygjeruar se edhe Riadi do të ndjek shembullin e tillë. Deklarata e tij vjen në prag të takimit të prodhuesëve kryesor të ”arit të zi”, në krye me Rusinë dhe Arabinë Saudite e cila do të mbahet  në Doha të Katarit me 17 prill, në të cilin duhet të shqyrtohen masat për stabilizimin e çmimit të naftës, duke përfshirë edhe propozimin për kufizimin e naftës në një nivel të caktuar.

Irani ka paralajmëruar se “është I  gatshëm të mere pjesë” në takim, duke kërkuar përjashtim nga ngrirja për të rritur prodhimin e tij, ka deklaruar ministri rus i energjetikës Aleksandar Novaku. Djali i pushtetshëm i mbretit Selman, i cili është në krye të Këshillit kordinues kryesor saudit, ka thënë për “Blumberg” se “pa dyshim” edhe Irani duhet të ngrijë prodhimtarin e vet.” Në rast se të gjitha vendet, duke përfshirë Iranin, Rusinë, Venecuelën, anëtarët tjerë  të Organizatës së vendeve ekportuese të naftës(OPEC), dhe të gjithë prodhuesëve kryesor, vendosin të ngrijnë prodhimtarinë, edhe neve do të jemi mes tyre”, ka thënë princi Muhamed. Riadi zyrtar ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin në janar të këtij viti, pasi që demostruesit kanë sulmuar ambasadën saudite pas ekzekutimit të liderit të shquar shiit në Arabinë Saudite.

Nafta e “lehtë” amerikane WTI për dërgesat e majit në tregtinë e sotshme, ka rrënë poshtë për 89 cent në 37,45 dollar për barel, ndërsa nafta veriore detare”brent” për dërgesat e qershorit ka rënë për 82 cent, në 39, 51 dollar për barel.